Një dedikim për Romeon?/ Jondia Maliqi realizon tatuazhin e veçantë

19 Maj 2020, 08:46, Lifestyle CNA
Një dedikim për Romeon?/ Jondia Maliqi realizon tatuazhin e

Këngëtarja Jonida Maliqi dhe aktori Romeo Veshaj janë një nga çiftet më të komentuar të momentit. Pas rikthimit, ata kanë qenë shumë aktiv në rrjetet sociale ku ndajnë me ndjekësit e tyre momente së bashku.

Siç dihet Jonida ka shumë tatuazhe dhe së fundi i ka shtuar trupit të saj edhe një tjetër.  Teksa ka postuar disa video në Instastory, Jonida ka treguar se ka bërë një tjetër  tatuazh që lidhet me dashurinë dhe urrejtjen. Tatuazhi i ri që ajo ka bërë është në ngjyra, të zezë dhe të kuqe në të cilin lexohen dy fjalë: Hate, Love, pra  urrejtje dhe dashuri.

Në një postim shihet që edhe Romeo ka bërë një tatuazh në këmbë, por nuk e ka zbuluar nëse ka realizuar diçka dedikuar Jonidës.

Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al

Lajmet e fundit nga