LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Romani “Flama”/ Enkel Demi “rrëmben” çmimin e rëndësishëm letrar

18 Maj 2021, 20:51, Kulturë CNA
Romani “Flama”/ Enkel Demi “rrëmben” çmimin

Gazetari dhe shkrimtari Enkel Demi ka fituar çmimin Europian të Letërsisë për Shqipërinë.

I njohur ndryshe me emrin e artit Tom Kuka, ai ?rrëmbeu? çmimin e rëndësishëm letrar, pikërisht me romanin ?Flama?, të cilin autori e shkroi gjatë periudhës së karantinës së vitit të kaluar.

Në romanin ?Flama? shohim një Shqipëri të ngjashme me atë të ?Hide në kalldrëm?, romani i parë i botuar nga autori. Disa nga personazhet e trajtuara në roman sillen rreth një krimi të pazbuluar, në një botë ku magjikja dhe realja shkrijnë kufijtë me njëra tjetrën.

Ajo që vihet re është që Demi renditet mes emrave të njohur, që po ashtu janë zgjedhur fitues në vendin e tyre si në Portugali Frederico Prederira apo Suedi Maxim Grigoriev.

Kujtojmë që romani ?Flama? është krijuar në muajt e karantinës por frymëzimi i autorit lidhet me Tiranën e para 1 shekulli./ CNA.al

Lajmet e fundit nga