LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

REPORTAZH-Pogradeci perla e turizmit/ Xhakolli: 100 ditë vere, 100 ditë feste

30 Maj 2021, 06:38, Kulturë CNA
REPORTAZH-Pogradeci perla e turizmit/ Xhakolli: 100 ditë vere, 100

Qyteti i Pogradecit duket se vitet e fundit po rikthen më shumë turistët në juglindje, për vetë faktin se është qytet liqenor dhe ndryshe nga Korça sjell të tjera atraksione që nuk mund të lihen pa u vizituar nga afër.

Vera po afron, madje me plot gojë mund të themi se jemi në këtë stine  ndonëse ende nuk është çelur sezoni turistik në Pogradec. Gjatë vizitës tonë në këtë qytet, u ndalëm në Bashkinë e qytetit, për t?u takuar me kryetarin Ilir Xhakolli e për të mësuar prej tij me shumë kureshtje risitë që do të sjellë ky sezon turistik për Pogradecin.

Lajmin e mirë, Xhakolli na e dha që në momentin e parë që e takuam : ?Sezoni turistik çelet zyrtarisht në datën 6 Qershor?. E normalisht që nuk mund të mos e pyesnim për risitë që do të sjellë bashkia për këtë sezon turistik.

Kalendari ?100 Ditët e Verës? është risia e këtij viti, që do të përfshijë një sërë aktivitetesh prej muajit Qershor deri në muajin Shtator. Pra 100 ditë që do të jenë të mbushura më atmosferë festive, kulturore, artistike që do të shoqërojnë jo vetëm banorët e Pogradecit, por do të afrojnë turistët vendas e të huaj.

?Kemi menduar që çdo ditë e këtij sezoni të ketë veçantinë e saj në larminë e aktiviteteve të planifikuara. Krahas aktiviteteve kulturore, artistike dhe sportive, në Pogradec do të organizohen vizita në Monumentet Kulturore, historike dhe natyrore që ka qyteti.

Gjithashtu në këtë sezon janë të përfshira disa aktivitete ndërkombëtare si ?Festivali Ballkanik i Teatrove të Kukullave?, ?Festivali Ballkanik i Filmit?, ?Konkursi Ndërkombëtar i Letërsisë Humoristike? si edhe ?Kampionati Ballkanik i Beach Volleyball?.

Të gjitha këto aktivitete kanë të njëjtin ?mision? , kthimin e Pogradecit në destinacionin e preferuar të turistëve, si edhe bashkëpunimin mes shteteve fqinje për shkëmbim të eksperiencave gjatë këtyre 100 ditëve. Pjesë e pandarë e këtij kalendari do të jenë koncertet çdo fundjavë me muzikë, këngë qytetare apo popullore që pëlqehen shumë.? ? ka thënë për CNA.al kryetari Ilir Xhakolli.

Pasi kaluam një vit të vështirë gjatë pandemisë, viti 2021 do të jetë ai që do të rikthejë vizitorët në qytetin liqenor. E duket së pritshmëritë e kryetarit dhe të stafit të tij janë mjaft të mëdha për këta të fundit. Pritet që të ketë shumë vizitorë, jo vetëm vendas por edhe të huaj.

E kjo duket nga prenotimet e shumta në të gjitha strukturat akomoduese të Pogradecit, ku ndryshe nga viti 2020 që pati rënie të turistëve, këtë vit pasi u largua dimri, çdo fundjavë ka qënë e prenotuar. Fryma pozitive e vizitorëve, që preferojnë ajrin e pastër, natyrën piktoreske dhe fshatrat turistikë, ndihet ditë pas dite.

Fokusi i aktiviteteve nuk do të jetë vetëm qyteti i Pogradecit, por edhe fshatrat turistikë dhe zonat e thella malore që të japin një tjetër pamje dhe kënaqësi. Lidhur me këtë, Xhakolli përmend sërish një sërë aktivitetesh që do të jenë ndër më të veçantat.

?Konkretisht kemi ?Festa e Teta Ollgës? në Tushemisht, e cila lidhet me personazhin e Violeta Manushit, aty ku janë xhiruar 2 filmat shqiptarë ?Shoqja nga fshati dhe Zonja nga qyteti? e ku do të ketë promovim të kulinarisë me panaire të ndryshme dhe me punimeve artizanale të zonjave te fshatit.

Një tjetër festë është  ?Festa e Koranit? në Lin e cila organizohet për herë të parë dhe ka si tematikë gatimet e restoranteve të pershkut si edhe pasurimin e liqenit me peshqit e rinj që do të hidhen këtë sezon në liqen.

Ndër të tjera do të organizohet edhe edicioni i dytë i ?Mokra në Festë?, e cila do të bëjë bashke Mokrrën e Sipërme me Mokrrën e poshtme, me fokus promovimin e historisë së kësaj zone, kulturës e traditës dhe kulinarisë.? ka treguar më tej Xhakolli.

Bashkia Pogradec ka përgatitur disa botime si ?Vështrim i përgjithshëm i Pogradecit?, Guidat malore dhe fletë palosje në tre gjuhë  (shqip, anglisht, frëngjisht), dhe në këto botime çdo i interesuar do të njihet me vlerat dhe pasuritë historike, kulturore dhe natyrore të Pogradecit.

Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim zyrtarisht çeljen e sezonit turistik dhe të sjellim në vëmendje të tjera reportazhe lidhur me aktivitetet e Kalendarit ?100 Ditët e Verës?./ CNA.al

Adresat e emailit per kontakt

www.bashkiapogradec.gov.al

[email protected]

Lajmet e fundit nga