
Britania do dalë nga BE/ Por Brexit do mbetet historia e saj pa fund
Nga Peter Harris,“National Interest”* Britania do të largohe...
Nga Alex Berezow, ?Geopolitical Futures?
* Në mesin e presioneve të brendshme politike, një ekonomi me ecuri të ngadaltë, një rebelimi të hapur në Hong Kong, dhe një luftë tregtare me SHBA-në, udhëheqësit kinezë mund të jenë këtë vit shumë pak në humor për festimet e Vitit të Ri Hënor, që nisën më 25 janar. Gjëja e fundit që i duhej qeverisë kineze, ishte një shpërthim sëmundjesh infektive, sidomos kur qindra miliona kinezë pritet të udhëtojnë nëpër të gjithë vendin dhe më gjerë.
Mbi ?sjelljen? e koronavirusit ka shumë pasiguri, teksa nuk është e qartë nëse do të pasojë mutacion dhe të përhapet më tej. Organizata Botërore e Shëndetësisë, nuk e ka etiketuar ende si një emergjencë globale shëndetësore. Pavarisht mijëra të infektuarëve dhe dhjetëra të vdekurve deri tani, ka arsye të bësohet se sëmundja nuk do të jetë një kërcënim aq i madh për shëndetin publik sa SARS-i në vitin 2003, që vrau gati 800 njerëz.
Por në mënyrë të pashmangshme, efektet më të mëdha politike dhe ekonomike të pandemive, vijnë nga paniku publik dhe reagimet në panik të qeverisë, dhe jo vetë sëmundjes. Problemi me epidemitë e reja është se publiku dhe zyrtarët, nuk mund të presin saktësisht derisa të bëhen të qarta të gjitha faktet, përpara se të merren masa parandaluese.
Frika nga e panjohura ka mbyllur tashmë sistemet e transportit publik, boshatisur qendrat tregtare, kinematë dhe restorantet. Kostot nga koronavirusi po shtohen shpejt. Për shembull, epidemia e SARS-it në vitin 2003, e dobësoi me 30 miliardë dollar Produktin e Brendshëm Bruto në Kinë, duke e ulur rritjen vjetore me 1-2 përqind.
Në nivel global, fatura e asaj pandemie shkoi deri në 100 miliardë dollarë. Por jo të gjitha aktivitetet ekonomike do të dëmtohen tërësisht. Goditjet afatshkurtra në sektorët më të ekspozuar ndaj epidemisë – kryesisht ato të lidhura me shpenzimet e konsumatorit – çojnë në rikuperime afagjata. Vektorët e rritjes ekonomike kineze, ku ndërprerjet afatshkurtra do të kishin efekte afatgjata, si eksportet e prodhimeve të fabrikave, prodhimi industrial dhe investimet, mbetën kryesisht të paprekura në vitin 2003. Në fakt, ndërsa rritja e PBB-së kineze ra nga 11.1 përqind në 3-mujorin e parë të 2003-ës, në 9.1 për qind në të dytën, ajo u rrit sërish në 11.6 për qind një vit më vonë. Por këtë vit ka disa arsye që të shtyjnë të mendosh që këtë vit, ndikimi do të jetë më negative. Vendosja në karantinë e një zone urbane aq e madhe sa Vuhani – një qytet në qendër të rrugëve më të rëndësishme të transportit të brendshëm të Kinës përgjatë lumit Jance – do të sjellë pasoja serioze negative në ekonomi. Për më tepër, një pjesë e konsiderueshme e shpenzimeve që kryhen nga kinzët gjatë pushimeve të Vitit të Ri Hënor, nuk do të rifitohen kurrë.
Përhapja e epidemisë, do të komplikojë një sfidë më të gjerë ekzistenciale që rëndon mbi Partinë Komuniste Kinze: ruajtjen e legjitimitetit të saj në raport me publikun. Garantimi i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, është natyrisht në qendër të kësaj sfide.
Por rritja e qëndrueshme ekonomike, është bërë tanimë e pamundur që të ruhet. Dhe në çdo rast nuk do të ishte asnjëherë e mjaftueshme. Sa më i pasur që bëhet një vend, aq më shumë qytetarër e tij kërkojnë një cilësi jetese, që nuk mund të burojë vetëm nga rritja e PBB-së, por edhe nga gjëra të tilla si ajri dhe uji i pastër, shërbimet mjekësore cilësor, nga një rrjet i mirë i sigurisë sociale dhe nga një qeverisje e përgjegjshme e pakorruptuar.
Kjo është arsyeja pse presidenti Xi Jinping, e ka inkurajuar PKK të zhvendosë fokusin e saj në ?rritjen ekomomike të një cilësie të lartë?, dhe kjo është arsyeja pse ka vënë nismat e menaxhimit mjedisor në qendër të axhendës së tij të reformave gjithëpërfshirëse.
