Gjyqtarja e Elbasanit, Zamira Vyshka, po hetohet nga Vettingu që nga dhjetori i vitit 2020.
Vyshka, e cila është lënë në arrest shtëpie, për shkak se dyshohet se ka marrë para në këmbim të një çështjeje, nuk është një emër i palakuar.
Ajo më herët është denoncuar për lidhje me bandat e Elbasanit.
Ka qenë ish-shefi policisë rrugore Elbasan, Fadil Mema, i cili ka rrëfyer për mediat këtë lidhje.
Sipas tij, Vyshka ka favorizuar në një proces gjyqësor fisin Çapja, duke nxjerrë të pafajshëm Sokol Çapjan, vendim ky që është marrë në vitin 1998.
Sipas rrëfimit të Fadil Memajt, Sokol Çapja ishte në një proces gjyqësor, pasi në vitin 1993, Sokoli së bashku me dy persona të tjerë kishte vrarë një person te parku “Rinia”.
“Në këtë rast Sokoli mori pafajësinë në vitin 1998, pasi mesa di unë, oficeri i policisë gjyqësore Vangjel Xhani dhe gruaja e këtij të fundit, Sofika Xhani, e cila ishte prokurore në Elbasan, kanë grisur fletët e dosjes dhe i ngatërruan. Gjyqin me sa di unë e ka zhvilluar gjyqtarja Zamira Vyshka, e cila është mikeshë shumë e afërt e familjes Çapja. Ndërsa çifti Xhani pas këtij veprimi që bënë u larguan për në Amerikë”, ka treguar Fadil Mema para prokurorit të ndjerë Xhevat Hana.
Vyshka të gjithë karrierën si gjyqtare e ka të përqëndruar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Elbasan.
Sa i përket pasurisë, gjyqtarja Zamira Vyshka “noton” në patundshmëri.
Ajo disponon troje, objekte banimi, godina të ndryshme, toka bujqësore e të tjera.
Sipas pas saj këto patundshmëri që ndodhen në Elbasan, i ka përfituar nga trashëgimia.
Një pjesë të madhe të patundshmërisë, deri në vitin 2016, rezulton se i ka të paregjistruara në hipotekë.
Të ardhurat e saj përveç se nga paga burojnë edhe nga dhënia me qira e pronave.
Për më tepër po sjellim të detajuar pasurinë e deklaruar nga gjyqtarja Zamira Vyshka.
CNA.al po risjell pasurinë e gjyqtares Vyshka, deklaruar në ILDKPKI.
Viti 2003
Shtëpi banimi me vlerë 5 milionë lekë, dhuruar nga babai.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 0, 563 milion lekë.
Viti 2004
Shtëpi banimi, dykatëshe me vlerë 5 milionë lekë, dhuruar nga babai.
Shtëpi banimi, trekatëshe, me vlerë 10 milionë lekë.
Truall 100, ku zotëron ½.
Sipërfaqe ullishte ku zotëron ½.
Truall 166, ku zotëron ½.
Kursime 1 829 432 99 lekë.
Kursime 20 000 dollarë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 77 000 lekë.
Viti 2005
1/5 e truallit 338.6 m2 me vlerë 30 000 lekë.
1/5 e truallit 390 m2 me vlerë 30 000 lekë.
1/5 e truallit 472 me vlerë 30 000 lekë.
1/5 e truallit 24 m2 me vlerë 30 000 lekë.
1/5 e tokës bujqësore 13 000 me vlerë 30 000 lekë.
1/5 e truallit 140 m2, me vlerë 30 000 lekë.
1/5 e truallit 500 m2, me vlerë 30 000 lekë.
1/5 e truallit 160 m2, me vlerë 30 000 lekë.
1 milion lekë kesh të deklaruara në vitin 2003.
Kesh në shtëpi,1 829 432 99 lekë.
Kursime, 1 500 000 lekë. Të gjitha këto pasuri janë përfituar nga trashëgimia.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 865 469 lekë.
Viti 2006
Blerë tokë arë 300 m2 me vlerë 2 100 000 lekë.
Mbyllur depozita bankare me vlerë 20 642 dollarë amerikan.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 1 002 840 lekë.
Viti 2007
Shitur banesë trekatëshe me truall 114 m2, me vlerë 5 900 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 810 783 lekë.
Viti 2008
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 1 052 524 lekë.
Viti 2009
Nga sip 3000 m2, tokë arë, ka këmbyer sip 500 m2 me 628.88 m2 objekt, 2 kate.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 1 007 811 lekë.
Viti 2010
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 1 355 518 lekë.
Viti 2011
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 1 397 000 lekë.
Kredi 3 000 000 lekë. Pa shlyer 2 900 691 67 lekë.
Viti 2012
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 1 151 776 lekë.
Kredi 3 000 000 lekë. Pa shlyer 2 799 911 lekë.
