
REPORTAZH-Turizmi në Dardhë/ “Shtëpia e gjuetarit”, destinacioni i preferuar i vizitorëve
Në këto ditë të ngrohta qershori, tani që fillon sezoni turi...
Për gati 1000 vjet, çdo vit në 22 Maj me Kalendarin Grigorian dhe në 3- 4 Qershor me Kalendarin Julian shën Joan Vladimiri venerohet (nderohet) nga e gjithë Kisha Orthodhokse në botë dhe veçanërisht në zonën e Ballkanit në fshatin Krajë të Malit të Zi afër Shkodrës, ku është edhe vendlindja e shenjtorit dhe në fshatin Shijon afër Elbasanit, ku u varros trupi i tij dhe më vonë aty u ndërtua Manastiri i Hirshëm i shën Joan Vladimirit.
Shenjtori ka lindur në shek. X dhe ishte bir i Nemanit dhe nip i mbretit bullgar Simeoni i Ohrit (890?927). Nemani ishte mbreti i Ilirisë dhe sundonte Malin e Zi, Dalmacinë, Bosnjën dhe disa krahina të Greqisë pranë Prevezës. Mbas vdekjes së Nemanit, mbretërinë e trashëgoi Vladimiri i biri i tij.
Joani dallohej si një mbret shumë besimtar, me moral të lartë, bamirës dhe paqësor. U interesua për përhapjen e besimit orthodhoks te shtetasit e tij, ai mbrojti Kishën nga herezia (e bogomilëve), ndërtoi kisha, manastire dhe institucione bamirësie.
Në një betejë me Samuelin, mbretin e Bullgarisë, u zu rob prej tij dhe u burgos në kryeqytetin e Ohrit. Atje njihet nga princesha Kozara, bija e carit Samuel, e cila admiron bukurinë dhe mirësinë e Vladimirit. Ajo i kërkon të atit martesën me Vladimirin. Samueli pranoi dhe e dërgoi Joanin përsëri në mbretërinë e tij të mëparshme.
Vladimiri i kërkoj gruas së tij Kozares që tia kushtonin gjithçka dashurisë së Zotit madje edhe gëzimet e martesës duke jetuar në virgjëri, që të shijonin që në këtë jetë gjendjen engjëllore, ky një vyrtut shumë i rallë tek çiftet e martuar mes të krishterëve.
Me vdekjen e car Samuelit mbretërinë e tij e mori i biri, Radovan, por ai u vra nga kushëriri i tij, Vladisllavi një njeri i pashpirt dhe lakmitar. Mbasi mori mbretërinë e Bullgarisë, ai kërkonte t?i merrte mbretërinë dhe Joan Vladimirit dhe për ta gënjyer shenjtorin i dërgoi një kryq si shenjë besnikërie.
Vladimiri në mirëbesim shkoi në oborrin e Vladisllavit në Ohër, ai kërkoi t?i presë kokën me shpatë Joanit, por nuk mundi. Atëherë mbreti Joan i tha: ?Me kryqin që më tradhtove mund të ma presësh kokën?. Pastaj iu tha shoqëruesve të tij: ?Mos u hakmerrni, mos derdhni gjak për mua. Le te jetë flija ime për paqen midis popullit!?
Vladisllavi ia preu kokën me kryqin e drunjtë. Joani e mori kokën e tij në duar dhe hipën mbi kalin e tij dhe drejtohet nga qyteti i Ohrit në qytetin e Elbasanit (Skampa), që ishte përgjatë Rrugës Egnatia, në qendër të Shqipërisë (Ilirisë).
Kali qëndroi dhe u gjunjëzua në një kishë që shenjtori e kishte ndërtuar vetë në mes të një pylli, i nxitur nga një shfaqje e një engjëlli që ju shfaq në formë shqiponje kohë më parë duke i dhënë një kryq që shenjti e mbante gjithmonë me vete.
Mbasi arriti aty, koka e Joanit foli duke thënë: ?Në duart e tua o Zot, e dorëzoj shpirtin tim ?.
U dëgjuan himne engjëllore në atë vend dhe vendi u mbush me aromë të mirë. U bënë shumë shërime dhe mrekulli te të sëmurët, shenja këto që Zoti e kishte panuar shpirtin e mbretit Joan dhe e kishte nderuar ndër shenjtorët.
Peshkopi i zonës bashkë me besimtarët varrosën me nderime trupin e shenjtorit, më 4 Qershor 1015 me Kalendarin Julian dhe me 22 Maj të vitit 1015 sipas Kalendarit Grigorian.
Tradita thotë se mbretëresha Kozara, gruaja e tij e kërkoi trupin e Joanit, dhe mbasi e gjeti, vendosi të qëndrojë në atë vend për të gjithë jetën, duke bërë jetë murgeshe e strehuar përkrah Kishës (Shën Triadhës) ku ndodhej varri i Vladimirit.
Lipsanet (eshtrat) e shenjtorit për gati 1000 vjet kanë lëvizur në vende të ndryshme për nderim dhe mbrojtje. Ato janë transportuar në fillim në Krajë të Malit të Zi. Aty kanë qëndruar deri në vitet 1215, pastaj u transportuan nga despoti i Epirit, Mihal Engjëlli dhe u vendosën në Durrës, dhe aty qëndruan deri në vitin 1381.
