LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekskluzive- Goditet me mjete të forta drejtori i CityNews/Si ndodhi ngjarja

8 Mars 2017, 13:55, Aktualitet CNA

CityNews iu sjell detaje të reja mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur sot në orën 10:40 minuta, në zonën e ?Stacionit të Trenit?. Gazetari dhe administratori i portalit CityNews.al, Elvi Fundo, është goditur nga dy persona.

Ngjarja ka ndodhur te stacioni i autobusëve, në mes të rrugës dhe në prani të shumë qytetarëve. Personat e kanë ndjekur nga pas gazetarin dhe e kanë goditur me mjete të forta, duke e shtrirë në tokë.

Më pas, drejtori i CityNews është dërguar në Spitalin Ushtarak, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

Mjekët thonë se gjendja është e kalueshme, por duhet të qëndrojë në spital për disa ditë./CityNews

Lajmet e fundit nga