web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protestuesit para selive/ Balla: Kush qëndron pas tyre e ka gabim, mund të çojnë në vëlla-përplasje

4 Qershor 2026, 15:42, Aktualitet CNA

Protestuesit para selive/ Balla: Kush qëndron pas tyre e ka gabim, mund

Kreu i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka kritikuar ashpër protestat para selive të partive.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ai tha se kushdo që qëndron pas protestave para selive e ka gabim pasi mund të ndodhë që të përballen me militantët e partive dhe kjo sipas Ballës çon në vëlla-përplasje.

“E kuptoj shumë mirë që i ka ngelur fiksimi te festat e PS-së, sepse ne i kemi aty të gjithë ata që e themeluan PS-në dhe nderojmë me shumë respekt të gjithë ata që e themeluan e nuk jetojnë më.

Fati i keq i juaji është se zotëria i ka përzënë të gjithë dhe nuk mund të ftojë asnjë prej themeluesve, i ka ngel Tritani i shkretë si relike.

Çfarë piruete ishte kjo? E paimagjinueshme si mund ta dredhë burri në një moshë të përparuar brenda 72 orësh të mbajë njeriu këtë ndryshim qëndrimi. Erdhi këtu dhe tha se mbështes protestën, ndërkohë që doli vetë para dhe tha këtë protestë e organizon Edi Rama se do të përzërë investitorët. Kush është prapa atyre që sjellin protestues para selisë së partive nuk ia do të mirën e protestës.

E ka shumë gabim sepse fjala bie, në atë seli mund të qëllojnë militantë dhe mund të çojë në vëlla-përplasje”, tha Balla./ CNA





Lajmet e fundit nga