LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

TABELA me shifrat sipas objektivave të Bashës/ 15 drejtues politikë dështuan, ja emrat dhe qarqet

20 Qershor 2021, 16:23, Politikë CNA

Tabela krahasuese e sjellë më poshtë nga CNA.al vjen për herë të parë e plotë në media, ajo tregon targetin, pra kërkesën e Lulzim Bashës dhe qendrës për çdo drejtues politik në qark si dhe votat e gjetura në kuti.

Nga vetë zyra e kryetarit të PD dhe burimet e tij zyrtare, CNA.al sjell për herë të parë shifrat krahasuese të plota për çdo qark, ku qartazi duket se Lulzim Basha nuk ka dështuar vetë por së bashku me ekipin e tij.

Përtej masakrës së pretenduar mediatikisht nga Basha apo justifikimit publik se është kapur një rezultat historik, e vërteta e shifrave flet krejt ndryshe.

Sipas objektivave të vendosura nga vetë Basha dhe qendra, 20 drejtues politikë në qarqe kanë dështuar. Nga 12 qarqe që ka vendi, dy prej tyre kanë pasur më shumë drejtues.

Në Korçë kanë qenë dy Edmond Spaho dhe Ervin Salianji dhe në Tiranë kanë qenë 8 drejtues politikë të ndarë sipas bashkive apo dhe njësive administrative të këtij qarku.

Dështimi më i madh është regjistruar nga Helidon Bushati në qarkun Shkodër, i cili ka 16.401 vota më pak se objektivi. Megjithse në Shkodër është shpallur fitorja, mungojnë mbi 25% të votave të pretenduara përpara e gjatë fushatës, apo edhe ditën kur vetë Lulzim Basha shpalli fitoren pa u hapur kutitë.

Në Fier, Partisë Demokratike i mungojnë 14.820 vota, të cilat Enkelejd Alibeaj nuk ka mundur ti sigurojë, por është shumë larg objektivit.

Korça është një tjetër gropë elektorale për PD. Edmond Spahos dhe Ervin Salianjit i mungojnë 9.976 vota. Objektivi ishte mbi 60 mijë dhe mundën të siguronin gati 50 mijë, rezultati flet se mungojnë gati 6 mijë vota nga viti 2013 dhe së bashku me aleatët mungojnë të paktën 10 mijë vota. Korça është një nga qarqet ku dështimi me 10 mijë vota ka sjellë edhe humbjen e një mandati deputeti në tavolinë.

Gati 10 mijë vota i mungojnë edhe Tomorr Alizotit në Berat nga objektivi. Një dështim që askush nuk i gjen më justifikim.

Në Dibër ?fituesit? Xhelal Mziu i mungojnë gati 8 mijë vota nga objektivi, po aq edhe Bujar Leskajt në Vlorë. Në Lezhë mungojnë gati 3 mijë vota.

Në Elbasan sekretari i përgjithshëm Gazmend Bardhi ka mbi 2100 vota më pak se objektivi elektoral i PD në këtë qark.

Në Tiranë, pluset dhe minuset, janë thuajse njësoj, si për numrin e drejtuesve politikë ashtu edhe për totalin e votave.

Në Tiranë dështimi më i madh me vota e ka emrin Grida Duma. Ajo edhe pse deklaroi fitore spektakolare ka mundur të marrë vetëm 14.064 vota nga targeti 18.300. Grida Duma megjithse në dy bashki të vogla dhe bastione të PD, ka minus 4236 vota.

Tre emrat e tjerë që s?kanë kapur objektivat janë Jorida Tabaku, Alfred Rushaj dhe Flamur Noka. Të tre së bashku kanë gati 5 mijë vota më pak se objektivi i vendosur.

Vetëm katër nga 20 emra kanë kapur apo kaluar objektivat duke bërë edhe një rikuperim votash dhe mbyllur rezultatin e Tiranës brenda prishmërive të vendosura nga Lulzim Basha. Agron Shehaj, Albana Vokshi, Aldo Bumçi dhe Belind Këlliçi janë të vetmit në të gjithë Shqipërinë që kanë kapur dhe tejkaluar targetin e vendosur.

Aldo Bumçi edhe pse nuk u bë deputet në zonën që mbulonte, siguroi rreth 450 vota më shumë se objektivi.

Agron Shehaj, rivali i Bashës në garën për kryetar në një zonë bastion të majtë ka siguruar gati 1200 vota mbi objektivin e vënë.

Albana Vokshi, kryetarja e LDG-së e ka kaluar objektivin me vetëm 46 vota. Rekordin në Tiranë dhe rang kombëtar e mban Belind Këlliçi me mbi 5 mijë vota plus se objektivi i kërkuar nga Lulzim Basha.

Të gjitha shifrat dhe faktet janë siguruar nga zyra e kryetarit të PD Lulzim Basha dhe bashkëpunëtorëve të tij, të cilët kanë analizuar shifrat elektorale.

Sipas këtyre të dhënave (me ndonjë gabim mjaft të vogël që nuk ndikon në zgjedhje apo analizë), rezulton se masakra elektorale nuk ekziston, por ngelet një show politik.

Ekipi i Bashës dështoi në 11 qarqe, por edhe në qarkun e vetëm ku është realizuar thuajse objektivi në total, në një dështim në bastione si në Kavajë, Kamëz, Paskuqan, Rogozhinë dhe njësitë administrative ku PD ka fituar historikisht.

Basha ka shpallur analizën por në fakt atë e ka bërë vetë me përpunimin e shifrave, ai ka gati 85 mijë vota më pak se objektivi i vendosur nga vetë ai dhe stafi i ngushtë.
Këto me kërkesat e tij dhe pritshmëritë e 2021, janë gati 70 mijë vota më pak se në vitin 2013, ditë kur PD la pushtetin. Pas 8 vitesh në opozitë, Basha regjistron këto shifra bashkë me ekipin e tij./CNA.al

Lajmet e fundit nga