web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shqipëria do të prezantohet në Oscar/ Ja filmi me drama intime dhe urbane

19 Shtator 2017, 17:45, Lifestyle CNA

Gentian Koçi do të përfaqësojë Shqipërinë si kandidues në grupin e filmave në gjuhë të huaj për çmimet Oscar. Ky është filmi i parë i regjisorit Koçi, filmi u shfaq për herë të parë në Festivalin e Filmit në Sarajevë, ku mori kritika tërësisht pozitive.
Në film flitet për një grua e cila nuk kishte mundësi të paguante qeranë dhe e dëbojnë nga shtëpia. Me vete kishte dhe të birin një vjeçar, në këto kushte ajo fillon punën tek një zonjë e moshuar dhe tani duhet ta mbajë zonjën të gjallë në mënyrë që të mbajë vendin e punës.

Në vetë fjalët e regjisorit: ?Dita zë fill është një dramë intime që zhvillohet në një apartament në mjedisin urban periferik të Tiranës. Historia zhvillohet rreth tre personazheve, dy grave dhe një djali të vogël një vjeçar, dhe rrëfen përpjekjen e një nëne të re për të mbajtur me thonj një vend pune. Boshti i saj është marrëdhënia tejet e brishtë midis një gruaje të re dhe një të vjetër, e cila lëkundet midis empatisë dhe synimeve pragmatike[…] Kjo histori flet për kompromise të heshtura e të paperceptueshme që secili prej nesh i bën në përballjen e pareshtur me mbijetesën.?

Shqipëria ka dërguar filma kandidatë për Oscar-ët 10 herë, që nga viti 1996, por nuk është nominuar asnjëherë./CityNews





Lajmet e fundit nga