Nga Astrit Cerma/ U largua dhe i madhi Pirro Mani! Ah…të kem të ndez një cigare
Me Pirro ManinKur ishim studentë Pirrua ishte i pari i stafi...
Në këto ditë të ngrohta qershori, tani që fillon sezoni turistik në Shqipëri, e vetmja gjë që mund të mendojmë për të qetësuar mendjen nga zhurma e përditshme në qytet, është të largohemi drejt një fshati turistik.
Zgjedhja më e mirë mbetet padyshim fshati turistik i Dardhës në qytetin e Korçës, aty ku mund të shijojmë natyrën e qetë, ajrin e pastër, dhe kulinarinë tradicionale.
Të gjitha këto mund t?i gjejmë tek ?Shtëpia e Gjuetarit?, një hotel në fshatin turistik që përcjell më së miri të gjitha atraksionet e fshatit.
E ndërtuar në vitin 2009, kjo ndërtesë 3 katëshe e përbërë nga 8 dhoma, po ashtu me bar dhe restorant, ka rruajtur stilin tradicional arkitekturor.
Një stil i përshtatur me fshatin, e gjitha e ndërtuar me mure guri dhe me tavane prej druri, stil i cili i nevojitet një ambjenti mikpritës, larg modernes që mund ta hasim nëpër hotelet e qytetit.
Aty na priti pronari i hotelit, Ardian Seferi, i cili me shumë mirënjohje na ftoi të uleshim e të bisedonim gjatë për këtë atraksion turistik që preferohet së tepërmi nga vizitorët.
Ardiani në fakt është gjahtar, e kjo ka bërë që t?i vendosë emrin hotelit ?Shtëpia e Gjuetarit?.
Prej 21 vitesh ai punon së bashku me bashkëshorten dhe disa të punësuar të tjerë në staf, për të kënaqur çdo vizitor që zgjedh të kalojë fundjavën aty, apo edhe vizitorët që shkojnë për të konsumuar drekën tek restoranti i tyre.
?Dardha është një nga fshatrat që preferohet shumë nga vizitorët, qofshin ata vendas por edhe të huaj. Është një nga fshatrat që gjejme tradicionalen, dhe për këtë arsye edhe hotelin e kemi ndërtuar me këtë stil arkitekturor.
Në stinën e dimrit turistët mbushin plot fshatin, sa kemi patur raste kur s?kemi mundur ti sigurojmë qëndrimin të gjithë të interesuarve. Dimri në Dardhë është magji më vete që nuk krahasohet me asgjë tjetër, as me verën, është bora ajo që i jep hijeshi dhe shumë turistë vijnë vetëm për borën.
Ne kemi bërë gjithsej 8 dhoma, që normalisht janë suita familjare, dhoma single dhe double. Në disa prej tyre vendosëm që tavanin dhe arredimin përreth ta bënim me dru dhe kjo sjell pamjen e një shtëpie tradicionale, e në pjesa tjetër kemi zgjedhur të vendosim një oxhak me dru zjarri, dhe dritare të mëdha që sheh natyrën?, shprehet ai.
Por çfarë kërkojnë menjëherë turistët sapo mbërrijnë tek ?Shtëpia e Gjuetarit??
Ushqimet tradicionale të zones, me një shumëllojshmëri produktesh bio dhe gatime të ccastit që të bëjnë të prisni me ?ankth? e shumë kuriozitet deri sa t?i provoni ato.
Gjatë bisedës tonë në tavolinë nuk munguan petullat me djathë dhe mjaltë, një ushqim perfekt për një mëngjes të këndshëm. Por këto nuk janë të vetmet që mund të gatuhen tek ky vend.
Ardiani na tregon preferencat e turistëve
?Të gjithë turistët që vijnë tek ne, i kanë menduar më parë se çfarë do të konsumojnë, sepse kanë dëgjuar për gatimet tona të veçanta.
Lakrori në saç mban rekordin e pëlqyeshmërisë, po ashtu bulmeti bio, zahiretë e dimrit dhe mjaltin që ne e kemi të shtëpisë, pra e përgatisim vetë.
Zakonisht në mëngjes preferohet të konsumohet qumështi, vezët e fërguara apo edhe të zjera, petullat me mjaltë ose djathë. Dreka normalisht që është më e bollshme, gjithmonë porositet fillimisht lakrori në saç me të gjitha llojet e gjellërave që mund të përmbajë ai, po ashtu edhe mishra të ndryshëm, rosto, gulash, lakra të egra por edhe turshitë që sërish i përgatisim në shtëpi.
