LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si është më mirë, të festohet dita e lindjes apo dita e emrit?

23 Prill 2021, 08:30, Kulturë CNA
Si është më mirë, të festohet dita e lindjes apo dita e

Nga Miron Çako

Ditëlindja dita ku përkujtojmë ditën kur lindëm nga barku i nënës dhe erdhëm në këtë jetë të përkohshme. Ajo është një ditë sa personale aq edhe familjare dhe festohet së bashku me prindërit që na lindën, vëllezërit dhe motrat që u lindën para ose pas nesh, po ashtu edhe me shoqërinë, që gëzohen së bashku me ne.

Gëzimi i kësaj dite, që përsëritet çdo vit, do të mbarojë një ditë, se të gjithë njerëzit do të vdesin dhe nuk do festohet më ditëlindja, por do të kujtohet dita e vdekjes, nga të afërmit dhe miqtë, prandaj, në një farë mënyre, kjo ditë ka brenda saj edhe trishtim, sepse na kaloi edhe një vit nga jeta që rrjedh si lumë dhe që nuk kthehet prapa.

Kur jemi të vegjël nuk e ndjejmë shumë këtë shqetësim, sepse mendojmë se kemi shumë vite për të jetuar, por kur rritemi dhe plakemi, çdo ditëlindje na kujton se po afrohet dita që do të largohemi nga kjo jetë dhe sipas gjendjes sonë shpirtërore e përjetojmë ndryshe emocionalisht këtë ditë.

Duhet të dimë se historiku i ditëlindjeve është me origjinë pagane .

Historia tregon se të parët që kanë festuar ditëlindjet ishin mbretërit, faraonët dhe perandorët dhe ditëlindjet konsideroheshin si periudha kur shpirtrat e këqij ishin në gjendje të dëmtonin dikë, pasi ajo ditë e veçantë ndryshonte jetën e njeriut.

Sipas bestytnive pagane besohej se e vetmja mënyrë për t’iu shmangur këtyre shpirtrave, ishte që personi të qëndronte pranë familjes dhe miqve, të cilët largonin shpirtrat e këqij. Po ashtu, dhuratat që i jepeshin atij që kishte ditëlindjen shërbenin si sende që nuk lejonin afrimin e së keqes, prandaj në botë ka forma dhe rite të ndryshme të festimit të ditëlindjes.

Edhe zakoni i ndezjes së qirinjve e ka origjinën nga besimi se zotat jetonin në qiell dhe se drita e qirinjve u çonte atyre një sinjal ose një lutje për ta të përgjigjeshin. Kur dikush i fryn qirinjtë dhe shpreh një dëshirë, është një tjetër mënyrë për të përçuar një mesazh.

Këtu ka një paradoks, sepse zakonisht për t’i kërkuar ndihmë dhe mbrojtje Zotit ndizet një qiri simbol i dritës hyjnore që ndriçon erësirn ku qëndrojnë shpirtrat e erta. Kjo dritë i shpërndan shpirtrat e këqinj dhe ju jep shpresë njerëzve, por në ritualin e ditëlindjes si në fikjen e qirijnve mbasi ke një dëshirë në mendje, paradoksalisht e shton erësirën dhe dëshira jonë i drejtohet asgjësë, ose më mirë erësirës ku qëndrojnë shpirtrat e këqinj.

Por, ne si të krishterë orthodhoksë të ndriçuar nga hiri , në festat tona duhet të na udhëheqë besimi në Zotin Krisht dhe Tradita e Kishës Orthodhokse, që ne të festojmë pa trishtimin që të jep kujtimi i vdekjes, gjë që e bën festimi i ditëlindjes. Apostull Pavli:” Pra, nëse hani, nëse pini, nëse bëni ndonjë gjë tjetër, të gjitha t’i bëni për lavdinë e Perëndisë”.(1Korintasve :1 ;10-31)

Kisha Orthodhokse i mëson besimtarët e saj të festojnë ditën e emrit.

