VIDEO- Pëllumb Pipero surprizon Arbana Osmanin/ I dërgon dhuratën e bukur në zyrë

19 Maj 2020, 12:21, Lifestyle CNA
VIDEO- Pëllumb Pipero surprizon Arbana Osmanin/ I dërgon dhuratën

Doktor Pëllumb Piperon e kemi parë vazhdimisht në ekran teksa ka informuar dhe është kujdesur që shqiptarët të kenë informacionet e duhura përsa i përket mospërhapjes së Coronavirusit.

Por Pipero ka qenë gjithashtu i ftuar në shumë emisione ku ka marrë falenderime për kontributin e tij në këtë kohë pandemie.

Së fundi i ftuar në emision i ?Dua të të bëj  të lumtur? ku dhe ka treguar historinë e jetës së tij të vështirë. Doktori ishte djali i madh i familjes Pipero dhe nëna e tyre kishte ndërruar jetë në moshë të re.

Për t?u ardhur në ndihmë familjes së tij,Pëllumbi ishte detyruar që të punonte në moshën 14-vjeçare dhe njëkohësisht të vazhdonte shkollën me rezultate të larta. Pas kësaj puntate, doktor Pipero ka falenderuar duke surprizuar Arbanën në zyrën e saj.

Ai i ka dërguar një tufë me lule dhe moderatorja nuk ka hezituar për ta ndarë këtë me të gjithë ndjekësit e saj. ?Arbana, shumë mirënjohje. Doktor Pipero?, kishte shkruar ai tek pusulla e luleve.

Arbana e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram duke e falenderuar publikisht atë.

?Sa surprizë e bukur më erdhi tek zyra. Shumë faleminderit doktor. Je shumë i mirë?, dëgjohet që thotë Arbana./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga