
“Bëji të fala Monës”/ Petrit Vasili i 300 votave del blof
Nënkryetari i LSI –së, Petrit Vasili, dje është shfaqur i sh...
Ish-presidenti Bujar Nishani ka analizuar situatën politike në vend, ndërsa numëron edhe faktet, që sipas tij kanë çuar PD-në në katastrofë elektorale.
Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Nishani komenton edhe zgjedhjet e 13 qershorit, për kryetarin e PD, për të cilat thotë se nuk sollën asnjë risi.
Sipas Nishanit, dy ndër faktorët kryesorë që çuan PD në humbje ishin ?Së pari, Edi Rama e kishte shndërruar pushtetin e tij të pakufizuar e të pa kontrollueshëm nga askush pothuajse në një regjim kleptokratik ku korrupsioni, antiligji, dhe fasada propagandistike ishin kolonat e ngrehinës që mbante peng shqiptarët.
Së dyti, Lulzim Basha, e kishte mbajtur opozitën në një stanjacion politik, strukturor, pa nerv vibrant e larg qytetarisë, larg kolonave përfaqësuese të së djathtës dhe elitës së vendit.?.
Po ashtu, Nishani thekson se ?Pikërisht ky realitet i trishtë e kjo sfidë dramatike duhet të nxiste PD dhe detyronte L. Bashën të krijonin hapsirën e një projekti të ri politik, krejt të ndryshëm nga ai i 2013-2021, që rezultoi i pasuksesshëm dhe i dështuar !
Por në vend të kësaj, L. Basha nxitoi të bënte një maskaradë elektorale për karrigen e tij dhe tashmë zgjedhje antistatutore të parakohëshme për institucionet drejtuese të Partisë !?
Gjithashtu Nishani shkruan 13 Qershori tregoi edhe një fakt të rëndë për vetë PD.
?Përsëri për herë të parë në historinë e saj, PD drejtohet nga një Kryetar i cili doli nga proçesi zgjedhor me votat e vetëm 30% të anëtarësisë, pra që përfaqëson minorancën brenda kësaj partie, madje duke marrë 40% më pak vota se sa kishte marrë në zgjedhjen e tij paraardhëse në 2017 !?-shkruan kreu Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani.
Ndër të tjera Nishani thekson se qeverisja e PS sot është më e paafta dhe më e korruptuara, por sipas tij PD sot paraqet ?kërcënimin? më të dobët se kurrë më parë ndaj qeverisjes së PS.
Deklarata e plotë e Nishanit:
13 Qershori, votimi për Kryetarin e PDSH nuk solli asnjë risi, asnjë zgjidhje e asnjë shpresë pas humbjes dramatike të zgjedhjeve të 25 Prillit dhe traumës politike e psikologjike që solli 25 Prilli ndër votuesit e PD !
Për herë të parë në historinë e jetës së saj PD mbetet 3(tre) mandate rrjesht në opozitë dhe me rezultat përsëri më të ulët se ai i vitit 2013, kur doli në opozitë pas 8 (tetë) viteve në qeverisje !
Kjo humbje dëshpëruese për PD ishte deri diku e paralajmëruar kohë më parë, ndaj kërkonte marrjen e masave të forta para se të mbërrinte 25 Prilli.
Së pari, Edi Rama e kishte shndërruar pushtetin e tij të pakufizuar e të pa kontrollueshëm nga askush pothuajse në një regjim kleptokratik ku korrupsioni, antiligji, dhe fasada propagandistike ishin kolonat e ngrehinës që mbante peng shqiptarët.
Së dyti, Lulzim Basha, e kishte mbajtur opozitën në një stanjacion politik, strukturor, pa nerv vibrant e larg qytetarisë, larg kolonave përfaqësuese të së djathtës dhe elitës së vendit.
Një situatë absurde ku të gjitha sondazhet reale e tregonin liderin 10 pikë % poshtë pëlqyeshmërisë së partisë, çka paralajmëronte se PD do mund të mblidhte veç votat e elektoratit të saj historik e asnjë votë nga pjesa ?gri? që në fakt përcakton se nga do të anojë shumica e re !
