LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reportazh/ Bujtina Leon, vendi që nuk duhet lënë pa vizituar në Korçë

23 Maj 2021, 10:49, Kulturë CNA

Sapo dëgjojmë të thuhet ?Korçë? menjëherë mendja na shkon tek atraksionet e saj, tek kultura dhe tradita e ndërthurrur në çdo cep të qytetit e në çdo rrugë me kalldrëm që shkelim.

Korça ka zgjedhur të ofrojë një turizëm ndryshe nga ç?jemi mësuar të shohim në Shqipëri, një turizëm që le mbresa tek çdo visitor dhe që e bën këtë qytet të paharrueshëm e të dëshiruar për t?u rivizituar. Gjatë viteve të fundit, qytetarët e Korçës, qofshin ata njerëz të thjeshtë apo biznesmenë, kanë investuar në hapjen e bujtinave, shtëpive pritëse dhe hoteleve.

Por me plot gojë mund të themi se atë çka ofron një bujtinë, kurrsësi nuk mund ta gjejmë në një hotel, qoftë ai me 5 yje. Arsyet se pse kemi vendosur të vizitojmë një bujtinë karakteristike korçare do t?i lemë të kuptohen gjatë leximit të këtij reportazhi, të bërë me shumë kënaqësi e dëshirë nga stafi i CNA.al.

Bujtina Leon

Pikëreferimi i të gjithë vizitorëve sapo mbërrijnë në Korçë, për të parë qytetin për herë të parë, është pikërisht Katedralja ?Ringjallja e Krishtit?, e fare pranë saj ndodhet Bujtina Leon, në një rrugicë me kalldrëm, e cila që në pamje të parë të sjell një panoramë ndryshe nga rrugët e çdo qytetit tjetër të shtruara me asfalt.

Në krah të djathtë të Katedrales, do të duhet vetëm 50 metër ecje në këmbë për të mbërritur në bujtinë, një ndërtesë lehtësisht e dallueshme, e gjitha e ndërtuar me gur dhe dru. Sapo i afrohemi ndërtesës ajo që bie në sy fillimisht është dera e madhe prej hekuri, me dy kolonat anësore ku mbi to qëndrojnë ?kryelartë? skulpturat e dy luanëve, e anës derës muri rrethues prej gurësh në formë mozaikësh dhe kangjëllat në formë shigjetash.

Pasi kemi hedhur hapin e parë për t?u futur brenda bujtinës, ndeshemi më një oborr plot gjallëri e ngjyra, veçanërisht tani në pranverë ku rrezet e diellit të mbulojnë e të ngrohin shpirtin. Oborri i bujtinës i ngjan më së miri një oborri shtëpie, për të përcjellë ndjesinë e të qënurit në një vend komod dhe të krijon përshtypjen e një mikpritjeje ndonëse pa takuar ende askënd aty. Prej disa minutash po sodisim pamjen e këndshme, me cicërimat e zogjve, larg zhurmës së makinave dhe bareve që ndodhen në qendër të qytetit. Gjelbërimi që të kap syri që prej vazove të shumta të vendosura anë e mbanë, dhe degët e rrushit që për pak kohë do të mbulojnë të gjithë oborrin e do t?i japin pamjen e një kopshti, ku në të nuk mungojnë as disa breshka që nga tradita korçare thuhet se janë fatsjellëse për banorët që i mbajnë në shtëpi.

Vendosim të hyjmë brenda bujtinës, aty ku takohemi me pronarin e saj, Olsi Xhamballo i cili na mirëpret me gota çaji mali të përgatitura nga vetë ai, dhe i gatshëm për të na shuar kuriozitetet tona mbi çdo detaj që gjendet në ambjentet e bujtinës. Gjëja e parë që na shkoi në mendje ishte ?Pse e gjithë ndërtesa e ndërtuar me gur dhe dru?.

Bujtina, monument kulture ndërtuar në vitin 1844

Olsi na tregon se kjo ndërtesë që sot është kthyer në bujtinë, është monument kulture e kategorisë së parë dhe ndërtimi i saj është bërë në vitin 1844. Kjo ndërtesë është trashëguar nga babai i tij, dhe Olsi pasi studioi në Amerikë për hoteleri u kthye në vendlindje për t?a hapur bujtinën e cila me vlerat e mëdha kulturore që mbartte, u vlerësua si monument kulture. Stili arkitekturor është mjaft i veçantë dhe i rrallë, një stil otoman ku edhe çatia është ngritur 1m nga muri.

Shkallët që të cojnë në kat të dytë janë gjithashtu prej druri po ashtu edhe dritaret, dyert, karriget nëpër dhoma. Por këto nuk janë të vetmet pjesë që e dallojnë bujtinën nga të tjerat.

?Cilat janë orenditë më me vlerë që mund të gjenden vetëm në bujtina? do të lindte pyetja. Olsi e fillon me musëndrat 200 vjeçare, që korçarët i përdornin për të vëndosur batanijet, jorganët dhe rrobat e gjumit në ato kohë.

