LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse 25 Marsi dita e (Evangjelizmoit) Ungjillizimit  është dita e vajzave, grave dhe nënave?

25 Mars 2021, 08:47, Kulturë CNA

E  kremtja e (Evangjelizmojit) Ungjillizimit e Gjithmonë Virgjëreshës Zonjë Shën Mari që festohet në 25 mars në Kishën Orthodhokse e ka shkakun e saj tek ngjarja tragjike në kopshtin e Edenit, ku gruaja e parë Eva u gënjye nga engjëlli i rënë djalli që ishte futur tek gjarpëri,ashtu si na thuhet tek Zanafilla

?Por gjarpri ishte më dinaku ndër të gjitha bishat e fushave që Perëndi kishte krijuar, dhe i tha gruas: “A ka thënë me të vërtetë Perëndia: “Mos hani nga të gjitha pemët e kopshtit?”.Dhe gruaja iu përgjegj gjarprit: “Nga fruti i pemëve të kopshtit mund të hamë;por nga fruti i pemës që është në mes të kopshtit Perëndia ka thënë: “Mos hani dhe mos e prekni, ndryshe do të vdisni””.

Atëherë gjarpri i tha gruas: “Ju s`keni për të vdekur aspak;por Perëndia e di që ditën që do t`i hani, sytë tuaj do të hapen dhe do të jeni në gjendje si Perëndia të njihni të mirën dhe të keqen”.Dhe gruaja pa që pema ishte e mirë për t`u ngrënë, që ishte e këndshme për sytë dhe që pema ishte i dëshirueshme për ta bërë të zgjuar dikë; dhe ajo mori nga fruti i saj, e hëngri dhe i dha edhe burrit të saj që ishte me të, dhe hëngri edhe a.

Atëherë iu hapën sytë të dyve dhe e panë që ishin lakuriq; kështu ata qepën gjethe fiku dhe bënë breza për t`u mbuluar.(Zanafilla 3 1 7).

Eva ( nënë e të gjallëve) me pranimin e gënjeshtrës së satanait, solli lajmin e keq sëbashku me frutin e ndaluar dhe  vdekjen tek burri Adami, tek fara e tij dhe bijtë e saj (njerëzimi).

Perëndia i dashurisë nuk e la njeriun në lajmin e keq, që solli mos bindja e gruas së parë, por dha lajmin e mirë në Eden, se: ?Unë do të shtie armiqësi midis teje dhe gruas, midis farës sate dhe farës së saj; fara e saj do të shtypë kokën tënde, dhe ti do të plagosësh thembrën e farës së saj”.(Zanafilla 3 15).

Në këto fjalë profetike gjendet Ungjillizimi (Lajmi i mirë) i parë për njerëzimin.

Kur Eva lindi Kainin mendoi se ajo ishte gruaja që do të sillte Shpëtimtarin edhe se shpejtë nëpërmjet tij do të lirohej nga mallkimi edhe pasojat e mëkatit fillestar,por kur Kaini vrau vëllain e tij Abelin ajo u hidhërua më tepër dhe e humbi shpresën.

Duke parë pasojat e hidhura të mëkatit tek fëmijët e saj dhe më vonë tek i gjithë njerëzimi ajo vdiq e pikëlluar se nuk mundi dot ta koorigjojë gabimin e madh që  bëri dhe tragjizmin që i solli njerëzimit kur dëgjoi gjarpërin mendor (djallin).

Shumë gra kaluan në historin e njerëzimit dhe lindën heronj të mëdhenj duke menduar se ato u zgjodhën për të lindur Shpëtimtarin, por fëmijët e tyre vdiqën si të gjithë të vdekshmit dhe shpirtrat e tyre u burgosën në hadh( bota e të vdekurve që sundohej nga djalli zotëria i videkjes).

Por kush është gruaja që nga fara e sajë do të linde një shpëtimtar?

