LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk e paskemi ditur/ Zbulohet kur është realizuar reklama e parë për bikini-t

5 Korrik 2021, 18:49, Kuriozitete CNA
Nuk e paskemi ditur/ Zbulohet kur është realizuar reklama e parë

Më 5 korrik 1946, bikini dalin për herë të parë në shitje menjëherë pas një sfilate të modës në pishinën Molitor në Francë.

Shumë vende perëndimore i shpallën ato të paligjshme, ndërsa Vatikani i futi në listën e mëkateve. Bikini filluan të popullarizohen nga yjet aktore si Brigitte Bardot dhe Ursula Andress dhe nga mesi i viteve 1960 ato u bënë të zakonshme në plazhe.

Stilisti francez Louis Reard, që krijoi këtë veshje, i quajti ?bikini?, duke marrë emrin nga ishulli Bikini në Oqeanin Paqësor, katër ditë më parë, më 1 korrik 1946, Shtetet e Bashkuara kishin kryer provën e parë bërthamore në ishullin Bikini.

Reard shpresoi se duke përdorur emrin ?bikini?, do të shkaktonte të njëjtin shpërthim edhe në fushën kulturore./ CNA.al

Lajmet e fundit nga