E quajnë “Mbretëresha e errësirës”/ Njihuni me modelen më të veçantë në botë

19 Maj 2020, 16:00, Lifestyle CNA
E quajnë “Mbretëresha e errësirës”/ Njihuni me

Nyakim Gatwech është një modele afrikano-amerikane me prejardhje nga Sudani i Jugut. Ndryshe ajo është quajtur ?Mbretëresha e errësirës? për shkak të pigmentit shumë të errët të lëkurës.

Modelja ka pigmentin e lëkurës shumë të errët, ndërsa është kthyer në një model frymëzimi për të gjitha vajzat që ta pranojnë veten ashtu siç janë.

Modelja dhe ikona e modës afrikane 24-vjeçare, e cila tani jeton në Minneapolis, Minesota, thotë se askush nuk duhet të ndihet i turpëruar për këtë gjë. Në shumë intervista ajo tregon se si të tjerët i kanë thënë të provojë zbardhjen e lëkurës dhe teori të tjera nga më të ndryshmet, por ajo jep mesazhin që duhet ta pranojmë veten ashtu siç jemi.

Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al

Lajmet e fundit nga