LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si diaspora kurde po tenton të themelojë Kurdistanin, kombin e ndarë në 4 shtete

30 Janar 2020, 07:41, Blog CNA
Si diaspora kurde po tenton të themelojë Kurdistanin, kombin e

Kur më shumë se 100 këngëtarë të njohur nga diaspora kurde, morën pjesë në një koncert të madh në qytetin gjerman të Leverkusenit në fillim të këtij muaji, ata kishin një qëllim kryesor: bashkimin e të gjithë kurdëve në një front për themelimin e shtetit të tyre.

Koncerti mblodhi mijëra anëtarë të diasporës kurde nën moton ?Em Bibin Yek? (Le të bashkohemi). Synimi ishte të tregohej solidaritet me kurdët në veri të Sirisë, pas tërheqjes së trupave amerikane nga rajoni, dhe pushtimit pasues të Turqisë në tetorin e vitit të shkuar. Artistët erdhën nga të 4 rajonet kurde të Irakut, Sirisë, Turqisë dhe Iranit, dhe që të gjithë kënduan këngë të ndryshme patriotike kurde.

Që nga pushtimi turk në rajonin e kontrolluar nga kurdët e Sirisë Veriore, grupimet kurde të diasporës, kanë qenë shumë aktive në qytetet evropiane, duke rritur ndërgjegjësimin për tradhtinë dhe vuajtjet e kurdëve. Ata kanë mbajtur protesta, vigjilje solemne, dhe kanë lobuar tek politikanët duke kërkuar solidaritet me popullatën kurde.

Shumë udhëheqës, intelektualë dhe artistë kurdë në diasporë, janë duke u bashkuar për të dhënë mesazhin e bashkimit. Por kjo kërkon që edhe grupet kurde në terren në Lindjen e Mesme ? që janë tradicionalisht të ndara për shkak të axhendave të ndryshme ideologjike ? t?i bashkohen një grupi synimesh të përbashkëta politike.

Kurdët nuk kanë një shtet të tyrin, dhe janë të shpërndarë midis 4 vendeve, Irakut, Iranit, Sirisë dhe Turqisë. Ata shpesh janë të pambrojtur, dhe i nënshtrohen gjithnjë kërcënimit nga shtypja dhe konflikti i dhunshëm, sidomos nga militantët shiitë të mbështetur nga Irani dhe ekspansionizmi turko-sunit në Lindjen e Mesme.

Politika represive në rajon, nënkupton që kurdët kanë qenë subjekt i proceseve agresive të asimilimit, të detyruar të mohojnë trashëgiminë kulturore dhe identitetin e tyre. Në kundërpërgjigje, ata kanë organizuar disa rebelime, përfshirë kryengritjen e vazhdueshme në Turqi nën udhëheqjen e Partisë së Punëtorëve të Kurdëve.

Konflikte të tilla, çuan në shpërnguljen e madhe të kurdëve, kryesisht drejt Evropës në vitet 1980-1990, kur dhuna midis grupeve kurde dhe regjimeve iraniane, irakiane, siriane dhe turke, u përshkallëzua. Në Evropë vlerësohet se jetojnë më shumë se 1 milionë kurdë, më shumë se gjysma e tyre në Gjermani. Atdheu kurd është si një ?placenta? që mbështet lëvizjen kurde në diasporë, dhe lidhjet midis të dyve janë si një lloj ?kordoni kërthizor? që ushqen diasporën me mbështetje emocionale, mendore, shpirtërore, dhe ndjenjën e përkatësisë. Grupet e diasporës, janë larg konflikteve të drejtpërdrejta të dhunshem dhe pasojave të tyre, por ata nuk janë të imunizuar nga vuajtjet.

Për shkak se kurdëve u mungon shteti i tyre kombëtar dhe njohja ndërkombëtare, ata e shohin veten të përjashtuar nga bashkësia ndërkombëtare. Por kauza kryesore dobësohet nga mungesa e një narrative të vetme kohezive. Kjo kryesisht për shkak të dallimeve ideologjike dhe axhendave politike midis grupeve të ndryshme politike. Për shembull, në Siri, Lëvizja për një Shoqëri Demokratike, synon të krijojë një sistem të decentralizuar, demokratik, konfederal në vend, bazuar në diversitetin etnik dhe fetar dhe barazinë gjinore. Por Këshilli Kombëtar i Kurdëve po bën presion për autonominë kurde në Siri. Partitë kryesore politike kurde në Lindjen e Mesme, kanë gjithashtu axhenda të ndryshme politike dhe ideologjike. PKK dhe grupet e saj në mbarë Lindjen e Mesme janë kritikë ndaj nacionalizmit kurd, duke promovuar në vend të saj, idenë e një projekti demokratik, konfederal, multi-etnik. PK nuk vë në dyshim kufijtë e shteteve kombëtare që qeverisin sot rajonet kurde, por kërkojnë njohjen e të drejtave kulturore dhe vetë-administrim brenda kufijve të këtyre shteteve.

Ndërkohë, Partia Demokratike e Kurdistanit dhe grupet pranë saj, përdorin një retorikë më nacionaliste, dhe aspirojnë të ndërtojnë një shtet të pavarur kurd./The Conversation- Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga