web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Për të mbajtur në këmbë magjinë”/ Kënga Magjike do të shpërblejë finalistët dhe fituesin

1 Shkurt 2021, 10:20, Lifestyle CNA

Festivali ?Kënga Magjike? do të rikthehet këtë vit pas një viti të vështirë pandemik. Festivali pritet të nisë në 21 Mars dhe finalja e madhe do të mbahet me 29 Maj.

Por ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit produksioni dhe Arditi kanë menduar të shpërblejnë artistët të cilët do të kalojnë në finalen e madhe si dhe fituesin e festivalit. Këtë njoftim e ka dhënë vetë Arditi nëpërmjet një postimi në Instagramin e tij.

?Interesimi i artistëve për festivalin magjik na ka prekur. Edhe pse në një situatë pa aktivitete, përsëri dëshira për të investuar për dashurinë e tyre- këngën, është impresionuese. Ndaj, në shenjë mirënjohjeje, produksioni i ?Kënga Magjike? ka vendosur që për çmimin e parë të festivalit të japë 500.000 lekë, ndërsa për 19 finalistët e tjerë, nga 200.000 lekë secilit. Eshtë ky një solidaritet me artistët, për të mbajtur në këmbë magjinë e këngës shqipe.? shkruan Gjebrea.





Lajmet e fundit nga