LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SPAK, si Falcone apo si Kim Kardashian?!

5 Maj 2020, 11:59, Politikë CNA
SPAK, si Falcone apo si Kim Kardashian?!

Dikujt mund t?i duket si një krahasim i pamenduar, që nuk shkon sepse një personazh të botës së show bizz, një njeri që ka me miliona ndjekës dhe një pasuri të çmendur të fituar nga rrjette sociale, por edhe shoë televiziv në SHBA. Një ikonë e publikut, ndoshta është e mbivlerësuar që Kim Kardashian të krahasohet me SPAK.

Në fakt Kim është një personazh i krijuar edhe nga menaxhimi që i është bërë nga këshilltarët e saj, ekspertët tqë përdorin. Një ikonë në rrjetet sociale, një facebook dhe instagram, e kuruar mjaft mirë e cila nuk ka mohuar kurrë edhe operacionet plastike.

Por, shpesh e keq akuzuar edhe për shkak të së shkuarës së saj në filmat pornografikë.

Në fakt e shkuara nuk mund të blihet, por e ardhmja mund të ndërtohet ndryshe. Kështu ka bërë Kim Kardashian.

Por, ku krahasohet Kim Kardashian me SPAK?

Në fakt personazhet e SPAK janë të shumëpërfolur, të shumë akuzuar. Janë njerëz me një të shkuar të dyshimtë, janë pjesë të strukturave të Ish-Prokurorisë së Krimeve të rënda. Njerëz që kaluan Vettingun në mënyrë të dyshimtë dhe shumë prej tyre shpejt e shpejt ndoshta për ta themeluar si institucion. Për të krijuar strukturën që po mungonte.

E shkuara e tyre është po aq skandaloze për shumicën sa e Kimit, por e ardhmja nuk duket të jetë aq e ndritur për ta. Sepse imazhi i krijuar për ta dhe pritshmëritë e opinionit publik shumë shpejt u shfrynë. Humbën çdo besueshmëri të opinionit publik. Askush nuk i beson dhe nuk i ndjek më.

Pra, SPAK që dje ishte ikona e shpresës së shqiptarëve, institucioni që do të thyente tatbutë, do të zbardhte të vërtetat e mëdha. Do të tregonte se çfarë dëmi i ishte bërë Shqipërisë në këto 30 vite, do të merrnin përgjegjësinë që iu takonte të gjithë zullumqarët, të gjithë ata që kishin bërë shqiptarët të vuajnë me veprimet dhe mos veprimet e tyre, duke lënë jo pak pasoja.

E SPAK u kthye në fakt disa muaj më parë në një simbol në Shqipëri. U kthye në një ?Kardashian? modern. Fiks kështu dukej.

Por, çfarë ndodhi?

Shumë shpejt u shpërfytyrua. E ndërsa Kim vazhdon të ecë përpara dhe të fitojë miliarda, lajmet për të përbëjnë skandal në SHBA. Divorci, martesa. Të rinjtë e ndjekin, opinioni publik e ndjek.

Kurse SPAK sot as nuk e dëgjon njeri, as nuk e beson më njeri.

Mediatikisht iu ngrit një imazh i fortë dhe pozitiv. Por, përfundoi në një institucion që në më shumë se gjashtë muaj nuk ka bërë asgjë. Thjeshtë dhe vetëm shikon dhe vëzhgon. Mjaftohet me çfarë i kanë dhënë.

Ndoshta nuk ka nevojë të ndryshojë. Duhet tët qëndrojë kështu siç ështët sepse ?operacionet plastike? që iu bënë nuk zunë vend.

Në dukje u tentua që të krijohej një imazh dhe një performancë ndryshe. Por, rezultoi një pamje e shpërfytyruar. Një shëmti e pamenduar që duket tët jetë thuajse simbol i Reformës në Drejtësi, e cila filloi me shpresë dhe mbështej nga shumica e shqiptarëve. Por, që me SPAK-un ka përfunduar në kosh të plehrave dhe në një ?Kim Kardashian? i shëmtuar, që nuk i bën dot derman as Photoshopi.

Nuk ka kurë që ta shpëtojë. E vetmja ndoshta duket tët jetë e vërteta dhe fakti për ta vënë me shpatulla pas muri këtë institucion dhe në vend që të krahasohet me vajzat e show bizz të krahasohet me instittucionet e vërteta të drejtësisë, të cilat nuk janë shumë larg nga Shqipëria. Dhe shembujt janë në Itali, aty nuk mungojnë.

Por, SPAK deri tani është thjeshtë një Kim në plakje, dhe duket e vështirë ta shohim si një Falcone./ CNA.al

Shënim/ Si e shikojnë shqiptarët SPAK: Dështim i plotë

Faktet dhe propaganda/ Zonja ambasadore e SHBA, SPAK është “mbreti lakuriq”

Lajmet e fundit nga