LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryemadhi zgjedh Vasilin, LSI nuk është më parti e të rinjve!

21 Qershor 2021, 14:01, Politikë CNA
Kryemadhi zgjedh Vasilin, LSI nuk është më parti e të

Nuk është e papritur që kryetarja e LSI-së zgjodhi të ?djegë? Kejdi Mehmetajn dhe t?ia japë mandatin e vet të fituar në Tiranë Petrit Vasilit.

Përmes një shkrese drejtuar Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashit, gruaja e Presidentit të shkarkuar nga Parlamenti i bën me dije se ka zgjedhur të përfaqësojë Fierin dhe jo Tiranën, duke lënë jashtë Kuvendit Kejdi Mehmetajn, investimin politik më të suksesshëm të LSI në 10 vitet e fundit.

Natyrisht kjo zgjedhje nuk është e papritur. Petrit Vasili është fytyra reale e LSI-së, e pikërisht ngaqë është kështu, ai mori vetëm 362 vota në të gjithë qarkun e Tiranës, ku votuan mbi 500 mijë qytetarë.

Përmes përpjekjes së Kryemadhit për të zgjedhur Petrit Vasilin, LSI dëshmon se ajo nuk është më parti e të rinjve siç është predikuar prej kaq vitesh, por është parti e miqve dhe gërdallave politike të tipit të Petrit Mavrisë që nuk e voton as pallati i vet.

Zgjedhja e Monikës është karshillëk ndaj vetë votuesve të LSI, të cilët me vetëm 362 vota që i dhanë Petrit Vasilit, dëshmuan se nuk e duan këtë lloj vemjeje politike, këtë njeri që vegjeton mes korrupsionit të ilaçeve dhe korridoreve të haleve të Presidencës për të mbajtur me gajret Presidentin e lodhur nga pija dhe dëshpërimi.

Por përpjekja për të emëruar deputin Petrit Vasili i pa zgjedhur nga votuesit e LSI-së është edhe karshillëk ndaj reformës në drejtësi, pasi ai ka qenë e mbetet nga kundërshtarët më të vendosur të saj.

Me gjuhë prej injoranti dhe me citate që ja dërgon të gatshme Presidenti i shkarkuar, Petrit Vasili jo vetëm është shpallur kundërshtar i reformës në drejtësi, por vazhdon të jetë edhe koburja e ndryshkur presidenciale kundër ambasadës amerikane në Tiranë edhe prej arsyes që i është refuzuar viza për në SHBA, duke qenë edhe ai një ndër emrat e listës së zezë që nuk lejohen të hyjnë në SHBA.

Ndaj zonja Kryemadhi me zgjedhjen e vet i bën një karshillëk dhe provokim të shëmtuar edhe ambasadës së SHBA e vetë Departamentit Amerikan të Shtetit.

Tani ?topi? është në fushën e Celibashit.

Iliri dhe Monika duan Vasilin.

Kejdi Mehmetaj nuk është më e preferuara e tyre e me sa duket as Klajda Gjosha, që sipas Kodit Zgjedhor duhet të marrë mandatin që lë kryetarja në Tiranë.

Me Petrit Vasilin ata kanë zgjedhur njeriun e duhur për të ringritur LSI-në ?forcë e parë – forcë e paparë? siç ishte sllogani kur Peço mavrija që për dy muaj ishte kryetar i LSI-së.

LSI përfundimisht është partia e pesionistit Vasili dhe jo e të rinjve./CNA.al

Lajmet e fundit nga