LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

REPORTAZH-Mes madhështisë natyrore dhe gatimeve tradicionale/ Fshati Zogaj, thesari turistik mes alpeve

7 Qershor 2021, 07:47, Kulturë CNA
REPORTAZH-Mes madhështisë natyrore dhe gatimeve tradicionale/ Fshati

Shtrihet në perëndim të qytetit të Shkodrës. Kjo zonë kufizohet nga veriu me liqenin e Shkodrës, nga jugu me malin e Taraboshit, nga lindja me lumin e Buna dhe nga perëndimi me kufirin shtetëror me Malin e Zi.

Po flasim për zonën turistike të Zogajve,  e cila ndodhet menjeherë pas Shirokës. Është vetëm 9 km larg qytetit të Shkodrës. Aty ku Zoti nuk është kursyer për ta rrethuar me mal, liqen dhe natyrë për t?u eksploruar.

Në Zogaj ka 107 familje. Vitet e fundit emigracioni ka ndikuar ndjeshëm në uljen e popullsisë ku pjesën më të madhe të banesave i gjen vetëm me të moshuar.

Zogaj ka një sipërfaqe prej 843 metër katror bashkë me bregun pranë pjesës së liqenit që ndodhet aty.

Fshati turistik i Zogajve është pjesë e Bashkisë Shkodër, dhe nisi të frekuentohej pas viteve 90-të, pasi më parë ishte zonë kufitare dhe aty nuk shkonin dot pushues.

Shtëpitë në Zogaj janë të vjetra dhe secila prej tyre ka shkallë prej guri në hyrje të oborreve dhe banesave, me pargje guri kryesisht dy katëshe. Gjatë verës ato vihen ne dispozicion të pushuesve.

Për të shkuar në Zogaj, kalon urën e Bunës, kthehesh djathtas në drejtim të Shirokës.

Zogajn nga Shiroka e ndajnë vetëm 4 km. Rruga nga Shiroka drejt Zogajve është e ngushtë.

Disa herë është premtuar zgjerim i saj, por akoma nuk ka ndodhur. Ky është shqetësimi më i madh i banorëve dhe turistëve.

Përgjatë rrugës ka ka lokale të shumta jo vetëm me pamje të mrekullueshme por edhe gatime tradicionale.

Njëlloj si shtëpitë edhe lokalet kanë karakteristikë shkallët të cilat vijojnë deri buzë liqenit.

Traditë e zonës e cila vijon të ruhet me fanatizëm nga gratë e zonës është punimi i qilimave tradicional. Punimet me endje me kalimin e viteve janë kthyer në të preferuar nga turistët.

Për shkak të klimës mesdhetare fushore, tejet të pastër fshati Zogaj ështe kthyer i preferuar kryesisht gjatë muajve Maj-Qershor.

Kultivimi i sherebelës, krimbi i mëndafshit dhe pemëve të ndryshme, kanë bërë që të ndikojnë për mirë tek fëmijët alergjik dhe me astmë.

Pushuesve u afrohet edhe shumëllojshmëri perimesh e frutash të freskëta të zonës, si dhe nënprodukte të tyre, si reçeli i llojeve të ndryshme, thanak, pistil, pekmezi etj, që janë tradicionale dhe origjinale.

Për pushuesit banorët ofrojnë edhe shëtitje me varka, shëtitje në mal etj.

E teksa flasim për arsyet përse duhet vizituar fshati piktoresk i Zogajve nuk mund të lëmë pa përmendur gatimet tradicionale dhe vendet ku mund t?i shijosh.

Restorant B7 tashmë prej vitesh ka marrë vulën e suksesit. Shtrihet buzë liqenit, dhe ofron një pamje mahnitëse.

Aty mund tê gjesh gatimet tradicionale por edhe të ndërthurura me elementet italianë.

Tavë krapi, ngjalë ne tjegull, levrek i egër, kocë zgare, flutura me sherebelë janë vetëm disa prej specialiteteve që ofron B7.

Për të apasionuarit pas mishit vijnë gatimet e shpendëve që lejohen të tregtohen.

Restoranti B7 ështe ndër të preferuarit jo vetëm për shkodranët dhe vizitorët e qyteteve tjera, por edhe nga trojka e ambasadorëve. Yuri Kim, ambasadorja e SHBA në Shqipëri disa herë ka shijuar gatimet që shef Zani ka servirur.

Numri i pushuesve në Zogaj, shkon nga 500 deri në 700 vetë, të cilët pushojnë në periudha dyjavore, ndërsa ka edhe mjaft pushues ditorë.

Çmimet e dhomave në banesat private shkojnë deri në 20 mijë lekë për dy javë, ndërsa në hotelin e vetëm që ndodhet këtu çmimet janë 18 mijë deri 20 mijë lekë për 15 ditë, me dhoma të pajisura me kushtet e nevojshme.

Mal, liqen, ajër i pastër, dhe gatime tradiconale, janë mozaiku që gjen çdo turist i cili e preferon fshatin turistik te Zogajve të paktën për një ditë apo fundjavë./CNA.al

Lajmet e fundit nga