LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ibsen Elezi në krah të Mark Markut/ Bëri një akt të përgjegjshëm

27 Gusht 2021, 11:35, Politikë CNA

Ish kreu i PD në Kukës, Ibsen Elezi e ka komentuar dorëheqjen e Mark Markut nga mandati i deputetit si një akt përgjegjshmërie.

Sipas Elezit, Marku ka dashur të dalë jashtë batakut në të cilën është kthyer PD.

I ftuar në A2 CNN, Elezi ka mbështetur atë që ka deklaruar më parë Mark Marku se “PD është kthyer në një parti që mbron interesat personale të kreut të PD Lulzim Basha”,  duke thënë se është e vërtetë.

Nga ajo që kam ndejkur në distancë, Mark Marku ka qenë një zë kundërshtues i politikës. Kam menduar pse duhet një njeri që ka treguar dinjitet të bie pre e këtij bataku. Marku me këtë akt ka kryer një akt përgjegjshëmrie. Të jesh pjesë e atij bataku është shumë e rëndë. Marku ka dashur të dalë jashtë këtij bataku.

Unë mendoj se Marku në këtë periudhë mund të ketë reflektuar. Ndryshimet nuk vijnë kështu. Ajo që thotë Marku se PD është kthyer në një parti që mbron interesat personale të kreut është e vërtetë?, shprehet Elezi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga