LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Në cilin planet jeton Ermal Mamaqi?"/ Aktori thyen rregullat anti-Covid, ndjekësit e kritikojnë ashpër

31 Janar 2021, 16:11, Lifestyle CNA

Aktori Ermal Mamaqi ka realizuar një trajnim me një grup të madh ndjekësish në një sallë, duke thyer kështu çdo rregull dhe masë të marrë kundër Covid-19.

Në sallën e mbushur plot njerëz nuk shihet asnjë person të mbajë maskë apo distancën e duhur nga njëri-tjetri. Kjo ka shkaktuar zemërimin e justifikuar të ndjekësve në rrjetin e tij social ku kritikojnë ashpër aktorin.

Ata kanë vënë në dukje faktin që nuk hapen universitetet për studentët, ndërkohë që Ermali organizon grumbullime të tilla kundrejt masave.

Kujtojmë se qeveria në njoftimin e saj ka thënë se nuk duhet të bëhen grumbullime në më shumë se 10 persona si dhe ka urdhëruar mbylljen e eventeve të ndryshme për shkak të numrit të lartë të të infektuarëve me Covid.

Për më tepër ne kemi shkëputur disa prej komenteve që kritikojnë këtë veprim të aktorit./ CNA.al

 

 

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial)

Lajmet e fundit nga