LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sulmet ndaj Robert Ndrenikës/ Astrit Cerma: Disa njerëzve u ranë dhëmbët duke sharë demokracinë

27 Mars 2021, 17:35, Kulturë CNA
Sulmet ndaj Robert Ndrenikës/ Astrit Cerma: Disa njerëzve u ranë

Aktori Robert Ndrenika është vënë ditët e fundit në sulme të një pas njëshme, për shkak se është përfshirë në spotin e fushatës së Partisë Socialiste.

Pavarësisht se Ndrenika ka një jetë të pasur në kinematografinë shqiptare, shumë persona hedhin baltë mbi figurën e tij, për shkak të përfshirjens me një parti politike.

Por aktori Astrit Cerma, i ka dalë në mbrojtje, duke kujtuar kohën e largët të vitit 1997, kur Shqipëria ishte në mes të luftës.

Përmes një postimi në rrjetin social, aktori kujton pak nga ajo kohë, kur festonin 60 vjetorin e kolegut të tij në qytetin e Elbasanit dhe mes tyre kishin edhe nga ata që ishin spiuna të partisë. Por pavarësisht kësaj, shoqëria mes tyre ka qenë e mirë.

Aktori thekson se kanë kaluar plot 24 vjet që nga ajo kohë dhe sipas tij çuditërisht, ata njerzi që u rënë dhembet para e pas “demokracisë” duke sharë, kanë mbetur po ato, por, tani kanë vënë proteza. Proteza nga më të shtrenjtat e më të ndyrat me të cilat shajnë, kërcënojnë, kafshojnë.

Postimi i plotë i aktorit:

I dashur Berti….

Të kujtohet 60 vjetori i Demirit.

U mblodhëm të gjithë, ti, Kadriu, Luftari, Vangjushi, shokë dhe kolegë..

Ishin ditët e para të muajit të parë të atij viti ogurzi.1997

Në atë kohë, me ta marr vesh se Teatri Skampa do të festoi ditlindien e Artistit të Popullit Demir Hyskia, militant të partisë e të pushtetit të asai kohe u sulën të tërbuar me shantazhe e kërcënime.

Nuk mund ta harroi dhe nuk mund të rri pa e përmendur një profesor tek ?Aleksandër Xhuvani?, që ?para 90-tës? gjysma e dhëmbeve i kishte rënë duke sharë imperializmin, revizionizmin, Niçen e Dostojevskin, dhe pas 92, gjysma po i binte duke mallkuar e anatemuar, komunizmin, socializmin, Marksin e Kadaren. Më erdhi në zyrë si i tërbuar dhe duke shkumbëzuar më ?këshilloi?:

?Po festove pervjetorin  e ish komunistit, e ish deputetit, ne, demokratët nuk ta falim..Festoje po..gjej brimë e futu masanej?..

?Do ta festojm, ja preva. Do ta festojmë sepse do të festojmë ditlindien e njeriut dhe artistit të nderuar të Elbasanit e të Shqipërisë.?..

Për ndonjë fond shtesë as nuk u bë fjalë fare. Nga ministria e nga bashkia, na erdhën vetëm dy shkresa me dy fjalë edhe një apostrof: “S’kemi fonde..”..

Problemin e zgjithëm me ndihmën e shitsave dhe tregëtarëve Elbasanas, që na dhuruan pa hezitim para edhe dhurata të ndryshme për Demirin, por, ajo që na u dhimbë për atë festim dhe na vuri në “siklet” ishte përgjigja e Ministrit Teodor Laço dhe K.Bashkisë Elbasan Engjëll Daklit..

I pari më mori në telefon dhe më sqaroi me shumë “falje” se nuk mund të merrte pjesë, sepse “ishte i ftuar në një ekspozitë”, ndërsa i dyti na solli një shkresë ku shënohej:” Të shtunën, ora 10, kam pritie populli”…

Fill pas këtyre, edhe kryetari P.D së qytetit na sjell një “kërkesë” për sallën e teatrit për një farë “konference” që do të bënte në shkallë rrethi me antarët e partisë së tij pikërishtë ditën shtunë në orën 10…

Ne, organizatorëve të ditlindies, na krijua një far bindie se ishim rrethuar kaq keq nga pushteti “blu”, sa, hothëm dhe mendimin që të mos ftonim asnjeri, por ta festonim brend për brenda teatrit.

Sidomos, për ty Berti, nuk ta kam thënë më vonë sepse më vinte zor, por, po ta them tani, ngula këmbë unë:.

“Berti ka qenë deputet i P.D kështu që…Siç po i shohim hesapet e kësai kohe, kam frikë se do ta fusim “në siklet” si këta të tjerët. Bëjmë sikur e kemi harruar ta lajmërojmë, edhe..”…

Më kundërshtoi me të madhe Et’hem Lulja: “Berti është Berti, është shoku i jonë më tha. Ai është artist i madh por është edhe njeri i madh…

“Edhe Ministri shkrimtar i madh është, ja ktheva, edhe kryetari bashkis inxhinjer i madh, edhe kryetari i partisë, edhe për njerës të mëdhenjë i njohim, por…”….

Mban mend. Ne vendosëm të vimë edhe erdhëm dhe të takuam në Tiranë.

U gëzove pa masë dhe na qetsove pa masë: “Do ta festojmë ditlindien e Demirit. Të shokut e kolegut tonë. Aq mirë do ta festojm sa…

Dhe e festuam..

Të shtunën erdhët të gjithë, Kadriu, Luftari, Vangjushi.

U harrua “ftesa e ekspozitës” dhe së bashku me ju erdhi edhe Ministri, Teodori me kujtimet e tia të mrekullueshme. Sapo e mori vesh kryetari i Bashkisë Engjëlli ardhjen tuaj” e shtyu pritien e popullit”, mori me vete humorin e tij dhe erdhi..

Salla u mbush plot me kolegë, shokë, elbasanas…

Kan kaluar 24 vjet që at’herë…

Çuditërisht, ata soj njerzish që u rënë dhembet para e pas “demokracisë” duke sharë kan mbetur po ato, por, tani kan vënë proteza. Proteza nga më të shtrenjtat e më të ndyrat me të cilat shajnë, kërcënojnë, kafshojnë..Punë e madhe..

Edhe ne mbetëm po ata…

Të kujtohet një batutë që ta thoshte kolegia, shkodrania, Vjollca me dukej quhej, tek komedia “Udha e Zavalinajve” e Thanas Borodanit:

– Luj more prej vendit..

– Luj ti- i përgjigjeshe. Ti luj. Se unë jam mirë e shumë mirë këtu ku jam…

Ndaj i dashur miku jonë, të uroj një gjumë të qetë për prehjen tënde. Një mëngjes të lehtë për të dashurit që të rrethojn. Një kafe të ëmbël për shokët e kolegët që të presin. Një shëtitje shlodhëse, për njerzit që të përshëndesin. Dhe një rrol të ri për skenën dhe ekranin që aq shumë i ke nderuar…/CNA.al

Lajmet e fundit nga