Në vitin 1381, Karl Topia, zoti i Arbrit (1359) kontribuoi në ndërtimin e manastirit, i cili filloi në vitin 22 të zotërimit të tij dhe mbaroi në vitin 24. Në atë vend u transportuan lipsanet e shenjtorit dhe qëndruan aty deri në vitin 1967, me mbylljen e manastirit.
Karl Topia, si ktitor (mbrojtës) i manastirit ka qenë varrosur aty.
Kisha e manastirit që gjendet në fshatin Shijon të Elbasanit ka qenë e pikturuar nga Kostandin Shpataraku në shekullin e 18-të. Ikona e shenjtorit e pikturuar nga ikonografë të ndryshëm vendas është përhapur në një territor mjaft të gjerë të Shqipërisë. Ikonën e gjejmë në kisha të Elbasanit, Voskopojës, Vithkuqit-Korçë, Beratit, Fierit, Përmetit, etj. Deri në vitin 1990, arka me lipsanet kanë qëndruar të izoluara në Kishën monument kulture të Shën Marisë, Kalas Elbasan, dhe mbas viteve ?90 deri më sot lipsanet mbrohen dhe nderohen nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë si pronë e saj e ligjshme.
Manastiri ka qenë një qendër e rëndësishme për shkrimet shqipe. Aty është përkthyer Ungjilli në shqip nga orthodhoksi Kostandin Kristoforidhi.
Në këtë manastir kanë punuar dhe jetuar personalitete të fuqishme të kohës, që kanë kontribuar për gjuhën shqipe, si Papa Totasi dhe Dhaskal Todri.
Po ashtu në këtë manastir ka jetuar dhe peshkop Visarion Xhuvani, i cili ka kontribuar për autoqefalinë e Kishës. Manastiri ka pasur një bibliotekë shumë të pasur, dhe fatkeqësisht shumë nga këto pasuri u dogjën më 14 mars të vitit 1944 nga pushtuesit gjermanë, dhe vetëm arka me lipsanet e shenjtorit shpëtoi në mënyrë të mrekullueshme.
Edhe ky manastir, si shumë kisha dhe manastire të tjera, objekte kulti, pati fatin tragjik të shkatërrimit dhe harresës nga histeria anti-krishte dhe anti-vlerë e regjimit ateist-komunist që filloi në vitin famëkeq 1967.
Manastiri u kthye në repart ushtarak, duke degraduar gjatë viteve.
Manastiri u restaurua në vitin 2004-2005 tërësisht me fondet e mbledhura nga Kryepiskopi Anastas, në një bashkëpunim mes Kishës Orthodhokse dhe Monumenteve të Kulturës, si një vlerë e ringjallur, jo vetëm për besimtarët orthodhoksë, por për gjithë kombin dhe rajonin, si edhe një kontribut për rishkrimin dhe vlerësimin e historisë midis popujve fqinjë.
Shën Joan Vladimiri vazhdon edhe sot, të na flasë me shembullin e jetës, lipsanet dhe manastirin e tij, duke na thënë së pari, se paqja midis popujve rivalë për shkak të përballjeve historike është e mundur, por që ajo të fitohet dhe të qëndrojë, ndonjëherë duhet të paguhet një çmim shumë i lartë, si ai i sakrificës sublime ndaj vetes dhe jo ndaj tjetrit, sipas shembullit të vet Zotit Jisu Krishtit.
E dyta, është se të lumtur dhe të nderuar në shekuj janë ata që kontribuojnë për paqen, ashtu siç tha edhe Krishti në ungjill: ?Lum paqebërësit, se do të quhen bij Perëndie.?(Mt. 5:9).
Pothuajse të gjitha lipsanet e shenjtorit janë në Shqipëri, dhe në Mal të Zi ndodhet vetëm një pjesë e gishtit të tij.
Nderimi i këtij shenjtori nga besimtarët shqiptarë, malazezë, serbë, grekë, maqedonas, por jo vetëm orthodhoksë, është si majaja (tharmi), që zë brumin e bukës së miqësisë midis popujve që janë sa afër, por edhe larg, sa miq, edhe armiq.
Shenjtori edhe sot na jep një mesazh aktual, duke na thënë për ata që kanë sy për të parë dhe veshë për të dëgjuar, se njerëzit e vërtetë të Perëndisë nuk janë lokalistë, nacionalistë, as dhe ekstremistë, hakmarës por janë të hapur me një dashuri të vërtetë, për të gjithë njerëzit dhe vendet.
Në Kishën Orthodhokse nacionalizmi, filitizmi (racizmi) është i dënuar si herezi, dhe kushdo që dëshiron që Kishës Orthodhokse t?i japë ngjyra nacionaliste raciste, për interesat e çastit dhe antihumane, gabon rëndë. Kjo lloj përqasjeje fetare nuk është krishtërimi i vërtetë që e mësoi Zoti Jisu Krisht dhe si e jetuan shenjtorët deri në ditët e sotme.