Viti 2013
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 1 426 279 lekë.
Kredi 3 000 000 lekë. Pa shlyer 2 688 400 lekë.
Viti 2014
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 1 374 871 lekë.
Kredi 3 000 000 lekë. Pa shlyer 2 573 039 lekë.
Viti 2016
Pasuri të paregjistruara në hipotekë.
1/3 e trulli 740 m2.
4/8 e sip 147.3 m2, sip 81.3 m2 dhe sip 243.4 m2.
4/8 e sip 24 m2, sip.338.6 m2 e cila rrjedh nga pasuria me sip 710 m2.
4/8 e sip 3 144 m2, sip 6 000 m2, sip 1 0000m2, sip 2856 m2, që në total janë 13 000 m2.
4/8 e sip. 390 m2 dhe truall 476 m2.
4/8 e e truallit me sip 390 m2, sip 140 m2, sip 500 m2, me sip 160 m2 dhe e drejtë kompensimi me vlerë e tokës arë me sip 7 960 m2.
Troje të zëna me banesa, dyqane e garazhe private të ndërtuara pas vitit 1991.
Pasuri e dhënë me qira
Ndërtesë me truall me sip objekti 1257.76 m2 dhe sip trualli 4900 m2 në bashkëpronësi. Pjesërisht është dhënë me qira, me vlerë 408 000 lekë.
Depozitë bankare më vlerë, 10 029 432 lekë.
Llogari bankare me vlerë 29 857 92 lekë.
Investuar në obligacione me afat 2-vjeçar, 10 milionë lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 1 476 772 lekë.
Viti 2017
Depozitë bankare 1 570 000 lekë.
Të ardhura nga interesa bankare, 247 750 lekë.
Mbyllur llogaria bankare me vlerë 29 857 92 lekë.
Hapur llogari bankare me vlerë 100 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 1 509 104 lekë.
Viti 2018
Mbyllur llogari bankare me vlerë 1 570 000 lekë.
Hapur llogari bankare me vlerë 2 840 000 lekë.
Të ardhura nga interesa bankare, 22 686 25 lekë.
Të ardhura nga qiraja e objektit, 400 000 lekë.
Kursime nga paga 600 000 lekë.
Të ardhura nga interesa bankare, 273 550 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues si gjyqtare në Elbasan, 1 543 012 lekë. /CNA.al
Prokurori i Vlorës, Alfred Sali, ka dalë sot para Komision...
Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varheley, në konferencën p...
Procesi i Vettingut ka shënuar vitin e pestë. Ende ka ...
Përfaqësuesi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit...
Gjyqtarja e Apelit, Elbana Lluri, është shkarkuar sot ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkaur nga de...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, shpalli të enjten...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyr...
Gledis Nano mori postin e Drejtorit të Përgjithshëm të...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkakrkuar nga d...
Astrit Halilaj, prokurori i Lezhës, do të përballet ne...
Komisionerja e Vettingut, Etleda Çiftja, po hetohet ng...
Helidon Bendo që prej rreth pesë vitesh drejton Shërbi...
Prokurori i Durrësit, Arben Sharra, përballet nesër me...
Me 21 mars 2022, Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen nga ...
Kuvendi i Shqipërisë votoi me 4 qershor Bajram Bega...
Alqi Kushi, drejtori i përgjithshëm në Ministrinë e Ar...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit deri më tani ka fir...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin ...
Irena Gjoka, kryetarja e Gjykatës së Posaçme të Shkall...
Jetmiri është 22 vjeç dhe është tetraplegjik. Për të kujde...
Elida Shkreli tregon për emisionin investigativ “Stop” në ...
Shitja e fëmijëve,duket se është kthyer në një “biznes” fi...
Në tetor të vitit 2022, një çift të moshaurish janë konfli...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Përplasja e ndodhur ditën e sotme në kryeqytet ka rezu...
Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka reag...
Ilirian Muho, avokati i Alda Klosit, ka tentuar të rrëzojë...
Gjykata lë në burg ish-zyrtaren ish zyrtaren e Kryemin...
Shqipëria vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore me or...
Ditët në vijim pritet që të ketë ulje të temperaturave...
Vendi ynë do të përfshihet nga masat ajore të qëndrueshme ...
Rezervati natyror “Wicken Fen” në Angli, me një sipërfaqe ...
Ukraina ka publikuar disa pamje te rënda ku shihen disa us...
Më shumë se 5 mijë persona u vranë dhe mijëra të tjerë u p...
Numri i viktimave nga tërmeti që goditi Turqinë dhe Sirinë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha më 7 shkur...
Aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun Xhevahir Z...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Dollari amerikan ka pësuar një rritje të lehtë në tregun v...
Sot me 6 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.9 lekë...
Sot me 5 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.8 lekë...
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të karburan...