web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga kompanitë fantazëm, tek jeta e humbur e një 17-vjeçari/ Pyetjet që kërkojnë përgjigje nga Klodian Zoto dhe qeveria shqiptare

25 Prill 2020, 09:14, Politikë CNA

Kompania fantazëm e Hollandës, e ndërtuar nga Klodian Zoto, e cila ka në bashkëmenaxhim një tjetër kompani, ku drejtoreshë është një shtetase ruse, pas shkrimeve të plota dhe investigimi i stafit të CNA.al dhe disa gazetarë të huaj ka filluar që nga 62 milion dollarët e marë nga taksat e shqiptarëve, të shpërndajë lekë në media për propagandë.

Në shumë shkrime, me detaje ne sollëm sesi në vitin 2016, me dokumenta konkrete dhe ekskluzive, treguam sesi ishte themeluar Integreted Energy BV në Hollandë, e cila kishte për drejtor Klodian Zoton dhe shtetasin italian që ndërton inceneratorët për llogari të tij dhe Mirel Mërtirit, Ernesto Granelli. (Lexo këtu)

Më pas, pasi është firmosur kontrata koncesionare, pra në vitin 2017, me qeverinë shqiptare, për 128 milion euro, kjo kompani u reklamua si një histori suksesi në Shqipëri. Një kompani me eksperiencë që do të bënte ndryshimin e madh.

Në fakt, sot Integreted Energy BV SPV vazhdon të gënjejë publikisht. Do të tregojë plepat e mbjella. Me 62 milion dollarë të marra për Fierin, Elbasanin dhe Tiranën, mund mbilleshin plepa pa fund. Mund të mbilleshe e gjithë Shqipëria.

Nga ana tjetër, kompania kërkon të justifikohet dhe të thotë se po bën një punë të mirë për ambientin, për natyrën, për përpunimin, por nuk tregon të vërtetën sesi manipulohen sasitë që futen në Sharrë. Ne mund të sjellim me raste konkrete, ku ka shifra që përplasen nga kompani që çojnë mbetjet urbane të kryeqytetit në landfillin e Sharrës.

Por, përtej këtij fakti i cili po investigohet prej nesh, ne kemi sjellë dhjetëra e dhjetëra detaje. Si kompania ka ndryshuar emrin në Hollandë dhe nga Integreted Energy BV, është bërë Geogenix BV. (Lexo këtu).

Ne kemi sjellë detaje konkrete, ku tregojmë sesi Klodian Zoto i Integreted Energy BV SPV dhe i Integreted Energy Service, kompania që ka 70% të aksioneve të inceneratorit të Fierit, ka ndërtuar së bashku me Mirel Mërtirin, bashkëpunëtorin e tij dhe njeriun e inceneratorit të Elbasanit, një kompani në Bullgari, ku 33% të aksioneve i ka Eva Blushi, bashkëshortja e drejtorit të Top Channel, Ben Blushi. (Lexo këtu).

Dhe nuk është çudi që pas disa mediave proqeveritare dhe Topi, ortaku i inceneratorëve, të dalë me kronika dhe të na tregojë sesa bukur jetohet dhe të lumtur janë ata që rrinë në Sharrë.

Zoto ka shkuar në një vend krimi aty ku Veliaj ka dashur të zhdukë çdo gjurmë dhe përgjegjesi për jetën e 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj.

Por, askush nuk po kërkon më llogari për vrasjen dhe jetën e humbur të Ardit Gjoklajt, po në Sharrë.

Askush nuk po jep më llogari, si përdoren miliona euro nga taksat e shqiptarëve në këto landfille, dhe pse duhej të jepeshin 62 milion euro në gati tre vite. Nga 20 milion euro në vit për kompanitë e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit.

Nga ana tjetër askush nuk ka dhënë ende llogari për ortakëritë e Erion Veliajt me Klodian Zoton. (Lexo këtu)

Askush nuk ka dhënë llogari sesi ka mundësi që një shtetase ruse është bashkëdrejtoreshë në kompaninë e cila bën menaxhimin e Integreted Energy BV.

