LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Humbja e plejadës së aktorëve/ Astrit Cerma kritikon institucionet: Nuk duam ceremoni pas vdekjes

7 Maj 2021, 15:23, Kulturë CNA
Humbja e plejadës së aktorëve/ Astrit Cerma kritikon

Aktori Astrit Cerma në një postim në rrjetet sociale ka shigjetuar drejtuesin e institucioneve të cilët sipas tij nuk janë të prirur të vlerësojnë plejadën e aktorëve. Ai shprehet se kërkohet më tepër vlerësim dhe përkushtim për artistët kur ata janë gjallë dhe jo në momentin kur ndërrojnë jetë.

Aktori shton se kur kërkon vlerësim nuk ka të bëjë me tituj dhe grada, por për një respekt të thjeshtë dhe njerëzor.

Aktori i njohur, Guljem Radoja, ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19. Kujtojmë se prej ditësh aktori Radoja ndodhej i intubuar në spitalin ?Shefqet Ndroqi?, ku dhe ndërroi jetë këtë të mërkurë.


?U përcoll Bujar Lako, Fatos Sela, Roland Trebicka, e të tjerë, e të tjerë, u përcoll edhe sot Guljem Radoja, si të tjerët, me amanetin e tyre të  “çuditëshëm”:

“Nuk duam “ceremonira”. Duam të dalin për rrugën e fundit nga shtëpia e jonë”.

E, ç’gjë të “çuditëshme”, do të pyes dikush, ka këtu?..

Jo. Asgjë. Natyrisht asgjë.

Të përcillet nga strehëza që ndërtoi  për të dashurit e tij, dhe ku  jetoi bashkë me ta..Çtë ketë?!…

Por…Amaneti përcakton dëshirën e të ndjerit, por, në këtë rast, fatkeqsisht edhe përjashton institucionin ku i ndjeri, jetoi me mish e me shpirt, dhe, ku krijoi me mish e me shpirt, me gjeinialitetin e tij, ato mrekulli, që i ka lënë trashëgim, jo vetëm pasardhësve por gjithë artëdashësve.

Përse ky “dënim” për institucioni?!..Dhe në disa raste, jo vetëm dënim por edhe sfidë?!.

Çdo njeri, sidomos artëdashës, ka të drejtë të mendoi si të dojë, por unë, i stërlodhur nga “stërhollimet” kam nxjerr vetëm një konkluzion dhe vetëm një:

Drejtuesit e “rinj” të institucionit dhe institucioneve, te emëruar, shumë shpesh të rekomanduar, nuk jan të prirur të vlersojnë me dashuri e mirnjohje këtë plejadë të ndritur të “asaj kohe”, jo vetëm sepse shpesh, shumë shpesh,  janë të pa aftë dhe ziliqar, por, edhe politizuar sipas përkatësisë të emëruesit dhe të dikasterit të tyre, që i “vlersoi” me poste…

Nuk është fjala thjeshtë, vetëm se, sa tituj  e stërtituj, pensione e mbi pensione, ndere e nderime, doroviten si tia doj ” midea” tek menuja e tyre “pronarëve” të magazinave ku magazinojnë medalje, dupje e grada, por, për respektin e thjeshtë, tepër njerëzor, që në dallim me publikun e gjërë, institucioni, dhe krerët e tij, nuk kanë as kulturën minimale ndaj krijuesit., shkruan aktori/  CNA.al

 

Lajmet e fundit nga