Fluksi i sezonit turistik/ Hita njofton masat shtesë në Aeroportin e Rinasit
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hit...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hit...

Etleda Çiftja u zgjodh në qershor 2017 nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në postin e komisioneres pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Pas pesë vitesh është zbuluar se Çiftja ka mashtruar dhe gënjyer për pasurinë.
Pra, komisionerja e Vettingut, që ka dhënë qindra vendime për gjyqtarë e prokurorë, sot rezulton e pandehur në SPAK.
Qindra vendime për deklarim të rremë pasurie, për falsifikim dokumentesh janë firmosur nga Çiftja si komisionere e Vettingut dhe vazhdojnë të firmosen.

Por, u deshën pesë vite për të zbuluar se komisionerja e Vettingut ka mashtruar dhe falsifikuar për pasurinë.
As institucioni ku ajo ka deklaruar pasurinë, ILDKPKI, nuk ka hedhur asnjë hap, duke lejuar kështu që të bënte Vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve një komisionere që ka kryer vepra penale.
Situata është e tillë, një e pandehur mbi të cilën rëndojnë dy akuza, gjykon gjyqtarët dhe prokurorët.


Në fakt, kjo situatë është e rregulluar edhe me ligj, por që ka mbetur i shkruar vetëm në letër dhe nuk ka gjetur zbatim, të paktën në rastin e komisioneres Etleda Çiftja.
Ligji për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, shpjegon në mënyrë specifike në nenin 17 procedurat për shkarkimin e anëtarit të institucioneve të rivlerësimit.
“Në rast se ka të dhëna të mjaftueshme nga burime të besueshme se anëtari i institucioneve të rivlerësimit ka kryer një shkelje disiplinore, ndaj tij fillon hetimi disiplinor. Subjektet që mund të kërkojnë fillimin e hetimit disiplinor janë: a) çdo komisioner për komisionerët, pra komisionerët nuk i kërkojnë KPA-së procedim displinor”, saktësohet ndër të tjera në nenin 17.

Për më tepër që në rastin në fjalë ka vepër penale dhe jo vetëm shkelje disiplinore.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka dërguar tashmë për gjykim procedimin penal në ngarkim të gjyqtares Etleda Çiftja, pas përfundimit të hetimeve.
Etleda Çiftja, akuzohet për “Falsifikim dokumentesh" dhe “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjen ose deklarimin e rremë të pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”.

Sipas SPAK-ut, nga hetimet është provuar se Etleda Çiftja, në deklaratën me nr. 14568 indeksi, datë dorëzimi 17.07.2017, ka kryer deklarim të rremë të pasurisë, e konkretisht në lidhje me burimin e blerjes së apartamentit të banimit, të dy parcelave tokë arë me sip. 1450 m2 dhe me sip. 3440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë për dy sipërfaqet e tokave arë si dhe në lidhje me qëllimin e marrjes së një kredie pranë ish-Banka Emporiki – Shqipëri sh.a.

Gjithashtu, e pandehura Etleda Çiftja ka dorëzuar pranë ILDKPKI, një kontratë me përmbajtje të falsifikuar, referuar çmimit të pasqyruar në të, provuar, pasi kjo kontratë nuk përputhet me atë të gjendur pranë arkivës së zyrës noteriale ku është përpiluar dhe pranë ASHK-së në momentin e regjistrimit të pasurisë për të cilën është lidhur kjo kontratë.

Kjo kontratë përmban të dhëna të rreme edhe në lidhje me vetë veprimin e pasqyruar në të, pra shitje-blerjen e parcelës tokë arë./CNA.al
Seanca për ish-anëtarin e KPA-së, Ardian Hajdarin, në GJKK...
Prokurori Etien Kapo, i cili është pjesë e Prokurorisë...
Ardian Hajdari, ish-komisioneri i Vettingut sot do të përb...
SPAK-u ka shpallur pretencën për anëtaren e komisionit të ...
Etien Kapo, prokurori pranë Gjykatës së Apelit në Durr...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka hapur garën për zgjedhje...
Muhamet Rrumbullaku ka zëvendësuar Gledis Nanon në krye të...
1 shtatori ka shënuar rinisjen e Vettingut. Në shkallë të...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit e gjeti të drejtë vendimin e ...
Vettingu pritet të rinisë në shtator. Me 4 shtator do të m...
Vettingu për gjyqtarët dhe prokurorët pritet të rinisë në ...
Sulmi kibernetik që ndodhi në muajin korrik ka prekur edhe...
Kunati i Mimi Kodhelit, ish-ministes së Edi Ramës, pasi ka...
Vettingu nuk po arrin të zgjidhë të gjitha problemet e...
Komisionerja e Vettingut, Etleda Çiftja, është paraqitur s...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
KPA ka marrë vendimin për shkarkimin e prokurorit të Tiran...
Prokuroria e Durrësit, ka konfirmuar se po heton ish-proku...
Ish-kreu i Prokurorisë së Tiranës dhe ish-prokuror i Proku...
I shpëtoi Vettingut me dorëheqje, por jo hetimeve nga prok...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...