LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bota e artit në zi/ Ndërron jetë këngëtari dhe kompozitori i njohur korçar

25 Shkurt 2021, 20:06, Kulturë CNA

Një lajm i hidhur ka ardhur mbrëmjen e sotme për botën e artit.

Mësohet se ka ndërruar jetë këngëtari, artisti dhe kompozitori korçar Naum Terova.

Bëhet me dije se Terova ka humbur jetën si pasojë e Covid-19, pasi nuk e ka fituar dot betejën me këtë virus të padukshëm.

Ai ka qenë i shtruar prej disa ditësh në njërin nga spitalet Covid dhe fatkeqësisht gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.

Terova është një personalitet i shquar i njohur në të gjithë vendin, por veçanërisht një ndër artistët më të pëlqyer dhe respektuar në Korçë.

Për disa vite ai ka qenë regjisor i Karnavaleve të Korçës./ CNA.al

Lajmet e fundit nga