web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I famshëm për shumë role/ Meta dekoron me titullin “Mjeshtër i Madh” aktorin Petrika Riza

2 Shkurt 2021, 16:01, Kulturë CNA

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar sot aktorin e famshëm korçar dhe shumë të dashur për shqiptarët Petrika Riza.

Ky i fundit, ka lindur në 1 qershor 1947 në qytetin e Korçës. Fillon jetën e tij profesionale që në moshë të re, në vitin 1964, duke u aktivizuar në trupën amatore të Teatrit të Korçës. Më pas do të bëhet aktor profesionist në Teatrin ?Andon Z. Çajupi? të po këtij qyteti. Të shumta janë rolet e tij si në Teatër ashtu edhe në Kinematografi.

Interpretimi i tij i parë në kinematografi do të jetë në rolin e brigadierit të repartit të saldatorëve në filmin “Montatorja”, në vitin 1970. Më tej do të vazhdonin më se 20 interpretime në filma artistikë dhe televizivë.

Shtati i lartë, zëri i plotë, qetësia dhe siguria skenike apo dhuntia për të krijuar një gjendje emocionale të ngarkuar, vetëpërmbajtja, e kanë bërë lojën e tij aktoriale të pëlqyer dhe për publikun.

Ka luajtur mjaft role, si te dyta dhe te vogla, po ashtu edhe kryesore e protagoniste. Xhaxha Madhi në shfaqjen ?Rruga e Madhe? të Vangjush Zikos(1974), Xhon Kelleri tek ?Ishin të gjithë bijtë e mi? e A. Milerit (1976), dhespoti Filothe te ?Plumbat e shkronjave? e Naum Priftit(1980), komisari te ?Përbindëshi?(1983), Volpone te Volpone e B. Xhonsonit, prokurori te ?Denoncimi? e Ruzhdi Pulahës etj.

Në vitin 2007, në spektaklin e titulluar “Protagonist 2007”, të organizuar nga Bashkia Korçë, për të vlerësuar artistët më të mirë, personalitetet më të spikatura në sferat e ndryshme të artit, atij figurativ, muzikës, skenës dhe të interpretimit të artit korçar, do t?i jepet Çmimi ? Aktori më i mirë?.

Ndërkohë që presidenti i dha titullin e lartë ?Mjeshtër i Madh?.

 

?Artisti i mirënjohur korçar Petrika Riza, është padyshim një personalitet i shquar i teatrit dhe i kinematografisë shqiptare, i cili me talentin, gjallërinë e interpretimit dhe lojën e veçantë aktoriale e ka ngritur dhe zhvilluar artin skenik në nivele të larta, duke merituar vlerësimin dhe duartrokitjet e ngrohta të publikut.

Intepretues i mbi njëqind roleve në dramë, komedi dhe kinematografi, me një karrierë të ndritur artistike për gati gjysëm shekulli, Petrika Riza ka portretizuar mjeshtërisht dhe realisht personazhet e dramat e tyre psikologjike, duke i bërë ato të pashlyeshme nga kujtesa e artdashësve shqiptarë, që nuk kanë për ta harruar forcën aktoreske, mjeshtërinë artistike, zërin e ngrohtë e potent dhe origjinalitetin e interpretimeve të tij.

Në vlerësim dhe mirënjohje për gjithë kontributin e dhënë për artin shqiptar, pata sot kënaqësinë të nderoja Petrika Rizën me Titullin e lartë ?Mjeshtër i Madh??, shprehet Meta./CNA.al





Lajmet e fundit nga