Pse u rrëzua anija hapësinore “Challenger”, që i mori jetën 7 astronautëve?
Në orën 11:38 sipas orës lokale të 28 janarit 1986, anija ko...
Presidenti amerikan paraqiti në Uashington planin e paqes për Lindjen e Afërt, që parashikon zgjidhjen me dy shtete. Por kritikët thonë, se presidenti mban shumë më tepër anën e Izraelit.
Plani i paqes për Lindjen e Afërt:
– Palestinezët do të kenë shtetin e tyre. Por nëse njohin Izraelin si “shtet hebre” dhe ndahen nga terrorizmi. Hamasi radikal islamik në Rripin e Gazës duhet të çarmatoset.
– SHBA janë gati të njohin kolonitë hebreje në Jordanin Perëndimor si edhe sovranitetin e Izraelit përtej Bregut Jordan deri në kufirin me Jordaninë.
– Statusi i Jeruzalemit: SHBA e shohin Jeruzalemin si kryeqytetin “e pandarë” të Izraelit. Trump ka premtuar, se palestinezët do të kenë një kryeqytet në Jeruzalemin lindor.
– Territor i bashkuar për shtetin palestinez: Trump propozon një territor të bashkuar për shtetin palestinez. Por Jordani Perëndimor është i copëzuar nga ngulimet izraelite.
– Refugjatët palestinezë: Plani nuk parashikon një të drejtë kthimi për refugjatët, por sipas Shtëpisë së Bardhë, palestinezët do kenë tre mundësi – të jetojnë në shtetin e ardhshëm palestinez, të integrohen në shtetet ku jetojnë apo të vendosen në një shtet tjetër.
Kritikat ndaj planit
Donald Trump është i bindur, se plani i paqes për Lindjen e Afërt ka për t’u mirëpritur si nga izraelitët ashtu edhe nga palestinezët. Plani është “shumë i arsyeshëm për të dyja palët”, tha presidenti Donald Trump, kur përshëndeti kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu në Shtëpinë e Bardhë të hënën. Edhe kryeministri izraelit u shpreh optimist, duke thënë se plani mund të jetë “shansi i shekullit”. Por tek pala tjetër palestineze nuk ka entuziazëm. Kreu i qeverisë palestineze, Mohamed Shtaje që nuk ishte i ftuar në Uashington e refuzoi këtë plan. Ai është i mendimit, se masat e prezantuara të martën nënkuptojnë fundin e interesave palestineze. Përveç kësaj takimin e Trumpit me Netanjahun dhe kreun e opozitës izraelite, Benny Ganz, ai e sheh si një manovër për të larguar vëmendjen. “Ky plan mbron Trumpin nga procedura e shkarkimit nga posti dhe Netanjahun nga burgu”, tha Shtaje për agjencinë e lajmeve, Reuters. “Ai nuk është plan i paqes.”
Në Uashington ka filluar në senat procedura kundër Trumpit. Edhe në parlamentin izraelit, Knesset u refuzuan në minutën e fundit bisedimet, nëse Netanjahut duhet t’i jepet imunitet për sa kohë që është në pushtet. Në nëntor kryeministri izraelit u akuzua për korrupsion.
Më pak i paanshëm se paraardhësit
Edhe para takimit në Uashington pa pjesëmarrjen palestineze ka pasur dyshime, nëse Trump është i paanshëm në konfliktin e komplikuar të Lindjes së Afërt. “Administrata e Donald Trump nuk është qeveria e parë amerikane që nuk është e paanshme”, tha në bisedë me Deutsche Wellen, eksperti Geoffrey Aronson. SHBA gjithmonë kanë qenë në konfliktin e Lindjes së Afërt një lloj avokati për Izraelin. “Por diçka ka ndryshuar. Qeveria e Trumpit ka shqyrtuar dekadat e fundit të politikës së dështuar të paqes në Lindjen e Afërt dhe ka vendosur të ndahet nga të gjitha strategjitë e bashkësisë ndërkombëtare dhe diplomacitë.”
Si shembull për këtë Aronson përmend ndër të tjera zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalem dhe faktin që presidenti amerikan e ka ulur mbështetjen për organizatat e OKB-së, që ndihmojnë refugjatët palestinezë. Përveç kësaj Trump i sheh ngulimet izraelite në Jordanin Perëndimor palestinez jo patjetër si ilegale, dhe kjo del kundër të gjithë qëndrimeve që mban bashkësia ndërkombëtare, thotë Aronson.