Për këtë grua ( virgjërëshë) na lajmëron Ungjilli që lexojmë në këtë të kremte :

?Në muajin e gjashtë, engjëlli Gabriel u dërgua nga Perëndia në një qytet të Galilesë, që quhej Nazaret,te një e virgjër, që ishte e fejuar me një njeri që quhej Jozef, nga shtëpia e Davidit; dhe emri i virgjëreshës ishte Maria.Dhe engëlli hyri te ajo dhe tha: ?Gëzohu, o hirplote, Zoti është me ty; ti je e bekuar ndër gratë?.Por kur e pa atë, ajo mbeti e shqetësuar nga fjalët e tij, dhe pyeste vetveten çfarë kuptimi mund të kishte një përshëndetje e tillë.Dhe engjëlli i tha:

?Mos ki frikë, Mari, sepse ke gjetur hir para Perëndisë.Dhe ja, ti do të mbetesh shtatzënë dhe do të lindësh një djalë, dhe do t`ia vesh emrin Jisu.Ai do të jetë i madh dhe do të quhet Biri i Shumë të Lartit; dhe Zoti Perëndi do t`i japë fronin e Davidit, atit të tij;dhe do të mbretërojë mbi shtëpinë e Jakobit përjetë, dhe mbretëria e tij nuk do të ketë kurrë të sosur?

Dhe Maria i tha engjëllit: ?Si do të ndodhë kjo, përderisa unë nuk njoh burrë??.Dhe engjëlli duke u përgjigjur, i tha: ?Fryma e Shenjtë do të vijë mbi ty dhe pushteti i Shumë të Lartit do të të mbulojë me hijen e vet; prandaj i shenjti që do të lindë prej teje do të quhet Bir i Perëndisë.

Dhe ja, Elizabeta, e afërmja jote, edhe ajo, në pleqërinë e saj, mbeti shtatzënë me një djalë; dhe ky është muaji i gjashtë për të, që e quanin shterpë,sepse me Perëndinë asgjë s`është e pamundshme“.Atëherë Maria tha: “Ja shërbëtorja e Zotit; le të më ndodhë sipas fjalës sate?. Dhe engjëlli u largua prej saj.(Luka 1 26 38).

Bindja e Virgjëreshës Mari tek lajmi i mirë që i tha kryeëngjëlli Gabriel është e kundërta e mosbindjes së Evës.

Maria solli lajmin e mirë, gëzimin e fitores të jetës mbi vdekjen tek i gjithë njerëzimi, ajo pranoi në emër të të gjithë nënave si më e bekuara mbi të gjitha gratë, të bëhej Nëna e Fjalës, Birit të Perëndisë i cili do të mishërohej nga fara e gruas, pra pa farën e Adamit mëkatar , dmth një lindje virgjërore dhe do quhej Jisu ,Shpëtimtari i njerëzimit.

Ky Jisu është Djali i profetësisë të Edenit, që duke i shtypur kokën gjarprit (djallit ) dhe ai  do t?i kafshonte themrën,dmth me anën e njerëzve do ta kryqëzonte, por vdekja në kryq e Krishtit do të ishte fundi i djallit, sepse pasohet nga Ngjallja e Lavdëruar, ashtu siç këndojmë për Pashkë: ??Krishti u ngjall së vdekurësh me vdekjen vdekje shkeli dhe të varrosurve jetën u fali?.(Përlëshorja e Ngjalljes)

Prandaj e Tërëshënjta Gjithmonë e Virgjëra,Zonja Shën Mari, quhet Eva e dytë që solli Adamin e dytë i Cili i jep jetë të përjetshme njerëzve të lindur : ”as nga vullneti i mishit,as nga vullneti i burrit,(fara e Adamit) por janë lindur nga Perëndia”( me Misterin e Pagëzimit ) (Joani 1 ;14)

Duke e zhvilluar në mënyrë të mrekullueshme këtë doktrinë të përputhjes në Ekonominë e Shpengimit në Krishtin nëpërmjet Zonjës Shën Mari, Gruas më të bekuar ndër gratë, shën Irineu i Lionit shkruan:

?Sikurse ajo (Eva) u mashtrua nga fjalët e një engjëlli, që t?i shpëtonte Perëndisë duke shkelur fjalën e tij, kështu edhe kjo (Maria) mori lajmin e mirë nga një engjëll, që të mbante Perëndinë duke iu bindur fjalës së tij; dhe ashtu si ajo u mashtrua që të mos i bindej Perëndisë, kështu edhe kjo iu bind fjalëve të engjëllit që t?i bindej Perëndisë, që prej Evës së virgjër, Virgjëresha Mari të bëhej mbrojtësja jonë; dhe ashtu si gjinia njerëzore i ishte nënshtruar vdekjes nga një e virgjër, ajo u çlirua nga një e virgjër, mosbindja e një virgjëreshe u balancua me bindjen e një virgjëreshe?.(Sinaksari i ditës)

