LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Analiza-Objektivat dhe dështimi i Bashës/ Zgjedhjet, leksion për demokratët

21 Qershor 2021, 10:26, Politikë CNA

Një ditë më parë, CNA.al publikoi një lajm ekskluziv në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve. Thelbi kishte të bënte me targeted, pra me rezultatin final që kishte kërkuar Lulzim Basha nga strukturat e tij në zgjedhjet e 25 prillit. Një target, që kryesisht dukej i realizueshëm, por i parealizuar në 16 nga gati 20 drejtuesit politik, të Lulzim Bashës.

Tabela tregon qartë sa kanë qënë votat e kërkuara nga Lulzim Basha dhe sa janë votat që ka sjellë secili drejtues politik, e cila flet vetë. Pra, tregon se kreu i PD-së e shtabi i tij elektoral dhe organizativ ishin të qartë në atë që kërkonin. (Lexo këtu)

Kanë kërkuar jo pak, por rreth 707 000 vota në rang kombëtar. Dhe kjo nuk është ndonjë rritje e madhe.

Pse thuhet kjo?

Sepse ditën që Partia Demokratike ka lënë pushtetin, ka qënë 690 000 vota. Në aleancë me PDIU-në, të cilën e kishte sërish brenda dhe LZHK-në e Dashamir Shehit dhe disa parti të tjera.

Por, këtë herë kishte dhe dy forca shtesë, Partinë Agrare Ambientaliste të Agron Dukës, dhe Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut e Vangjel Dules, të cilat kanë një peshë të caktuar elektorale dhe Basha dhe të tijët, kanë kërkuar jo më shumë, por vetëm 17 mijë vota më shumë se në vitin 2013.

Pra, ditën kur PD doli në opozitë në vitin 2013 kishte 690 000 vota dhe Lulzim Basha ka kërkuar pas tetë vitesh në opozitë, pas tetë vitesh qeverisje të Edi Ramës, vetëm 707 000 vota.

Por, objektivi nuk u arrit. U shkua deri tek rreth 630 000 vota, çka e bën të pamundur marrjen e pushtetit nga opozita.

Basha me qëllimin e tij synonte jo pak. Ai me përllogaritjet e bëra nga stafi, e çonte deri në 70 apo 71 mandate i vetëm, me ndonjë rënie apo lajthitje diku, Basha pretendonte të shkonte afër 70 mandate dhe me LSI-në, të cilën e priste nga 8-10 mandate, të bënte një mazhorancë e cila mund të sillte nga 78-80 mandate për të qeverisur vendin.

Por, kjo nuk ndodhi.

Sipas tabelës së mëposhtme, duket qartë se objektivi elektoral i strukturave drejtuese të Bashës në degë, nuk është arritur. Dhe tani po bëhet një gabim fatal. Nuk pranohet e vërteta, nuk pranohen objektivat, nuk pranohet rezultati, por po shkohet në një rrugë qorre, pa krye, thjeshtë dhe vetëm duke theksuar se ishte një ?masakër elektorale? dhe jo se ishte një humbje.

Në fakt, edhe Sali Berisha gjatë kohës që drejtonte Partinë Demokratike pati disa humbje. Në vitin 2001 për shembull, për herë të parë pati një masakër të vërtetë elektorale, pas asaj të vitit 1996. U përdor policia, dhuna, mbushja e kutive, e të tjera si këto. Por, Berisha arriti të kishte fakte, prova, filmime, dokumente zyrtare, siç ishin proçesverbalet e qendrave të votimit, të cilat tregonin qartazi se zgjedhjet ishin manipuluar.

Sot në vitin 2021, ku teknologjia është jo 20 herë, por ndoshta 20 mijë herë më e zhvilluar se para dy dekadash, Partia Demokratike nuk ka nxjerrë asnjë provë. Megjithëse ka marrë çdo filmim nga çdo qendër votimi. Ka marrë çdo filmim nga çdo grup numërimi votash. Janë hapur qindra kuti ku kontestohej rezultati, si në Berat, në Durrës, etj, dhe nuk ka dalë asnjë votë e manipuluar apo tjetërsuar.

Në finale ajo që duhet theksuar është se objektivi i drejtuesve politik të PD-së nuk është realizuar.

Ata që nuk kanë sy të shohin dhe veshë të dëgjojnë apo gojë për të folur, do të ngelen ?memec? apo ?shurdh-memec? të politikës, të pavlerë që nuk i duhen askuj. Thjeshtë servilë dhe skenaristë të një oborri.

Por, e vërteta është se trupa elektorale e përzgjedhur nga Basha, drejtuesit politik, të besuarit e tij dështuan.

Dështimi është një rast, për një reform të thellë në PD, të cilën tashmë Lulzim Basha duket se nuk e bën dot kurrë, pasi duket se ka mbetur peng i karriges së tij dhe nuk mund të ngrejë më tej rezultatet politike të Partisë Demokratike, me një strukturë dhe trupë drejtuese, tashmë disa herë të dështuar dhe të pafuqishme, për të arritur objektivat elektorale të kërkuara, të cilat sjellin dhe përmbysjen e pushtetit./CNA.al

Si dështuan Spaho dhe Salianji në Korçë

TABELA me shifrat sipas objektivave të Bashës/ 15 drejtues politikë dështuan, ja emrat dhe qarqet

Lajmet e fundit nga