Asnjë strategji deri më tani nuk ka çuar në paqe të qëndrueshme mes Izraelit e palestinezëve. Por mënyra e veprimit të Trump nuk po e bën më të mirë situatën, thotë Aronson, i cili ka qenë këshilltar i BE për çështjen palestineze. “‘Rruga e shërimit'” që ka zgjedhur ai është më e keqe se sëmundja”, thekson eksperti i Lindjes së Afërt. “Ai del shprehimisht kundër gjërave, për të cilat ka rënë në ujdi bashkësia ndërkombëtare në dekadat e kaluara. Në vend të kësaj masat e tij politike reflektojnë krahun izraelit të ekstremit të djathtë.”
Dhëndri i fuqishëm
Një rol të rëndësishëm në politikën e Izraelit të presidentit amerikan luan dhëndri i tij, Jared Kushner, bashkëshorti i vajzës së Trumpit, Ivanka Trump. Kushner vjen nga një familje hebreje, që ka pasur kontakt prej kohësh me Netanjahun. New York times raportonte në një artikull të saj të zgjeruar në vitin 2017 për lidhjet e Kushnerit me kreun e qeverisë izraelite. Kur Jared Kushner ka qenë nxënës, Netanjahu madje në një qëndrim në New Jersey ka fjetur në familjen e tij, dhe Jaredi i ri i ka liruar dhomën, duke shkuar të flejë në bodrum.
Familja e tij duket se mbështet politikën e vijës së ashpër të Netanjahut. Sipas gjasave ajo ka dhënë fonde për ngulimin izraelit në veri të Ramallahut në Jordanin Perëndimor. “Ne kemi nevojë për dikë që është vërtet i paanshëm”, citohet Mustafa Barghouti nga New Jork Times. “Nuk ka asnjë të dhënë, që ai ka interes të dëgjojë palën tjetër.”
Eksperti Geoffrey Aronson thotë, se nuk duhet nënvlerësuar roli i Kushnerit në politikën amerikane të Izrealit. “Administrata e Trumpit nuk i jep rëndësi marrjes së një ekspertize nga Ministria e Jashtme”, sipas Aronoson. Në vend të kësaj, presidenti mbështetet tek persona, që ai u beson personalisht, si dhëndrit të tij, që pa ndonjë përvojë politike mundi të ngjitej në postin e këshilltarit politik në Shtëpinë e Bardhë.
Paqja në Lindjet e Afërt nuk duket në horizont
Plani i paqes u prezantua në prani të kryeministrit, Netanjahu. Sipas tij, ka një hartë, në të cilën janë skicuar kufijtë e saj të të shtetit të mundshëm palestinez. Kjo hartë është një risi në planin amerikan të paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve. Trump dëshiron që qeveria izraelite të fillojë shpejt me zbatimin e tij. Por që nga një plan, ku vetëm një palë konflikti merr pjesë në prezantimin e tij, zor se mund vijë paqja./ DW
Në orën 11:38 sipas orës lokale të 28 janarit 1986, anija ko...
Nga Lee Cohen & Clara Del Villar, “The Hill”* Kandidatët pre...
75 vjet pas çlirimit të Auzhvicit nuk mjaftojnë për ta mbajt...
75 vjet pas çlirimit të kampit të Aushvitcit, jeta e hebrenj...
Nga Michael Bociurkiw “CNN”* Ndërsa koronavirusi i Vuhanit, ...
A jeni zgjuar sot në një gjendje depresive dhe shumë të lodh...
Nga Jonathan Hackenbroich, “European Center of Foreign Relat...
Nga Richard Goldberg, “The New York Times”* Strategjia e pre...
Nga Christian Oliver “Politico.eu”Revolucioni Rumun në Krish...
Nga Agata Gostyńska-Jakubowska “The Guardian”Kur përmenden s...
Me origjinë nga Siçilia në Itali, mafia amerikane u ngjit në...
Nga Dimitri Alexander Simes “National Interest”Kur SHBA-ja d...
Bilanci i tij tragjik, është disa herë më i madh se ai i të ...
Pas Luftës së Dytë Botërore, bota është rrezikuar disa herë ...
Nga Adam Minter ,“Bloomberg”* Kina ishte fare e papërgatitur...
Në Europën Lindore lëvizjet ambientaliste janë të dobëta pol...
Shoiçi Jokoi ishte 26-vjeç, kur u rekrutua në radhët e ushtr...
Nga Ana Palacio, ”Project Syndicate”* Këtë javë, liderët bot...
Nga Felia Allum “The Conversation”* Grupet e krimit të organ...
Konflikti në Siri, të drejtat e njeriut, pakti i refugjatëve...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...