Çmenduria e një avokati të pandehur
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...

Ish-kreu i Prokurorisë së Tiranës dhe ish-prokuror i Prokurorisë së Përgjithshme, Petrit Fusha, është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Durrësit, për shkak të dyshimeve me pasurinë.
Denoncimi ndaj Fushës është bërë në maj të vitit 2019 te Krimet e Rënda, sot SPAK, nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pas hetimeve të bërë në kuadër të Vettingut.
KPK njoftoi në 2019-ën, se ka referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, raportin me rezultatet përfundimtare të hetimit administrativ, për ish-prokurorin, z. Petrit Fusha, në kuadër të procesit të rivlerësimit kalimtar për gjyqtarët dhe prokurorët në Republikën e Shqipërisë.
Lidhur me rastin, Komisioni ka vënë në dijeni edhe Prokuroren e Përgjithshme, që në atë kohë ka qenë Arta Marku.

Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha, me 28 shkurt 2019 dhe dorëheqjen nga detyra pas një karriere 32-vjeçare në sistemin e drejtësisë.
“Pas 32 viteve pune në shërbimin e Prokurorisë, çmoj se përvojën që kam mund ta përdor në dobi të një aktiviteti tjetër me më pak ngarkesë. Koha në të cilën po jetojmë është tej ngarkuar me ngjarje e fenomene të drejta e të padrejta. Një profesionist në moshën time natyrshëm zgjedh me maturi vendin se ku mund të kontribuojë më mirë.
Ndaj gjykova se Prokuroria nuk është më vendi ku unë mund të shërbej me përvojën 32-vjeçare. Një përvojë e akumuluar tashmë nga procese hetimore e gjykimi të çdo lloj çështje e niveli. Në këto kushte ju paraqes sot dorëheqjen time nga detyra e Prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme si dhe nga shërbimi i Prokurorisë”. Kështu e arsyetonte Fusha dorëheqjen e tij.
Por, Komisioni i Vettingut me kallëzimin që bëri te Krimet e Rënda pretendonte se janë të tjera arsye që e kanë shtyrë Fushën të largohet nga sistemi i drejtësisë.
Për shkak të ligjit nr. 84/2016 "Për rivlerësimin kalimtar të prokurorëve dhe gjyqtarëve në Republikën e Shqipërisë. Fusha i është nënshtruar procesit të rivlerësimit "ex officio", në bazë të pikës 3, të nenit 179/b, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
Subjekti i rivlerësimit, z. Petrit Fusha, u është nënshtruar procedurave të rivlerësimit, duke u shortuar si subjekt në shortin e hedhur, më datë 15.01.2018, nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në përputhje me Rregulloren për procedurat e zhvillimit të shortit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Në mbledhjen e trupit gjykues të KPK-së, më datë 30.01.2018, u deklarua mungesa e konfliktit të interesit me subjektin e rivlerësimit nga anëtarët e trupit gjykues, si dhe u vendos fillimi i hetimit administrativ.
Me vendimin nr. 40, datë 16.07.2017, "Për rishpërndarjen me short dhe transferimin e dosjeve të çështjeve të komisionerit Alma Faskaj, nëpërmjet procedurës së shortit, anëtarja e trupit gjykues, znj. Alma Faskaj, për arsye shëndetësore, u zëvendësua me anëtaren Valbona Sanxhaktari.
Me datë 10.09.2018, Fusha është njoftuar me përbërjen e re të trupit gjykues dhe më datë 11.09.2018 ai ka konfirmuar mungesën e konfliktit të interesit me anëtarët e trupit gjykues.
Trupi gjykues, i përbërë nga Lulzim Hamitaj kryesues, Olsi Komiçi relator dhe Valbona Sanxhaktari anëtare, në prani edhe të vëzhguesit ndërkombëtar, me datë 26.02.2019, vendosi përfundimin e hetimit kryesisht për subjektin e rivlerësimit, z. Petrit Fusha, si dhe njoftimin e këtij subjekti për t`u njohur me materialet e dosjes, dokumentet e administruara nga Komisioni, si dhe rezultatet e hetimit, në përputhje me nenet 35 – 40 dhe 45 – 47 të Kodit të Procedurave Administrative.
Me datë 27.02.2019, ish-prokurorit Petrit Fusha iu dërguan rezultatet e hetimit administrativ kryesisht si dhe iu kalua barra e provës bazuar në nenin 52 të ligjit nr. 84/2016.
Por menjeherë pas këtij në fund të muajit shkurt 2019, Fusha dha dorëheqjen.
Duke i referuar deklaratave të pasurisë rezulton se pasuria e ish-prokurorit Fusha shkonte rreth 1 milion dollarë./CNA.al
I shpëtoi Vettingut me dorëheqje, por jo hetimeve nga prok...
Pas Luan Dacit dhe Ardjan Hajdarit, një nga kimisioneret e...
Tre anëtarë të organeve të Vettingut, zyrtarisht janë ...
Anëtarja e KPK-së, Etleda Çiftja, është hetuar nga SPAK-u ...
Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Etleda Ç...
Ilir Meta, sot largohet nga Presidenca, pas mbarimit të ma...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra...
Gjyqtarja e Elbasanit, Zamira Vyshka, është arrestuar për ...
Gjyqtarja e Elbasanit, Zamira Vyshka, po hetohet nga Vetti...
Prokurori i Vlorës, Alfred Sali, ka dalë sot para Komision...
Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varheley, në konferencën p...
Procesi i Vettingut ka shënuar vitin e pestë. Ende ka ...
Përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit...
Gjyqtarja e Apelit, Elbana Lluri, është shkarkuar sot ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkaur nga de...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, shpalli të enjten...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyr...
Gledis Nano mori postin e Drejtorit të Përgjithshëm të...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkakrkuar nga d...
Astrit Halilaj, prokurori i Lezhës, do të përballet ne...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...