LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fation Kuqari, “luani” që nuk njihte konkurrencën në Përputhen

1 Shkurt 2021, 11:53, Lifestyle CNA
Fation Kuqari, “luani” që nuk njihte konkurrencën në

Fation Kuqari është një nga ish konkurrentët e ?Përputhen? dhe një nga djemtë më të lakmuar nga vajzat në studio.

Që në hyrjen e tij në program ai flirtoi drejtpërdrejt me Ana Lleshin, dhe publiku i shihet si çift deri në momentin që mes tyre hyri Melisa.

Me hyrjen e saj në emision, Melisa trazoi marrëdhënien e tyre. Pati shumë debate mes tij dhe Anës, saqë kjo e fundit në njërin nga episodet e gjuajti edhe me shuplakë.

Ai realizoi disa takime shumë të nxehta me Melisën që u komentuan pafund në mediat rozë.

Por Fationi nuk ka patur vetëm përplasje me vajzat në emision, por edhe me djemtë. Shpesh herë ai e quante veten luan dhe se nuk se nuk kishte asnjë konkurrent në emision. Dy përplajset më të forta të tij kanë qenë me Arjonin dhe konkurrentin e ri Eri Agën.

Ai u pezullua dy herë derisa më në fund doli nga emisioni. Pas daljes nga emisioni, ai u bë pjesë e mediave rozë duke u komentuar për një lidhje dashurie me këngëtaren Fifi,por që në fund sqaroi se nuk ishte e vërtetë por thjesht do të ketë një bashkëpunim mes tyre./ CNA.al

Lajmet e fundit nga