LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dita e Dëshmorëve/ Ruçi: Krenar që kontribuova për përmirësimin e ligjit

5 Maj 2020, 07:47, Politikë CNA
Dita e Dëshmorëve/ Ruçi: Krenar që kontribuova për

Në Ditën e Dëshmorëve, Kreu i Kuvendit, kryeparlamentari Gramoz Ruçi e ka vënë theksin tek “Statusi për dëshmorët e atdheut”.

Në mesazhin e tij, Ruçi shprehet se është krenar që kontribuoi që Kuvendi i Shqipërisë të përmirësojë ligjin ?Për statusin e dëshmorit të atdheut?, për të respektuar e nderuar më shumë dëshmorët, familjet dhe organizatat e tyre.

?Dita e Dëshmorëve të Atdheut është ndër ditët më të shënuara të kombit. Është dita kur Shqipëria përkujton vajzat dhe djemtë, gratë dhe burrat, që janë flijuar për lirinë dhe mbrojtjen e saj. Çdo komb krenohet me të rënët për lirinë. Nuk ka vyrtyt më të lartë për një shoqëri se sa nderimi për dëshmorët. Dëshmorët nuk janë thjesht krenaria e të kaluarës, ata janë mesagjerët e të ardhmes. Qëndrimi ndaj dëshmorëve është shenjë e emancipimit dhe qytetërimit të shoqërisë. Çdo kohë ka pasur luftëtarët, vetmohuesit dhe dëshmorët e saj. Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare është kuitesenca e luftrave çlirimtare të popullit shqiptar dhe dëshmorët e saj janë legjionarët e legjonarëve të lirisë dhe progresit shoqëror. Jeta e tyre është shkrirë në jetën e Shqipërisë. Heroizmi i tyre e fisnikëroi më tepër Shqipërinë. Sot buqeta me lule të freskëta në Monumentin ?Nënë Shqipëri? është përbetimi se Shqipëria meriton gjithshka dhe është mbi gjithshka. Vite më parë, i përkujtonim dëshmorët bashkë me nënat e tyre. Sot kemi midis nesh mbesat, nipat e stërnipat e tyre. Kjo është dialektika e jetës. Familjet shqiptare do të ruajnë përjetësisht kujtimin dhe nderimin për të rënët për atdheun dhe lirinë. Unë jam krenar që kontribuova që Kuvendi i Shqipërisë të përmirësojë ligjin ?Për statusin e dëshmorit të atdheut?, për të respektuar e nderuar më shumë dëshmorët, familjet dhe organizatat e tyre. Sot shërbimi për atdheun kërkon mbrojtjen e jetëve njerëzore dhe ne i jemi kushtuar me gjithshka?, shkruan Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, në mesazhin e tij me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve të Atdheut./CNA.al

Lajmet e fundit nga