At Sofroni thotë:” Ai që është nacionalist nuk ka vend për atë në qiell.”
Vlen të përmendet edhe thënia lapidare e Fortlumturisë së tij, Kryepiskopit të KOASH + Anastas gjatë konfliktit serbo-kosovar 1999: ?Askush të mos e përdorë vajin e kandilit të fesë për të ndezur zjarrin e urrejtjes fetare ose etnike?
Nderimi prej shekujsh i shën Joan Vladimirit në Shqipëri, jo vetëm i atij, por edhe i shenjtorëve të tjerë, si shën Astit shek. II, Durrës festohet më 6 korrik, shën Vlashi i Sebastes Laç shek. IV festohet më 11 shkurt, shën Kozmi i Kolkondasit shek. XVIII festohet me 24 gusht, të cilët pavarësisht se nuk ishin shqiptar, por jetuan dhe u martirizuan për Krishtin në këtë tokë, duke derdhur gjakun dhe lënë trupat e tyre (lipsanet) si bekim për vendet mbi të cilat u ndërtuan kisha dhe manastire me vlera të rralla fetare, morale, kulturore,shoqërore dhe historike na tregojnë se Shqipëria, pavarësisht territorit dhe numrit të vogël të popullatës, nuk është një shprehje gjeografike në Ballkan dhe Europë, por një vend i bekuar dhe i dashur nga Zoti dhe shenjtorët
Shën Joan Vladimiri na thotë se ne shqiptarët duhet ta duam edhe të punojmë për të mirën e vendit edhe njeri-tjerin duke bëre të gjithë detyrën edhe ndonjëherë me sakrificë sublime, sepse tek Zoti dhe tek Kisha Orthodhokse janë të kujtuar dhe nderuar gjithë ata që ranë per fe edhe atdhe.
Për shumë vjet shën Joan Vladimirin, shenjtorin që bashkon edhe paqton popujt me shembullin e dashurisë flijuese për Zotin Jisu Krisht edhe për të afërmin. Amin./ Nga Miron Çako
Në këto ditë të ngrohta qershori, tani që fillon sezoni turi...
Me Pirro ManinKur ishim studentë Pirrua ishte i pari i stafi...
Aktori dhe regjisori i njohur Pirro Mani, një prej ikonave t...
Pas ndarjes nga jeta të aktorit të shquar, Pirro Mani, kanta...
Ndarja nga jeta e ikonës së kinematografisë shqiptare, Pirro...
Aktori dhe regjisori i njohur Pirro Mani, një prej ikonave t...
Kjo është Nermin Shurdha. Profesionin e saj e ka ekonomiste ...
Kanë zgjedhur mënyrën më të veçantë për të festuar ditëlindj...
Petrika Riza, aktori i mirënjohur korçar i skenës dhe ekrani...
“Otello, Arapi i Vlorës”, me autor Ben Blushin, një nga vepr...
Sot feston ditën e lindjes aktori Zhani Ziçishti !Zhani Petr...
Duket si Shkodra e viteve 20’-30’. A thua se koha ka ndalur!...
Qyteti i Pogradecit duket se vitet e fundit po rikthen më sh...
Alban Ramosaj me Thikat e mia edhe fituesi Këngës Magjike 20...
Shkrimtarë nga Evropa Juglindore flasin në panairin e Librit...
Reportazhin e rradhës vendosëm që t’ia dedikonim një të riu ...
Punimet tradicionale me dorë që dikur ishin zanat më vete pë...
Sapo dëgjojmë të thuhet “Korçë” menjëherë mendja na shkon te...
Albert Perikli Fundo emigroi nga Shqipëria përmes Greqisë në...
Gazetari dhe shkrimtari Enkel Demi ka fituar çmimin Europian...
Eldina Kapiti , shqiptare e Kosovës, ka treguar për gazeta...
Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të Partisë Demokratike...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Elbasanit, ...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, I...
Komisioni i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Ko...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Policia ka kapur dhe vënë në pranga njërin nga autorët e d...
Policia e Shtetit njofton se ka ekstraduar shtetasin B.M.,...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur në lidhje me ngjarjen ...
Analisti Lutfi Dervishi është shprehur se sfida e poli...
Moti për ditën e hënë parashikohet me vranësira të dendura...
Rreth javës që presim përpara moti mbi vendin tonë bënë nj...
Ashtu si dita e djeshme, edhe sot moti parashikohet me vra...
Në Shqipëri, denoncimi i dhunës ndaj grave dhe vajzave po ...
Parlamenti i Hungarisë ratifikoi të hënën aplikimit për an...
Entet kryesore rregullatore të bankave në SHBA, planifikoj...
Forcat e armatosura të Ukrainës kanë marrë 18 tanke modern...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka shtyrë për mua...
Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e ti...
Gazetari Albert Vataj ka treguar skulpturën më të fun...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Klodian Muço, eksperti i ekonomisë, i cili është marrë...
Sot më 27 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.7 lekë...
Sot më 26 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.7 lekë...
Sot më 25 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.7 ...