Regjimi i Edi Ramës ekzekutoi të njëjtin skenar manipulimi siç kishte bërë edhe në 2015 e 2017, madje me blerje votash e ushtrim influencash edhe më të mëdha e më të shumta se më parë!
Kjo për një arsye të thjeshtë, sepse në 2021 kishte para korrupsioni në dispozicion shumë më tepër se në 2017, dispononte pushtet shumë më të madh e të pakontrolluar se në 2017.
Por po ashtu është shumë e qartë se në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe në ato parlamentare në 2025, regjimi i tij do të ketë edhe më shumë para korrupsioni e pushtet të pakontrollueshëm se sa sot në 2021.
Pikërish ky realitet i trishtë e kjo sfidë dramatike duhet të nxiste PD dhe detyronte L. Bashën të krijonin hapsirën e një projekti të ri politik, krejt të ndryshëm nga ai i 2013-2021, që rezultoi i pasuksesshëm dhe i dështuar !
Por në vend të kësaj, L. Basha nxitoi të bënte një maskaradë elektorale për karrigen e tij dhe tashmë zgjedhje antistatutore të parakohëshme për institucionet drejtuese të Partisë !
Imagjinoni sikur L. Basha të kishte patur forcën, energjitë dhe zotësinë të kishte realizuar zgjedhjet e parakohëshme politike në vend (të cilat i premton rregullisht që prej 2015) siç bën ato në partinë që komandon vetë, se sa ndryshe do të ishin demokratët dhe vetë PD, sot !
Por 13 Qershori tregoi edhe një fakt të rëndë për vetë PD.
Përsëri për herë të parë në historinë e saj, PD drejtohet nga një Kryetar i cili doli nga proçesi zgjedhor me votat e vetëm 30% të anëtarësisë, pra që përfaqëson minorancën brenda kësaj partie, madje duke marrë 40% më pak vota se sa kishte marrë në zgjedhjen e tij paraardhëse në 2017 !
Imagjinoni tani se sa do të mundet të motivojë e bëjë për vete ky ?udhëheqës? elektoratin shqiptar në zgjedhjet e ardhëshme kur brenda partisë së tij ka rënë me 40% !!!!!
PD sot paraqet ?kërcënimin? më të dobët se kurrë më parë ndaj qeverisjes së PS, në të gjithë historinë e saj gati 30 vjeçare.
Megjithëse qeverisja aktuale e PS është më e paafta, më e korruptuara dhe më kërcënuesja ndaj interesave kombëtare se sa çdo qeverisje tjeter e mëparshme socialiste, përsëri ajo ndihet më e pakërcënuar dhe pa kokëçarje nga rreziku i kundërshtarit përballë.
Përgjegjësia për këtë nuk është vetëm e L. Bashës por më e para dhe më kryesorja është e tij.
Por, L. Basha sot po bllokon e pengon reflektimin, korigjimin dhe ndryshimin rrënjësor të PD, jo vetëm si një parti kryesore e sistemit tonë politik por më së shumti si alternativë qeverisëse në një demokraci funksionale.
Ka gjithashtu mjaft zëra publik e jo publik që sot bëjnë avokatinë politike të L. Bashës. Disa prej tyre edhe majtistë në afilacion e kundërshtarë të afishuar në 30 vite ndaj PD.
Eshtë normale dhe e drejtë e gjithkujt, pavarësisht motiveve të ndryshme, që ta bëjë atë avokati.
Ajo është çështje e ndërgjegjes.
Ndërgjegja e askujt nuk gjykohet !
Ajo që unë shoh me shqetësim është mungesa e avokatisë ndaj situatës së mijëra demokratëve që kanë 8 (tetë) vite që diskriminohen duke u hequr nga puna, duke ju goditur bisnesi, duke ju mbyllur çdo sportel i shërbimeve publike, vetëm për faktin se janë të afishuar politikisht si aktivistë të PD !
Do të vijojnë të jenë nën këtë diskrimin edhe 4(katër) vite të tjera e nuk reflekton askush për fatin e tyre !
PD nuk është L. Basha, PD nuk është as Kryesia e saj, as Këshilli Kombëtar, PD nuk është as grupi në minorancë i deputetëve, madje PD nuk është as vetëm anëtarësia e saj.
