LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryeministri tregon kur starton Rruga e Arbrit

30 Tetor 2017, 08:39, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama, në një takim me grupin parlamentar të PS-së ka folur edhe në lidhje me ndërtimin e projektit më të madh infrastrukturor, siç është Rruga e Arbrit.

Kreu i qeverisë theksoi se  brenda 30-40 ditësh do të finalizohet edhe kontrata për këtë rrugë.

Ndër të tjera Rama tha se ?Vlen të përmendet këtu për deputetët që kanë bërë përpjekjejet e tyre të vazhdueshme, që vinë nga zona e Dibrës. Procesi për kontratizimin e rrugës së Arbirt është në veprim. Ministria ka nisur kontratën me kompaninë fituese. Jemi shpresë plotë që në harkun 30-40 ditëshe do të finalizohet kontrata për rrugën e Arbrit.?

Gjithashtu Rama tha se do të kemi pikë në rendin e ditës mes dy qeverive, nevojën që nga pala maqedonase që kësaj rruge t?i bëhet lidhja, së brendshmi dhe në rrugë rajonale.

?Kjo edhe në aspektin e shlyerjes së këtij projekti madhor. Gjithë buxheti ka një kahje qartësisht të lexueshme në funksion të turizmit, si një burim ende i pashfrytëzuar sa duhet?- tha Rama./ CityNews

Lajmet e fundit nga