LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shembja e pallatit të “Dy Gjelat”/ Voda: Abuzim, përgjegjësit do vihen para drejtësisë

15 Dhjetor 2019, 13:58, Politikë CNA
Shembja e pallatit të “Dy Gjelat”/ Voda: Abuzim,

Zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda, ka reaguar për lajmet lidhur me shembjen e pallatit të ?Dy Gjelat? në Durrës, pas arrestimit të ish drejtorit të ALUIZNI-t Flamur Gjuzi dhe pronarit të lokalit Bar Barons, Artur Terziu.

Në një prononcim për Report TV, Voda tha se përgjegjësit e kësaj situate do të vihen para drejtësisë, ndërsa theksoi se deri më tani për këtë rast ka pasur 6 kallëzime penale.

“Nuk mund të bëjë koment tjetër që veç se përgjegjësit e kësaj situate që u pagua me viktima do të jenë para drejtësisë. Tek ‘Dy gjelat’ kam qenë dhe më kanë thënë se ka patur 6 kallëzime penale. Këto fatkeqësisht ka pasur të pushuara dhe pezullim. Është moment i mirë për të reflektuar për përgjegjësit para ligjit. Të gjithë ata që kanë legalizuar atë godinë në kundërshtim me ligjin, prokuroria do të vej para ligjit. Do të ketë një zinxhir të gjatë të përgjegjësve. Nuk justifikohet kjo lloj katrahure që është bërë me procesin e legalizimit, veçse abuzim”, deklaroi zv.ministrja./ CNA.al

Lajmet e fundit nga