PD është, të paktën sot, 620 mijë shqiptarë që e votuan më 25 prill, por që edhe ata rezultuan të ishin të pamjaftueshëm për atë çka duhet të jetë vërtet PD.
PD domozdoshmërisht duhet të jetë besimi dhe përfaqësimi i 1 milion shqiptarëve !
PD duhet të jetë ndjeshmëria dhe vullneti i shumicës së qytetarëve !
Kjo nuk është lehtësisht e arritëshme por e mundëshme dhe alternative jetike !
Përndryshe jo vetëm anëtaresia e PD por shumica dërrmuese e shqiptarëve do të vijojnë të vuajnë pasojat e regjimit kleptokratik dhe korruptuv të Edi Ramës për më tej !
Për këtë më së pari PD i duhet lidership i ri, vizion i ri, projekt i ri !
PD nuk mund të ketë sukses duke u drejtuar nga një kryetar i pa aftë dhe jo serioz !
PD i duhet një lidership ndryshe.
I duhet jo një lidership që quhet i tillë sepse cakton emrat e Kryesisë së Partisë, apo sepse vendos listën e deputetëve, por një lidership me forcë dhe integritet që fiton besimin, simpatinë, solidaritetin dhe mbështetjen e shumicës së shqiptarëve pavarësisht faktin nëse janë anëtar të PD, sipatizantë të saj apo qytetarë pa afilacione partiake !
Nënkryetari i LSI –së, Petrit Vasili, dje është shfaqur i sh...
Kryeministri Edi Rama, vijon ritualin e përditshëm me prezan...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke treg...
Shqipëria shpreson për hapjen zyrtare të negociatave të pran...
Kryeministri Edi Rama ka folur për hapjen e kufinjve me Shqi...
Kreu i qeverisë, Edi Rama ka dhënë një njoftim të rëndësishë...
Prej 31 vitesh pjesë e strukturave të Partisë Demokratike En...
Me vendimin të Kryesisë, Partia Demokratike ka hyrë në anali...
Kryeministri Edi Rama në një intervistë të dhënë për televiz...
Deputeti Myslim Murrizi është shfaqur i rebeluar në rrjetet ...
Këtë fundjavë, presidenti Ilir Meta ka vendosur ta kalojë du...
Ministrja Etilda Gjonaj ka zbuluar të dhënat mbi ecurinë e v...
‘Vetëm po kaluat mbi trupin tim”. Ky është slogani i kreut t...
Ministrja Olta Xhaçka ka marrë pjesë në Forumin e Antaljas ,...
Kryeministri Edi Rama e ka bërë ritual që çdo mëngjes të pos...
Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka akuzuar kryeministrin Ed...
Pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, Lulzim Basha u shpreh...
Ashtu si ditët e tjera, edhe mbrëmjen e sotme në Shqipëri ka...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nxjerrë një ...
“Gara në PD ishte fund e krye e korruptuar. Edhe rezultati i...
Geni Rapi, nga Piluri i Devollit, kërkon ndihmën e emision...
Skënder Yzeiraj një banor i Njësisë Administrative Golem k...
Më 23 Shtator 2022, Dervish Arapin, 61 vjeç, banues në Pat...
Bilbil Cjapi është një qytetar që ka punuar më parë në kom...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të pu...
Një i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje ka dhunuar...
Njëri prej autorëve të dyshuar për vrasjen e Briken Sanajt...
Strukturat hetimore të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komis...
Materniteti “Koço Gliozheni” në Tiranë ka hedhur dritë mbi...
Abdyl Sinani, ekspert i sigurisë ushqimore, tha në emision...
Masat ajrore të qëndrueshme, por të ftohta do të diktojnë ...
Në orët e para të mëngjesit në Qafë Thanë-Korçë filluan resh...
Pesë oficerë policie janë shkarkuar nga puna dhe akuzuar p...
Bullgaria ka nisur ndërtimin e gazsjellësit që do ta l...
FBI po kryen kontrolle në shtëpinë e presidentit Joe Biden...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi në mble...
Sot, më 1 shkurt 2023, dollari amerikan blihet me 106.9 le...
Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 31 janar 2023 k...
Monedha e eurozonës e mbyll muajin janar në vlerat e 116 l...