LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Infektohet me COVID-19/ Çun Lajçi: Nëse shpëtoj, s’do të jetë nevoja të më blini lule

29 Mars 2021, 13:39, Kulturë CNA
Infektohet me COVID-19/ Çun Lajçi: Nëse shpëtoj,

Infektohet me COVID-19, aktori dhe shkrimtari i njohur shqiptar, Çun Lajçi. Ka qenë vetë Lajçi, i cili e ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social ?Facebook? lajmin se është prekur nga koronavirusi.

Ai ka folur në lidhje me gjendjen shëndetësore të tij, ku ka dërguar edhe një mesazh për ndjekësit e tij.

Lajçi theksoi se në rast se bëhet mirë dhe shpëton luftën ndaj koronavirusit, pasi sipas tij të gjithë kanë për të shpëtuar, nuk do të detyrohen t?i blejnë lule dhe t?ia zmadhojnë fotografinë e tij, nëse do të vdes.

?Nëse?!

Nëse e han dreqi me shpëtua nga Covidi, bahet mirë për mua e bahet mirë edhe për juve. ? S?do t?keni nevojë me ma zmadhue fotografinë as me ble buçetën me lule e me vu n?shkallët e teatrit të fotografia ime e zverdhueme! Po Kam thanë, Drelajt janë larg me ardhë ju mbas kufomës sime!

Atje ka zogj e njerëz s?me duhen! Njeni kur m?pa me libra n?rrugë, n?Kumanovë m?duket, me shkroi: Me kalua kah shtëpia ime me këto libra, të ndjeki me qen deri n?Pejë!

Mos i thashë se lodhet qeni, se unë n?rrugë kam lindë e n?rrugë kam me vdekë! Nëse e han dreqi më shpëtua nga virusi, keni shpëtua edhe ju, se s?ka me iu ra mallkimi që s?keni ba gja për mua, (s?kam dashtë mashtrim sa për fotografi) se vet kamë dashtë me m?përcjellë zogjët, e me vdekë tue knua me mua!?, shprehet Lajçi./CNA.al

Lajmet e fundit nga