Çfarë është dita e emrit?

Dita e emrit, quhet ajo ditë, kur sipas Kalendarit Liturgjik të Kishës, feston shenjtori që ne i kemi huazuar emrin, si p.sh: E Tërëshenjta Mari (15 gusht), Shën Nikolla (6 dhjetor), Shën Andrea (30 nëntor), Shën Andoni (17 janar), etj.

Në ditën e festës së shenjtorit të krishterët mblidhen së bashku në Kishë për të adhuruar Perëndinë Triadik, Atin, i Cili me anë të Birit dhe Fjalës së Tij, të bërë Bir njeriu, Jisu Krishtit dhe hirit të Shpirtit të Shenjtë, e ka bërë këtë njeri shenjtor, d.m.th. të ngjashëm me Perëndinë.

Po ashtu kujtojmë, nderojmë dhe lavdërojmë shenjtorin që zbatoi deri në fund të jetës së tij urdhërin më të madh të Zotit: ?Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde. Ky është urdhërimi i parë dhe i madh, dhe i dyti i ngjashëm me këtë është: duaje të afërmin porsi vetveten? (Mattheu 22:37-39).

Dashuria për Perëndinë mbi veten dhe dashuria për të afërmin si veten bëri që ai i krishterë të ketë një vdekje të krishterë me paqe ose martirizim.

Njeriu gjykohet dhe vlerësohet nga Zoti jo si lindi por si vdiq. Gjëndja shpirtërore mbas ditës së vdekjes, do të mbetet e përjetëshme.

Kisha e nderon atë besimtar që përmbushi me shumë vetmohim fjalët që tha Zoti: ?Bëhuni të shenjtë ashtu si Unë jam i shenjte? (I Pjetrit 1:16).

Për këtë arsye Kisha e bashkon këtë besimtar të spikatur me renë e madhe të shenjtorëve dhe e vendos përpara besimtarëve si shembull frymëzimi dhe imitimi.

Prandaj dhe kur një fëmijë ose i rritur pagëzohet në Kishën Orthodhokse, merr një emër të ri, për të treguar se rilindi në Zotin, nga barku i Kishës (Kolimvithra) dhe merr emrin e një dhe mbrojtësi i besimtarit gjatë gjithë jetës.

Shejntori mbrojtës së bashku me engjëllin rojtar, që na jepet nga Perëndia në ditën e pagëzimit, na ndihmonë më shumë nga të gjithë shenjtorët dhe engjëjt mbrojtës, sidomos në ditë të vështira dhe në ditën e fundit të jetës sonë, ditën kur ne do të largohemi me anë të vdekjes fizike për t?u paraqitur në gjykatoren e drejtë të Zotit Jisu Krisht, i Cili do të gjykojë çdo njeri sipas besimit dhe veprave që ai ka bërë.

Ndryshimit i emrit tek njerëzit e ka bërë vete Zoti Jisu Krisht, psh për apostujt. Simonin e qujti Petro, Lebeu u mbiquajt Tade (Mattheu 10.2-3).

Emrat e ndryshuar tregonin ndryshimin e jetës dhe detyrën qe Zoti u dha.

Ne të krishterët orthodhoksë i nderojmë shenjtorët duke ua huazuar emrat e tyre të shenjtëruar dhe festojmë bashkë me ta në ditën, kur i kujton Kisha.

Kisha i kujton shenjtorët jo në ditën e lindjes, por në ditën e vdekjes, sepse ajo është dita më e lumtur e jetës së tyre.

Atë ditë ata hynë në parajsën qiellore, në gëzimin e jetës së përjetshme.

Kisha jonë e Shenjtë përcaktoi që vetëm tre ditëlindje duhet të festohen në vitin liturgjikal: Lindja Zotit Jisu Krisht (25 dhjetor), lindja e Hyjlindëses Mari (8 shtator) dhe lindja e  Joan Pararendësit dhe Pagëzorit (24 qershor).

