LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Po korr sukses në skenat ndërkombëtare/ Enkeleda Kamani hap Web TV-në e re në Teatër

10 Mars 2021, 13:33, Kulturë CNA

Muzika klasike në Shqipëri kanë nxjerrë shumë talente, të cilët i kanë kaluar kufijt. Këtu mund të përmendim, Inva Mulën, Saimir Pirgun, Ermonela Jahon dhe shumë të tjerë.

Më e fundit që po korr sukses në skenat ndërkombëtare është sopranoja, Enkeleda Kamani.

Ajo ka performuar pak ditë më parë në Teatrin e njohur Massimo në Palermo, ?E dashura ime Susanetta!?, pjesë e film-operas ?Kohët e mira do të kthehen?, duke përuruar Web TV-në e re të tij.

Një mënyrë e tillë është zgjedhur për shkak të pandemisë, megjithatë shumë persona të cilët e kanë ndjekur online janë surprizuar nga talenti i shqiptares.

Kujtojmë që më herët, Kamani ka prekur edhe skenën e njohur të teatrit ?La Scala?, duke i bërë krenarë të gjithë.

Roli i fundit, para se qeveria italiane, të vendoste masat e ashpra të karantinës, ishte ai i Lucias në ?Lucia di Lammermoor? të Donizetti-t. Dalja nga izolimi e riktheu shpejt Kamanin në dritat e skenës, në rolin e Oscar-it tek opera ?Një Ballo me Maska?.

Kamani u rikthye këtë sezon në rolin e Gilda-s, në ?Rigoletto?, në 120 vjetorin e kompozitorit Giueppe Verdi dhe të shquar Davide Livermore. Një prej roleve më të dashur, siç thotë ajo. Nje ?Gilda? magjepsëse!

Një soprano e bukur, shumë e ëmbël dhe zë të butë, shumë muzikor dhe uniform në çdo regjistër, i japin karakterit të Gildës trashësinë e duhur të një vajze pa përvojë, por me vullnet të fshehur mirë, duke e privuar atë falë leximi i drejtorit të orkestrës dhe regjisorit, i çdo qëndrimi fëminor apo koketë që shpesh i jepet vajzës së varfër të protagonistit. Vlen të përmendet ?Të gjitha festat në tempull? të kënduara me buzët e një zëri të butë lotësh nga Enkelejda Kamani./CNA.al

?Një yll i ri ka lindur?/ Kush është Enkelejda Kamani, sopranoja shqiptare që po arrin majat në Itali

Lajmet e fundit nga