LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Brexit/ Çfarë do të ndryshojë pas së premtes së 31 janarit?

30 Janar 2020, 13:25, Blog CNA
Brexit/ Çfarë do të ndryshojë pas së premtes së

Nga Tom Edgington, ?BBC?

Britania e Madhe largohet zyrtarisht nga Bashkimi Evropian në orës 23:00 të së premtes së 31 janarit. Por menjëherë pas atij momenti, do të hyjë në fuqi një periudhë tranzicioni 11-mujore. Gjatë periudhës kalimtare, Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë t?u bindet rregullave të BE-së, dhe të paguajë para për unionin. Shumë gjëra do të vazhdojnë të jenë njëlloj, por ndërkohë do të ketë edhe disa ndryshime:

1. Deputetët britanikë, do të humbasin vendet e tyre në Parlamentin Evropian

Partia Brexit, fitoi më shumë vende në zgjedhjet evropiane të majit 2019. Figura si Najxhëll Fareixh, janë në mesin e 73 eurodeputetëve britanikë, që automatikisht do të humbasin vendet e tyre në Parlamentin Evropian.

2. Nuk do marrë më pjesë në samitet të BE-së

Kryeministri britanik Boris Xhonson mund të jetë i ftuar special, nëse do që t?i bashkohet liderve të tjerë në samitet e Këshillit të BE në të ardhmen. Edhe ministrat e tij, nuk do të marrin pjesë më në takimet e rregullta të unionit.

3. Londra do nisë negocimin e marrëveshjeve dypalëshe tregtare me vendet e tjera

Tashmë Britania do të jetë në gjendje të nisë bisedime me vendet në mbarë botën, për vendosjen e rregullave të reja për blerjen dhe shitjen e mallrave dhe shërbimeve. Kur ishte anëtare e BE-së, ajo nuk u lejua të zhvillonte negociata tregtare me vende si SHBA-ja dhe Australia. Përkrahësit e Brexit, thonë se liria për të vendosur vetë mbi politikën tregtare, do të rrisë ndejshëm ekonominë britanike.

4. Pasaportat britanike do të ndryshojnë ngjyrë

Do të rikthehen pasaportat ngjyrë blu, më shumë se 30 vjet pasi ato u zëvendësuan nga modeli aktual ngjyrë kafe. Sipas autoriteteve, pasaportat e reja blu do të nisin të lëshohen që nga mesi i këtij viti. Por pasaportat ekzistuese, do të vazhdojnë që të jenë të vlefshme.

5. Monedha Brexit

Të premten do të hyjnë në qarkulllim rreth 3 milionë monedha përkujtimore 50 peni me logon ?Brexit 31 Janar? dhe mbishkrimin:?Paqe, prosperitet dhe miqësi me të gjitha kombet?. Monedha ka shkaktuar reagime të ndryshme. Disa e mbështesin, të tjerë thonë se do ta refuzojnë atë

6. Do të mbyllet Departamenti i Brexit

Ekipi që u mor me negociatat mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian, por dhe përgatitjet pa daljen për një marrëveshje, do të shpërbëhet ditën e premte. Departamenti për Daljen nga Bashkimi Evropian, u krijua në vitin 2016 nga ish-kryeministrja Tereza Mej. Për bisedimet e ardhshme, ekipi negociator britaik do të vendoset në Ten Dauning Strit.

7. Gjermania nuk do të ekstradojë qytetarët e saj në Britani

Pas së premtes nuk do të jetë e mundur që kriminelët e dyshuar të kthehen në Britani, nëse ia kanë dalë të ikin për në Gjermani. Kushtetuta gjermane, nuk lejon ekstradimin e qytetarëve të saj, përveçse nëse bëhet fjalë për një vend tjetër të Bashkimit Evropian. Mbetet e paqartë, nëse të njëjtat kufizime vlejnë edhe për vendet e tjera të unionit./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga