"Janari i peshqve të mëdhenj"/ Lu jep ultimatumin e fundit...

31 Janar 2018, 18:06, Aktualitet CNA

Ndërkohqë që në rrjetet sociale, media dhe debate publike flietet për arrestimin e peshqve të mëdhenj, që ishte paralajmëruar për muajin janar nga ambasadori i SHBA-ve Donald Lu, ka reaguar ky i fundit.

Me anë të një postiminë rrjetet sociale, Ambasada Amerikane, kërkon nga politika dhe autoritetet shqiptare në tërësi, mbajtjen e premtimit për luftën kundër krimit të organizuar.

?Politikanëve, policëve dhe prokurorëve: ju u zotuat përpara popullit shqiptar dhe përpara nesh. Ne investuam në burimet për t?ju ndihmuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ku janë rezultatet? “, – thuhet në postimin në fjalë.

Më tej ambasadori Lu kërkon, që të ketë rezultate konkrete përpara pranverës, kur pritet të ketë vendime të rëndësishme.

“Populli shqiptar do që t?i jepet fund pandëshkueshmërisë. Komuniteti ndërkombëtar kërkon rezultate konkrete përpara vendimeve të rëndësishme këtë pranverë. Tik-tak.?
Ambasadori Donald Lu”, – përmbyll deklaratën e tij ambasadori Lu. /CNA.al

Lajmet e fundit nga