LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

U shpall tradhëtare nga Mona dhe u "strehua" tek Luli/ Kush do të zërë vendin e Markut në Kuvend

27 Gusht 2021, 08:51, Politikë CNA

Mark Marku nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të ri, duke hequr dorë nga mandati i deputetit që e fitoi në qarkun  e Lezhës.

Dorëheqjen e tij, profesor Marku e lidh me mënyrën sesi drejtohet PD, ndërsa thekson se nuk është dakord me vendimet e lidershipit të PD, Lulzim Basha.

Mark Marku, i cili doli deputet i parë në qarkun e Lezhës në zgjedhjet e 25 Prillit shkruan se nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD dhe as nuk do të jetë deputet në Kuvendin e ri, pasi partia sipas tij  është kthyer në një parti që u shërben interesave personale të Bashës dhe Berishës.

Mandatin pritet ta marrë kandidatja e PD-së në Lezhë, Elda Hoti, e cila është renditur e para në listën pritëse, pasi ka më shumë vota se kandidatët e tjerë.

PD mori në Lezhë 4 mandate dhe me dorëheqjen e Mark Markut nga mandati, pritet që vendin e tij ta marrë Elda Hoti, e cila renditej e 5-ta në listë me 2733 vota, duke mos u bërë dot pjesë e listës fituese nga zgjedhjet e 25 prillit.

Por duket se do të jetë në Kuvend, pas lënies së mandatit nga Mark Marku, i cili ishte edhe drejtues politik i PD në qarkun e Lezhës.

Elda Hoti rikthehet në Kuvendin e Shqipërisë si kandidatë e PD, pas një legjislacioni si deputete e LSI.

Elda Hoti është një ndër kandidatët e LSI në zgjedhjet e 2017-ës, e cila u fut në Kuvend duke pranuar mandatin e deputetes,  pasi PD dhe LSI braktisën parlamentin në shkurt të vitit 2019.

Elda Hoti e cila u betua në Kuvendin e Shqipërisë më 13 mars 2019, u përjashtua nga LSI, pasi u shpall ?tradhëtare? nga Monika Kryemadhi.

Por, në maj të 2019-ës, ka nënshkruar në KQZ për Aleancën Kuqezi.

Në 20 maj 2019, Hoti ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nënshkrimin e saj për AK, duke dalë kështu garant për listën e Aleancës Kuqezi në 25 bashki për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Por, edhe pse Elda Hoti u shpall ?tradhëtare? nga Monika Kryemadhi, më pas mesa duket gjeti ?strehë? tek Lulzim Basha, pasi ky i fundit e futi në listat e kandidatëve në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Në Lezhë PD mori katër mandate, dhe Elda Hoti nuk ishte ndër emrat fitues, por me largimin e Mark Markut, mesa duket është hapur rruga drejt Kuvendit, për Elda Hotin.

Gjithashtu, kujtojmë këtu se Hoti u bë e famshme në rrjetet sociale pas një interviste ku fliste për përfshirjen e saj në politikë por habiti kur nuk dinte kur ishte formuar LSI, parti e cila e futi në Kuvendin e Shqipërisë./CNA.al

U betua sot në Kuvend/ Nuk do ta besoni CV-në e deputetes së re

Lajmet e fundit nga