Pse kompania duhet të ishte në një guackë off shore në Hollandë?  Askush nuk ka treguar se çfarë e ka nxituar ministrin e Mjedisit të mos bëjë një garë të vërtetë por të firmosë një garë fiktive me një kompani në off shore, për të cilën pretenduan se nuk i diheshin pronarët, por pastaj doli drejtor Klodian Zoto. 

Askush ende nuk ka folur dhe nuk ka dhënë llogari si funksionon rrjeti dhe grupi që merret me inceneratorët në Shqipëri. Dhe jo vetëm kaq, por edhe dhjetarë biznese të lidhura së bashku. Që fillojnë tek Erion Veliaj, që shkojnë tel Lefter Koka, tek kryeministri Edi Rama, tek qeveria shqiptare dhe tek 62 milion dollarë të paguara në tre vite nga taksat e shqiptarëve, shuma e të cilave do të shkojë afërsisht 200 milion euro dhe disa qindra milionë euro të tjera fitime që do t?iu vinë këtyre kompanive nga përpunimi i mbetjeve.

Këto janë pyetjet që kërkojnë përgjigje dhe jo sa pemë janë mbjellë në Sharrë. Është njëlloj si propaganda e diktaturës dikur. ?Sa të lumtur jetojmë ne në Pukë?.

Nuk ka asnjë ndryshim me atë që po bën sot Integreted Energy BV SPV, kompania e cila ka 100% aksioner, Integreted Energy BV, e cila ka ndryshuar emrin në Hollandë. (Lexo këtu). Dhe përpara se të deklarojë pemët e mbjella duhet të shkojë në institucionet shqiptare dhe të deklarojë ndryshimin e emrit të kompanisë, ndryshimit të aksionerit të vetëm të pronësisë dhe të vërtetën se pse e ka bërë ndryshimin në Hollandë. Çfarë fshihet në gjurmët e kompanive zinxhir guacka në Amsterdam? (Lexo këtu)

Këto janë pyetjet, të cilave duhet t?iu japë përgjigje kompania dhe jo të na tregojë pemët e mbjella në Sharrë apo të justifikohet për 62 milion dollarë të marra nga taksat e shqiptarëve. Shumë e cila do të mjaftonte jo për një landfill, jo për një incinerator, por për shumëprej tyre dhe do të kishte një situatë të vërtetë në lidhje me mbetjet urbane në Tiranë. Mos harrojmë edhe 15 milion eurot e Porto Romanos./ CNA.al

Rama, 12 milion dollarë për inceneratorin e Tiranës

Ekskluzive dokumenti/Zbulohet ortakëria e Klodit të inceneratorëve me Ben Blushin

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë ?Lori Kafe?

Skandali/ Zbulohet skema e plotë, si pronarët e inceneratorëve paguan aksionerët e Top Channel

Skandali-Nga pronarët e mediave tek kompanitë off shore/ Skema e plotë e koncesionit të inceneratorëve, emrat e përfshirë

Dokumentet ekskluzive-Skandali me inceneratorin e Fierit/ Si u zhvatën dhjetëra milion euro nga taksat e shqiptarëve

Skandali/ Qeveria 50 milion euro kompanive pa asnjë lek

Dokumentet ekskluzive-Si u garantuan 128 milion euro/ Skema korruptive e inceneratorit të Tiranës, emrat dhe kompanitë e përfshira

Koncesioni 128 milionë euro/ Zbulohen kompanitë në Hollandë me drejtorë Rusë

Koncesioni 128 milion euro/ Plas skandali në Shqipëri, kompania ndryshon emër në Hollandë

Thellohet skandali/ Kompania e konçesionit 128 milionë euro asnjë eksperiencë, filloi në Shqipëri

Skandali/ Koncesionari i 128 milion eurove fsheh ndryshimin e emrit

Thellohet skandali me koncesionin 128 milion euro/ Zbulohen të tjera dokumente

Skandali me inceneratorin e Fierit/ Qeveria pagoi 22.6 miliardë lekë, ende pa u ndërtuar





Lajmet e fundit nga