LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dyqane dhe shtëpi nga Tirana në Vlorë/ Ish-drejtori i SHKB-së, sot prokuror, u pasurua me dy paga

27 Qershor 2022, 11:08, Vetingu CNA
Dyqane dhe shtëpi nga Tirana në Vlorë/ Ish-drejtori i
Foto ilustruese

Astrit Halilaj, prokurori i Lezhës, do të përballet nesër me Vettingun.

Dosja e tij do të rivlerësohet nga trupa gjykuese e përbërë nga Pamela Qirko, Roland Ilia dhe Etleda Çiftja.

Halilaj ka punuar si drejtues i SHKB-së në Ministrinë e Brendshme, më pas si oficer i Policisë Gjyqësore pranë Krimeve të Rënda dhe që  nga viti 2016 si prokuror në Shkodër e më pas në Lezhë.

Në aspektin profesional, Atrit Halilaj nuk është një emër i lakuar. Sa i përket pasurisë nisur nga deklarata fillestare e vitit 2003 deri në kohën kur ka depërtuar në prokurori në vitin 2016 ka një ndryshim të madh.

Ndërkohë që burime të ardhurash deklaron vetëm pagën e tij dhe të bashkëshortes në një kompani sigurimesh.

Pasuria e tij përbëhet nga një shtëpi në Tiranë, apartament në Vlorë, të cilin e ka paguar për tri vite, së bashku me një hua, dy makina dhe dyqane.

Në deklaratën e vitit 2003, ai deklaron një banesë private me sip 120 m2 me vlerë 2 milionë lekë dhe një makinë "Benz 200" me vlerë 0,4 milion lekë.

Dyqane dhe shtëpi nga Tirana në Vlorë/ Ish-drejtori i

Gjithashtu deklaron dy depozita bankare në emër të vëllezërve emigrantë në shumat, 17 000 dollarë dhe 10 000 dollarë.

Në vitin 2005 e ka shtuar pasurinë me blerjen e një makine që ka kushtuar 500 000 lekë.

Gjithashtu deklaron se ka tërhequr 7 700 dollarë, por nuk thotë arsyen se për çfarë i ka shpenzuar.

Në vitin 2009 ka blerë sërish një autoveturë, këtë radhë për bashkëshorten me vlerë 500 000 lekë, si dhe ka bërë një papafingo në ndërtesën ekzistuese, për të cilën ka shpenzuar 300 000 lekë.

Në vitin 2010 e ka shtuar patundshmërinë duke blerë një apartament në Vlorë, 1+1, me çmim 35 000 euro. Për të cilin ka paguar dy këstet e para 20 000 euro.

Dyqane dhe shtëpi nga Tirana në Vlorë/ Ish-drejtori i

Gjithashtu deklaron se ka marrë hua 10 000 euro per apartamentin, ndërkohë burime të ardhurash deklaron vetëm dy paga, të tijën dhe të bashkëshortes.

Në vitin 2011 deklaron se ka blerë një autoveturë për shkak të funksionit zyrtar, si Drejtor i Përgjithshëm i SHKB-së, me vlerë 437 500 lekë, ndërsa ka shitur makinën që ka pasur me vlerë 1 300 000 lekë. Po në të njëjtin vit ka paguar 8 000 euro dhe pagesa huaje, 2 000 euro.

Në vitin 2013 rezulton se e ka paguar apartamentin që ka blerë në Vlorë në vitin 2010, ndërsa ka detyrime për huanë në shumën 4000 euro.

Prokuror me dy shtëpi dhe dyqane

Në kohën para se të emërohej prokuror në Shkodër, në total deklaron pasuri të tipit patundshmëri, banesë private 2 kate+kat dhe nënçati, me sipërfaqe 420 m2, në Tiranë.

Apartament në Vlorë me sipërfaqe 79 m2 me vlerë 35 000 euro.

Gjithashtu deklaron njësi shërbimi dyqane, në Tiranë me sipërfaqe 79 m2 me vlerë 32 000 dollarë.

Dyqane dhe shtëpi nga Tirana në Vlorë/ Ish-drejtori i

Autoveturë "Benz 2007" blerë në vitin 2016 me vlerë 6 000 euro.

Gjendje jashtë sistemit bankar 900 000 lekë.

Autoveturë "Golf 4" në emër të bashkëshortes me vlerë, 500 000 lekë.

Gjithashtu edhe bashkëshortja deklaron para jashtë sistemit bankar në shumën 500 000 lekë.

Me këtë pasuri, subjekti deklarues Astrit Halilaj ka hyrë në sistemin prokurorial dhe tashmë pritet të hedhë dritë Vettingu se çfarë ka ndodhur me pasurinë e tij nën kostumin e prokurorit./CNA.al

Lajmet e fundit nga