LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shuarja e poetit Lefter Çipa/ Meta: Nderi i Kombit, na la një trashëgimi të vyer artistike e kulturore

18 Shkurt 2021, 08:36, Kulturë CNA

Ditën e djeshme u nda nga jeta legjenda e poezisë dhe e polifonisë shqiptare, Lefter Çipa.

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij pë rndarjen nga jeta të Lefter Çipës duke e cilësuar atë si Nderi i Kombit. Në postimin e tij Meta shkuran se Çipa na la të gjithëve një trashëgimi të vyer artistike e kulturore.

?Dhembje e trishtim nga lajmi, që nuk do donim ta merrnin kurrë, legjenda e poezisë dhe e polifonisë shqiptare, Nderi i Kombit, Lefter Çipa, u nda sot prej nesh. Krijuesi brilant i Bregut, me frymëzim thellësisht kombëtar, iku në përjetësi, për të na lënë të gjithëve një trashëgimi të vyer artistike e kulturore, ku spikatin perlat e polifonisë shqiptare të krijuara mjeshtërisht prej tij dhe që do këndohen në jetë të jetëve, sa të ketë shqiptarë. Familjes Çipa, komunitetit të dashur të Pilurit kuqezi, gjithë poetëve dhe polifonëve, ju përcjell ngushëllimet më të ndjera për këtë humbje të pazëvendësueshme, që na lëndoi të gjithëve. Lefter Çipës i jeton poezia, i jeton kënga, i jeton shpirti kuqezi! I paharruar kujtimi i tij!?,shkruan Meta./CNA.al

Lajmet e fundit nga