Asnjë sasi propagande apo censurimi, nuk mund ta bindë popullin e tij që një qiell plot smog, është në fakt ngjyrë blu, ose të zhdukë në çast shkatërrimet nga një tërmet. Përhapja e SARS-it në vitin 2003, shkaktoi akuza politike për keqmenaxhimit të emergjencës nga strukturat e shëndetit publik. Por qeveria i shpëfilli kritikat e publikut, dhe pengoi investigimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Përgjigjet e mefshta të qeverisë ndaj një numri krizash të tjera, si tërmeti që goditi Siçuanin në vitin 2008, dhe një seri skandalesh me qumështin e ndotur në helme etj, shkaktuan protesta të forta të opinjonit publik. Xi urdhëroi javën ?përpjekje gjithëpërfshirëse për parandalimin dhe kontrollin? e koronavirusit.
Por faktet në terren, i jap të drejtë publikut të dyshojë në zotësinë dhe aftësinë e qeverisë kineze. Autoritetet pretenduan për më shumë se një muaj, se virusi është ?i parandalueshëm dhe i kontrollueshëm. Tani po ndërmarrin masa ekstreme, si futja në karantinë e qyteteve të tëra. Si në rastin e SARS-it, struktura e vendimmarrjes e sforcuar nga qeveria komuniste, e ka përkeqësuar sërish situatën./ Përshtatur nga CNA.al
Nga Peter Harris,“National Interest”* Britania do të largohe...
Presidenti amerikan paraqiti në Uashington planin e paqes pë...
Në orën 11:38 sipas orës lokale të 28 janarit 1986, anija ko...
Nga Lee Cohen & Clara Del Villar, “The Hill”* Kandidatët pre...
75 vjet pas çlirimit të Auzhvicit nuk mjaftojnë për ta mbajt...
75 vjet pas çlirimit të kampit të Aushvitcit, jeta e hebrenj...
Nga Michael Bociurkiw “CNN”* Ndërsa koronavirusi i Vuhanit, ...
A jeni zgjuar sot në një gjendje depresive dhe shumë të lodh...
Nga Jonathan Hackenbroich, “European Center of Foreign Relat...
Nga Richard Goldberg, “The New York Times”* Strategjia e pre...
Nga Christian Oliver “Politico.eu”Revolucioni Rumun në Krish...
Nga Agata Gostyńska-Jakubowska “The Guardian”Kur përmenden s...
Me origjinë nga Siçilia në Itali, mafia amerikane u ngjit në...
Nga Dimitri Alexander Simes “National Interest”Kur SHBA-ja d...
Bilanci i tij tragjik, është disa herë më i madh se ai i të ...
Pas Luftës së Dytë Botërore, bota është rrezikuar disa herë ...
Nga Adam Minter ,“Bloomberg”* Kina ishte fare e papërgatitur...
Në Europën Lindore lëvizjet ambientaliste janë të dobëta pol...
Shoiçi Jokoi ishte 26-vjeç, kur u rekrutua në radhët e ushtr...
Nga Ana Palacio, ”Project Syndicate”* Këtë javë, liderët bot...
CNA.al ka zbardhur një skemë të plotë, ku ka treguar m...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar një denoncim ...
Një nxënëse në një shkollë në Kamëz është gjobitur nga...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte rastin e Mirela...
Komisionerja e Vettingut, Etleda Çiftja, po hetohet ng...
Helidon Bendo që prej rreth pesë vitesh drejton Shërbi...
Prokurori i Durrësit, Arben Sharra, përballet nesër me...
Me 21 mars 2022, Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen nga ...
Është përfshirë nga flakët kabina elektrike në afërsi ...
Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të d...
Një aksident ka ndodhur rreth orës 20:15, në rrugën "B...
Evakuuohen katër alpinistët e bllokuar në Majën e Zhab...
Vendi, javën e ardhshme do të ketë ndikimin e masave a...
Vendi ynë do të jetë me diell përgjatë bregdetit dhe k...
Në Shqipëri ka nisur të ndihet mungesa e fuqisë punëto...
Banorët e Kuçovës bashkëjetojnë me puset dhe pellgjet ...
Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës, Nenad ...
Të paktën katër njerëz kanë vdekur dhe qindra të tjerë...
Evropa po përpiqet të ulë varësinë e saj nga importet ...
Kompani të mëdha amerikane sikurse Disney, JP Morgan d...
Viti 2021 tregon që kultura nisi të merrte jetë sërish...
Në një intervistë, kompozitori i mirënjohur Limos Dizd...
Nga 23 qershori deri 28 qershor, do të ekranizohen fil...
Regjisorja e njohur nga Kosova, Vjosa Berisha, ka humb...
Në vitin 2021, prodhimi i perimeve është 1.338.218 ton...
Sot euro blihet me 117.8 Lekë dhe shitet me 123.8 Lekë...
Fatura e energjisë elektrike për muajin qershor i ka k...
Eksperti i ekonomisë, Vjoldi Danaj, ka komentuar proje...