Ndërsa në darkë zakonisht preferohen supëra me perime dhe pulë, dhe llojet e sallatrave që kushdo mund ta zgjedhë sipas dëshirës.
E veçanta në hotelin tonë është se të gjitha produktet e bulmetit dhe zahiretë e dimrit po ashtu edhe mjalti, janë të gjitha të përgatitura nga ne, dhe kjo sjell besim tek klientët tanë? .
Pasi pamë të gjitha ambjentet e brendshme të ndërtesës, së bashku me Ardianin dolëm në oborr për të shijuar natyrën e qetë dhe gjelbërimin e pishave dhe bredhave që rrethonin të gjithë hotelin.
Në verandë e po ashtu në oborr janë vendosur disa tavolina që gjatë stinës së verës të gjithë turistët mund të shijojnë qëndrimin e tyre në ajër të pastër, nën tingujt e cicërimave të zogjve por edhe në shoqërinë e sorkadheve.
?Kemi rreth 10 vjet që sorkadhet janë bërë pjesë e familjes tonë, dhe është gjëja më e mirë që kemi bërë, pasi këtu është vendi më i përshtatshëm për këtë lloj kafshe.
Kemi gjithsej tre sorkadhe, dhe fatmirësisht jemi i vetmi biznes që mund të kujdeset për to, për shkak të terrenit ku hoteli është pozicionuar dhe ka hapësirë mjaftueshëm që të shëtisin brenda rrethimit. Arsyeja tjetër që i mbajmë është pikërisht te kënaqësia që u jep vizitorëve, e në veçanti fëmijëve të vegjël që kënaqen duke luajtur e duke i ushqyer?, tregon më tej Ardiani.
Në këtë ambjent kaq të mrekullueshëm nuk mund të mungonte edhe një burim uji.
Është pikërisht burimi i quajtur ?Uji i Qelbur?, ujë i cili për shkak të përmbajtjes së squfurit vjen pak aromë, por e veçanta e tij qëndron tek fakti se është kurativ për veshkat.
Pasi ka kaluar viti i vështirë i pandemisë, Ardiani shprehet optimist për ardhjen e vizitorëve edhe këtë sezon turistik.
Pjesa më e madhe e vizitorëve janë ata vendas, me të shumtë nga Tirana, Durrësi e Shkodra. Por nuk mungojnë as ata të huaj ku pjesa më e madhe janë nga Europa, nga shtete si Gjermania, Italia e Franca.
?Shtëpia e Gjuetarit? është vendi ku bëhen bashkë të gjitha atraksionet turistike, natyrore dhe kulinaria tradicionale korccare. Mjafton të hedhësh shikimin drejt pyjeve sapo futesh në fshatin Dardhë, për të dalluar menjëherë vendndodhjen e hotelit. Kontakt : Ardian Seferi 0697371772/ CNA.al
Me Pirro ManinKur ishim studentë Pirrua ishte i pari i stafi...
Aktori dhe regjisori i njohur Pirro Mani, një prej ikonave t...
Pas ndarjes nga jeta të aktorit të shquar, Pirro Mani, kanta...
Ndarja nga jeta e ikonës së kinematografisë shqiptare, Pirro...
Aktori dhe regjisori i njohur Pirro Mani, një prej ikonave t...
Kjo është Nermin Shurdha. Profesionin e saj e ka ekonomiste ...
Kanë zgjedhur mënyrën më të veçantë për të festuar ditëlindj...
Petrika Riza, aktori i mirënjohur korçar i skenës dhe ekrani...
“Otello, Arapi i Vlorës”, me autor Ben Blushin, një nga vepr...
Sot feston ditën e lindjes aktori Zhani Ziçishti !Zhani Petr...
Duket si Shkodra e viteve 20’-30’. A thua se koha ka ndalur!...
Qyteti i Pogradecit duket se vitet e fundit po rikthen më sh...
Alban Ramosaj me Thikat e mia edhe fituesi Këngës Magjike 20...
Shkrimtarë nga Evropa Juglindore flasin në panairin e Librit...
Reportazhin e rradhës vendosëm që t'ia dedikonim një të riu ...
Punimet tradicionale me dorë që dikur ishin zanat më vete pë...
Sapo dëgjojmë të thuhet “Korçë” menjëherë mendja na shkon ...
Albert Perikli Fundo emigroi nga Shqipëria përmes Greqisë në...
Gazetari dhe shkrimtari Enkel Demi ka fituar çmimin Europian...
Shumë njerëz, madje edhe të krishterë, e kanë të vësht...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...