Ndër të tjera, në bujtinë gjen edhe sëndykët, ku shumë vjet më parë, përdoreshin për të vendosur pajën e bijave, gjërat e cmuara si varesët e floririt si edhe monedha floriri që rrallë gjenden në ditët e sotme.

Karakteristikat

Qypat prej balte, që ndryshe i quajmë prej qeramike, nuk mungojnë në bujtinën Leon. Janë disa qypa të mëdhenj që janë vendosur në oborr si pjesë e traditës korçare, dhe në qilar, për të mbajtur zahiretë e dimrit (domatet turshi, lakër arme) dhe bulmetin ( gjalpin e bërë vetë, djathin, gjizën). Në ambjentin pritës ku nuk mungon oxhaku dhe zjarri i ditëve të dimrit, gjejmë rreth e rrotull tij ibrikët, kacitë dhe xhezvet e bakrit për kafetë turke që çdo visitor nuk e le pa provuar.

Bujtina Leon ka në total 6 dhoma, por ndryshe nga një hotel i thjeshtë apo luksoz, ato janë karakteristike për mënyrën e arredimit. Në çdo dhomë të saj nuk mungojnë qilimat prej leshi të punuara me dorë, me shumëllojshmëri ngjyrash dhe me forma mozaiku, të cilat tregojnë motive shqiptare që çdo turist i huaj i sheh për herë të parë, e ndërsa turistët shqiptarë kërkojnë të njihen më tepër. Vlen për t?u përmendur se është bashkëshortja e Olsit ajo që ka punuar perdet dhe centrot që janë vendosur nëpër dhoma.

Tavanet e dhomave janë punuar me një stil të veçantë nga mjeshtra të punimit të drurit, ku abazhurët janë vendosur në mës të dhomave me një tjetër stil punimi të drurit që e dallon nga tavani. Në dritaret prej druri janë vendosur perde të punuara me grep, një lloj punimi që haset edhe në mbulesat e tryezave, komodinave, por edhe në çarçafët dhe këllëfët e jastëkëve.

Bujtinat e Korçës ofrojnë vetëm mëngjesin për klientët e tyre, ashtu si ndodh edhe me Olsin i cili kujdeset deri në detaje që mëngjesi të jetë sa më i shijshëm dhe i bollshëm, por pa harruar të servirë gatimet tradicionale korçare.

Ushqimi

Ai na tregon se në stinën e dimrit, shërbehen petkat, trahanaja dhe dromkat, gatime që s?mund të lihen pa provuar. E tani në pranverë për vizitorët ofrohen petullat e fshira, lloje të ndryshme reçeli si ai i qershisë, luleshtrydhes dhe kumbullës, e krahas tyre edhe bulmeti i zonës.

Ajo çka e bën të veçantë mëngjesin, nuk janë vetëm gatimet e shumta e të shijshme, por fakti se ato gatuhen dhe shërbehen në moment. Vizitorëve nuk do t?u duhet të presin shumë për të patur mëngjesin gati në çdo orë që ata dëshirojnë, e kjo është ajo që i shtyn më tepër të kalojnë fundjavën në bujtina e jo në një hotel.

Olsi tregon se me turistët ka rruajtur traditën duke u shërbyer çajin e malit bio, dhe rakinë e rrushit të prodhuar vetë, që smungon në asnjë shtëpi. Një mikpritje e tillë mund të ofrohet vetëm nga qytetarët e Korçës, të cilët vendosin kulturën korçare para çdo gjëje tjetër kur takohen me njerëz të rinj, në mënyrë që t?u lenë atyre mbresa e për t?i rikthyer sërish.

Ndër arsyet që të bën të vizitosh një bujtinë, krahas mikpritjes, është edhe që mund të bisedosh lirshëm më vizitorët, qoftë duke konsumuar një gotë çaj, apo edhe vetë vizitorët mes tyre që shkëmbejnë eksperiencat e udhëtimeve brenda Shqipërisë. Në dhomën e pritjes, ndodhet një kënd i vogël librash që ka një domethënie të veçantë nga turistët e huaj. Sipas asaj që na tregon Olsi, të huajt e kanë si traditë që një libër që kanë filluar të lexojnë gjatë udhëtimit të tyre, nëse arrijnë ta mbarojnë në një bar, restorant, hotel, duhet ta lenë atë libër si kujtim prej tyre.

Kjo ndodh shpesh në bujtinën e Olsit, pasi shumë turistë të huaj kanë lënë te këndi disa prej librave të tyre.

E ndonëse pandemia ka ulur ndjeshëm vizitorët, duket se tashmë çdo gjë po i kthehet normalitetit dhe Olsi tregohet optimist për sa i përket ecurisë së turizmit në Korçën që aq shumë e duam. Si duket, as pandemia pavarësisht vështirësive të mëdha që krijoi, nuk e mbyti dot traditën. Bujtinat në Korçë ndonëse kanë punuar pak gjatë kësaj periudhe, treguan që janë një prej bizneseve që i mbijetojnë kohës.

Për pronontime, mund të kontaktoni në numrin e telefonit 069 436 6504. Bujtina Leon ndodhet në rrugën Shpresa Palla, lagjja 3, nr.14./CNA.al

Lajmet e fundit nga