Sot në të kremten e Evangjelizmoit e gjithë bota kremton, sepse përmes Virgjëreshës Mari, gjithë bota gjen mënyrën për t?u kthyer tek Perëndia, nëpërmjet Birit të saj Jisu Krishtit, që tha ? Unë jam rruga e vërteta dhe jeta dhe askush nuk shkon tek Ati veç me anën time?.(Joani 14:6)

Në këtë të kremte të Ungjillizimit, orthodhoksia përkujton jo vetëm veprimin hyjnor të Birit të Perëndisë, që nga dashamirësia e Tij mori trup prej Shpirtit të Shenjtë nga Virgjëresha Mari ,por përkujton gjithashtu përgjigjen, po, njerëzore nëpërmjet Tërëshejntës Maria, që pranoi lirshëm vullnetin Hyjnor në emër të njerëzimit.

Kur Kisha Orthodhokse tregon nderim ndaj Nënës së Perëndisë, nuk është pikërisht, sepse Perëndia e zgjodhi atë, por sepse edhe ajo vetë zgjodhi Perëndinë.

Në atë është lartësuar përgjigjaja njerëzore ndaj vullnetit të Perëndisë, sepse në fytyrën e Virgjëreshës Mari tërë njerëzimi i përgjigjet Perëndisë dhe i thotë: ? U bëftë në mua sipas fjalës sate?.

Çdo gjini femërore, vajzë ,grua,nënë që imiton jetën e Gjithmonë Virgjëreshës Zonjën Shën Mari ka mundësi të gëzohet me gëzimin e saj , të lavdërohet me lavdinë e saj duke u bërë dhe ajo nënë dhe motër e Krishtit , sepse vetë Zoti tha: ?Kushdo që bën vullnetin e Atit tim më është ?nënë edhe motër?( Mateu 12-50).

Në këtë mënyrë ajo do të lavdërohet së bashku me të Tërëshënjtën Hyjlindësen Mari në krijimin e ri, si “më e nderuar se keruvimet dhe më e lavdëruar pa krahasim se serafimet.”

Çdo grua ka lirinë të zgjedh rrugën e saj. Liria është një privilegj i madh, por dhe i frikshëm, sepse varet si e përdor dhe çfarë modeli zgjedhin të imitojnë , atë të Evës, të egoizmit dhe rebelelimit, a po atë të Virgjëreshës Mari ( Eva e dytë), rrugën e përulësisë dhe bindjes.

Kjo ditë ka më shumë mesazh dhe kuptim për të qënë festa e gjithë gjinisë femërore, gruas,nënës, motrës, sipas modelit të dy grave më të rëndësishmë në historinë e njerëzimit ,të Evës që me mosbindjen egoiste solli mallkimin dhe hidhërimin  dhe të Tërëshenjtës Virgjërëshës Mari me bindje të përulur solli bekimin dhe gëzimine Zotit në botë.

25 Marsi festohej si ditë e grave në vëndet e krishtera, deri kur u zëvëndësua padrejtësisht nga dita e revoltës të grave në rrugët e New York-ut në 8 mars të  vitit 1857, që u bë dita ndërkombëtare e gruas nga O.K.B. 1977.

Kisha Orthodhokse në këtë ditë këndon me gëzim: ??Sot është nisja e shpëtimit tonë dhe shfaqja e misterit të qëmotshëm ,i Biri Perëndisë bëhet i Biri Virgjëreshës dhe Gabrieli Ungjillizon këtë gëzim. Prandaj le t?i thërresim Hyjlindëses ;Gëzohu o Hirplotë ,Zoti është bashkë me ty .Amin”.(Përlëshorja e festës)

Për shumë vjet (Evangjelizmojnë) Ungjillizimin dhe ta gëzojnë dhe festojnë, këtë ditë të Gruas më të bekuar në botë, të gjitha ato vajza , nëna dhe gra që duan ta imitojnë Zonjën Shën Mari në jetën tyre. Amin.

Miron Çako

 

 

Lajmet e fundit nga