web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vrasja e efektivit në Maliq/ Mitropolia e Korçës: Dhimbje e thellë, lutje për shpirtin e të ndjerit

4 Qershor 2026, 12:16, Aktualitet CNA

Vrasja e efektivit në Maliq/ Mitropolia e Korçës: Dhimbje e

Mitropolia e Korçës ka ndarë një mesazh ngushëllimi për humbjen e jetës në krye të detyrës të efektivit të policisë, Enea Mekolli.

Në mesazh, Mitropolia thekson se në këto çaste dhimbjeje, nuk duhen harruar jo vetëm ata që preken nga kjo tragjedi, por edhe ata që shërbejnë me përkushtim për të mirën e përbashkët.

Gjithashtu, ndahen lutje për shpirtin e të ndjerit dhe shërimin e shpejtë të efektivit të plagosur, Edison Adri.

“Mitropolia e Shenjtë e Korçës shpreh dhimbjen e saj të thellë për ngjarjen tragjike të ndodhur sot në Maliq, gjatë së cilës humbi jetën në krye të detyrës efektivi i Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, ndërsa një tjetër efektiv mbeti i plagosur.

Lutemi që Zoti i jetës dhe i ngushëllimit ta prehë shpirtin e të ndjerit në banesat e të drejtëve dhe t’u japë forcë e ngushëllim familjarëve, të afërmve dhe kolegëve të tij, të cilët po përjetojnë këtë humbje të rëndë.

Njëkohësisht, lutemi për shërimin e shpejtë dhe të plotë të efektivit të plagosur, Edison Adri, që Perëndia ta shërojë, ta forcojë dhe ta rikthejë sa më parë pranë familjes dhe shërbimit të tij.

Sakrifica e atyre që rrezikojnë dhe japin jetën për sigurinë dhe mbrojtjen e shoqërisë sonë meriton nderim dhe mirënjohje të thellë.

Në këto çaste dhimbjeje, bashkohemi në lutje me të gjithë ata që preken nga kjo tragjedi, duke kërkuar nga Perëndia paqe e siguri për vendin tonë, si dhe mbrojtje për të gjithë ata që shërbejnë me përkushtim për të mirën e përbashkët.

I përjetshëm qoftë kujtimi i tij!”,-thuhet në mesazh./CNA





Lajmet e fundit nga