Këto ditëlindje festohen nga Kisha Orthodhokse për të na treguar se me lindjen e këtyre personave u ndryshuan fatet e njerëzimit dhe ishin të bekura nga Zoti në mënyrë të veçantë, sepse edhe zënia e këtyre personave qe e veçantë dhe ndërhyrje speciale e Perëndisë.

Gjithashtu, ngaqë Kisha është bashkimi i njeriut me Zotin, e Cila u zbulua për herë të parë në ditën e Pentikostisë, kjo ditë konsiderohet ditëlindja e Kishës, pasi në këtë ditë për herë të parë Kisha shfaqet në botë si shoqëri hyjnor-njerëzore.

Kjo ditë është një ditë e lëvizshme sepse ndryshon sipas datës së Pashkës për atë vit.

Kështu që dita e emrit, na kujton edhe neve, se qëllimi i kësaj jete nuk është të jetojmë gjatë, por duke jetuar me frikë Perëndie, besë, shpresë dhe dashuri, të bëhemi edhe ne gati për t?u takuar me Zotin në ditën (e vdekjes), që Ai do të na thërrasë nga kjo jetë.

Prandaj, në ditën e emrit që është i shenjorit, ne marrim hir dhe gëzimin e shenjtorit dhe uratën e besimtarëve ashtu siç thuhet: ?Ai që pranon të drejtin, në emër të drejtit, do të marrë shpërblimin e të drejtit? (Mattheu 10:41), sidomos kur jemi të pregatitur dhe kungohemi me Trupin dhe Gjakun e Krishtit, ku në të Cilin eshtë e bashkuar e gjithë Kisha triunfante në qiell dhe Kisha militante në tokë, dmth., Zoti, Hyjlindësja dhe shejntorët në qiell me besimtarët orthodhoks në tokë.

Në këtë ditë është traditë që besimtarët urojnë njëri-tjetrin kështu: ?Ta gëzosh emrin dhe të kesh uratën e shenjtorit?! Prandaj, për besimtarin dita e emrit është më e madhe se dita e lindjes, jo vetëm në gëzim, por edhe në kuptim.

Festimi i ditëlindjes nuk është traditë e krishtere, madje pagane.

Origjeni (shekulli IV), në një fjalim të tij mbi Levitikun 12:2, i siguron dëgjuesit e tij se nuk mund të gjendet kurrë asnjë shenjt që ka festuar ose kremtuar ditëlindjen e tij, ose që ka festuar ditën kur lindi djali ose vajza e tij.

Por, mëkatarët festojnë dhe gëzohen në këto ditë.

Nuk ka asnjë përmendje në Bibël të festimeve të ditëlindjes midis vetë hebrenjve. Në fakt, të paktën hebrenjtë e mëvonshëm, i konsideruan festimet e ditëlindjes si pjesë të idhujtarisë.

“Zakoni i festimit të një ditëlindje është, në thelb, i lidhur me disa parime fetare primitive,” thotë Enciklopedia e Fesë dhe Etikës.

Ne nuk e dimë dhe nuk i japim rëndësi ditës kur lindën shenjtorët, madje edhe ata të mëdhenjtë, sepse ditëlindja e shenjtorit, si dhe e çdo njeriu, është vdekja.

Psh, për Shën Joan Gojartin ne nuk dimë kur lindi ai por ne e dimë shumë mirë ditën kur ai fjeti, sepse, e përsërisim, i krishteri e konsideron daljen e tij nga kjo jetë si një lloj lindjeje shpirtërore.

Dhe ndërsa fëmija i vogël, duke dalë nga barku i nënës së tij, përshëndet jetën e re, kështu njeriu përmes vdekjes së tij, del nga barku i kësaj jete, për të përshëndetur jetën tjetër, jetën e përjetshme, lumturinë në Zotin.

