LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rikthehen Karnavalet e Korçës/ Zamira Kita: Këtë vit ka pasur interes të jashtëzakonshëm

11 Qershor 2021, 08:54, Kulturë CNA
Rikthehen Karnavalet e Korçës/ Zamira Kita: Këtë vit ka

Ditën e nesërme do të rikthehen karnavalet e famshme të Korçës. Në rrugët e qytetit juglindor, vendas dhe tursitë do të shfaqin kostumet e tyre shumëngjyrëshe, apo edhe maskat komike.

Drejtoresha e qendrës së Artit, Zamira Kita, në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Albania, dha më tepër informacione mbi këtë event tradicional të Korçës.

Ajo tha se rrugët e qytetit të Korçës kanë filluar të zbukurohen prej ditësh si përgatitje për Karnavalet, gjë që ka bërë që qyteti të përfshihet në një atmosferë festive, që përpara nisjes së paradave.

?Ka ditë që ka filluar atmosfera në Korçë. I gjithë qyteti është zbukuruar. Nuk do të kemi vetëm të rinj, por edhe gra dhe burra që duan të vishen?, u shpreh znj. Kita.

Ajo tha se këtë vit ka pasur një interes të jashtëzakonshëm për Karnavalet, me mbi 400 qytetarë që kërkonin kostume dhe të tjerë që i kanë përgatitur vetë veshjet e Karnavaleve.

?Ka pasur një interes të jashtëzakonshëm për Karnavalet këtë vit. Kemi veshur në mënyrë të organizuar gati 400 persona që do të jenë karnavale në rrugët e qytetit, në bulevarde, në sheshe dhe kemi kërkesa nga qytetarët që duan të vishen dhe nuk arrijmë t?i plotësojmë dot me të tjera veshje?, u shpreh Zamira Kita.

?Mirëpo korçarët kanë ruajtur një maskë, një kostum, një element në shtëpi, për Karnavalet e Korçës?, shtoi ajo.

Në këto Karnavale nuk do të marrin pjesë vetëm grupet e Korçës, që në total janë 25, por edhe trupa nga Shkupi, Tirana dhe Durrësi. Çdo grup do të ketë një fabul dhe çdo fabul do të përcjellë një mesazh të veçantë.

?Dëshiroj të falënderoj trupën e Shkupit, e cila do të vijë sot dhe nesër. Gjithashtu, do të vijë teatri i Durrësit dhe do të sjellin trupën e Çehovit, do të kemi një trupë nga Tirana, do të kemi grupin e frutave, do të kemi kafshë dhe fabula pafund që kanë një rëndësi të veçantë. Do të kemi 25 grupe që janë vetëm të Korçës. Çdo grup dhe çdo fabul ka një mesazh? bëri me dije znj. Kita.

Zamira Kita informoi se Karnavalet do të zgjasin vetëm një ditë për shkak të kushteve të daljes nga pandemia. Festimet nisin ditën e nesërme (e shtunë), që në mëngjes, me parada të organizuara në rrugët e qytetit. Më pas, gjatë pasdites, Karnavalet do të grupohen në dy pika kryesore, për të përfunduar më vonë te Pazari i Vjetër i qytetit, ku do të realizohet një festë në orën 20:30.

?Në orën 10:30 në rrugët e qytetit do të ketë Karnavale. Do të ketë grupe të organizuara, në sheshe, bulevarde dhe rrugë të përcaktuara dhe më pas do të shkëmbehen në mënyrë spontane duke ndërruar vendet dhe duke krijuar atmosferë. Pasdite, rreth orës 18:00 Karnavalet do të grupohen në dy pika: Lëndina e Lotëve dhe Birra Korça. Do të fillojë një lloje parade në Bulevardin Republika, dhe te shëtitore Fan Noli. Bulevardi Gjergj Kastrioti do të jetë i përshkuar nga Karnavalet pas paradës. Pazari i vjetër i qytetit, do të kulmojë në 20:30 me një parti Karnavalesh?, tha Zamira Kita.

Ditën e nesërme, turistët do t?i gjejnë Karnavalet kudo nëpër qytetin e Korçës./euronews

Lajmet e fundit nga