Hijet e Erion Veliajt në protestë
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...
Veliaj përmes Arta Dades refuzon “antimiti...

Komisionerja e Vettingut, Etleda Çiftja, po hetohet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Çiftja është zyrtarisht tashmë e pandehur me akuzat për deklarim të rremë dhe falsifikim.
Deklarimi i rremë, dyshohet se është kryer nga Çiftja përballë komisioneve të përzgjedhjes së saj për t’u bërë anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Me 10 qershor 2021, Çiftja është paraqitur në SPAK për t’u njohur me akuzat, ndërkohë që vazhdon punën.
Nga njëra anë po hetohet nga SPAK-u dhe nga ana tjetër ajo po heton gjyqtarë dhe prokurorë, duke e bërë kështu edhe më të dyshimtë procesin e Vettingut.
Në vend që të pezullohej, ajo firmos konfirmime apo shkarkime për gjyqtarë dhe prokurorë.
Në korrik 2017, anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Etleda Çiftja, në deklaratën fillestare të pasurisë, thotë se ka në pronësi tokë arë, me sipërfaqe 3440 m2 në Qerret të Kavajës, blerë në 10 korrik 2006, me vlerë 50 mijë euro.
Për këtë pasuri, ajo deklaron si burim financiar 15 mijë euro të kursimeve nga paga si juriste në kompaninë private “Egnatia O. Albania” dhe 35 mijë euro të tjera kredi, të cilën duhet ta shlyejë për 20 vjet deri në vitin 2026.

Në dritë ka dalë kontrata e shitblerjes me nr. 2138 Rep, nr. 1490 Kol, dt. 10 korrik 2016, nënshkruar pranë noteres publike Luljeta Kongoli në Tiranë, ku rezulton se Etleda Çiftja e ka blerë këtë tokë për vetëm 300 mijë lekë të rinj.


Çiftja dyshohet se ka kryer falsfikim të dokumenteve për blerjen e tokës me sipërfaqe 3440 m2.
Sipas njërës kontratë vlera e blerjes është 300 mijë lekë të rinj dhe sipas një kontrate të dytë që ka dorëzuar pranë një banke të nivelit të dytë, vlera është 50 mijë euro.

Sipas këtyre të dhënave, Çiftja duket se ka paraqitur në bankë një kontratë me të dhëna të rreme, për të siguruar një kredi prej 35 mijë eurosh, e cila i është disbursuar në shtator 2006, pra rreth tre muaj pas nënshkrimit të kontratës së shitblerjes.
Kujtojmë se Etleda Çiftja është anëtarja e tretë e institucioneve të vetingut që procedohet penalisht dhe merret e pandehur nga SPAK-u.
Më parë janë proceduar anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, KPA, Ardian Hajdari dhe Luan Daci, ky i fundit i shkarkuar pasi u dënua me vendim të formës së prerë për falsifikim të formularit të aplikimit që mundësoi zgjedhjen e tij si anëtar i Kolegjit./CNA.al
Helidon Bendo që prej rreth pesë vitesh drejton Shërbi...
Prokurori i Durrësit, Arben Sharra, përballet nesër me...
Me 21 mars 2022, Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen nga ...
Kuvendi i Shqipërisë votoi me 4 qershor Bajram Bega...
Alqi Kushi, drejtori i përgjithshëm në Ministrinë e Ar...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit deri më tani ka fir...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin ...
Irena Gjoka, kryetarja e Gjykatës së Posaçme të Shkall...
Komisioni i Pavarur i Apelimit ka rikonfirmuar në dety...
Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e ish-gjyqtari...
Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Enkela Vlora (Bajo), u pë...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rikonfirmuar në ...
Seanca dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit p...
Ditën e martë, më datë 07.06.2022, ora 10:00, do të gjykoh...
Komisionerja e Vettingut, Etleda Çiftja është marrë e pand...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur rikonfi...
Vettingu vazhdon, ndonëse me ritme të ngadalta. Të pak...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra g...
Gjyqtari Emiljano Ruli i Gjykatës Administrative të Tiranës ...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...