Kjo është arsyeja pse Shën Ignati Hyjmbajtësi, në prag të vdekjes së tij dhe ndërsa ai priste me padurim martirizimin e tij, tha: ?Pres lindjen?.

Sipas këndvështrimit orthodhoks kur festojmë ditëlindjen ne i japim rëndësi vetes tonë duke e bërë qëndër kur në të vërtet qëndra e jetës tonë duhet të jetë Zoti dhe shenjtorët, prandaj orthodhoksët me mendim të përulur preferojnë të festojnë më shumë ditën e emrit që ve në qëndër shenjtorin dhe jo ditëlindjen që vë në qëndër veten tonë.

Dialogu i një prifti me një dajalosh mendon se na ndimon të sqarohemi më shumë për temën.

– Atë, a duhet ta festojmë ne ortodoksët ditëlindjen apo jo?

– Dëgjo, biri im. Dilindjen kanë të drejtë të festojnë vetëm ata që Zoti i paralajmëroi si p.sh. lindja e Krishtit, Lindja e Virgjëreshës dhe Pararendësit Joan. Këto janë ditëlindje të pëlqyera nga Perëndia.

Ditëlindjet e njerëzve të tjerë janë mëkatare, sepse çdo fëmijë ngjizet me veprim mëkatar (?Në mëkat më lindi nëna ime? (Psalmi 50).

Nëse ditëlindja nuk do të ishte mëkatare, atëherë foshnjat nuk do të pagëzonin.

Ata që festojnë ditëlindjen e tyre, festojnë mëkatin e tyre mishor të trashëguar nga prindërit.

Zoti dëshiron që ne të festojmë ditëlindjen tonë shpirtërore dhe personi ka lindur shpirtërisht ditën që është pagëzuar.

Dhe nga një mëkatar që ishte, ai bëhet i pa mëkat, domethënë i pastër mendërisht dhe fizikisht.

Dhe është mirë për ata që e respektojnë Zotin të festojnë ditën e tyre të emrit, e cila quhet rilindje shpirtërore.

Kur Herodi festoi ditëlindjen e tij mëkatare, Satanai gjeti një rast për të prerë kokën e Joan Pagëzorit.

Të nderuar miq dhe vellëzër edhe motra në Krishtin, personalisht ju falenderoj kur më uroni ?Edhe 100? për ditën e lindjes në 22 prill.

Pavarësisht dëshirës suaj të mirë, mendoj se nuk është korrekt ky urim, sepse sa do të rrojmë dhe jetojmë, e di vetëm Zoti.

Pse duhet ta përcaktojmë dhe kufizojmë ne kohën e jetës për të tjerët?

Kush jemi ne?

Prandaj ky urim mendoj se është i gabuar dhe egoist, ashtu si na tërheq vemendjen edhe apostull Jakovi: ?Dhe tani, ju që thoni: ?Sot ose nesër do të shkojmë në atë qytet, dhe do të rrijmë atje një vit, do të tregtojmë dhe do të fitojmë?, ndërsa nuk dini për të nesërmen. Sepse ç?është jeta? Është avull që duket për pak, dhe pastaj humbet. Në vend që të thoni: ?Në dashtë Zoti dhe në paçim jetë, ne do të bëjmë këtë ose atë gjë.? Ju, përkundrazi, mburreni në arrogancën tuaj; çdo mburrje e tillë është e keqe? (Jakovi 4:13-16).

Mendoj se urimi më i mirë dhe më i përshtatshëm për ditëlindje, që nuk jemi të detyruar ta festojmë, është. “Të rrosh aq sa do Zoti dhe për Zotin”, por personalisht do të më gëzonit më shumë të më uronit në mirësin tuaj për ditën emrit, në ditën e Shën Mironit të Kretës (8 Gusht), ashtu si urojmë ne të krishterët: “Për shumë vjet! Ta gëzosh emrin dhe të kesh uratën e shenjtorit?!Amin.

Lajmet e fundit nga