LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hetoi gjyqtarin e Tiranës për fshehjen e 70 mijë eurove/ Prokurorja zbret në Vetting

11 Korrik 2022, 09:59, Vetingu CNA
Hetoi gjyqtarin e Tiranës për fshehjen e 70 mijë eurove/
Brunilda Bekteshi, Firdes Shuli dhe Suela Zhegu.

Procesi i Vettingut ka shënuar vitin e pestë. Ende ka gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët janë në proces rivlerësimi.

Radha për të kaluar në filtrat e KPK-së, është e prokurores së Tiranës, Elsa Kareci.

Kjo e fundit do të paraqitet nesër para trupës gjykuese të përbërë nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi dhe Firdes Shuli.

Prokurorja Kareci, para se të vinte në Prokurorinë e Tiranës, e ka ushtruar profesionin në Prokurorinë e Kavajës.

Kujtojmë se në vitin 2006, në Kavajë, prokurorja ka pasur në duar një dosje të konsideruar të rëndë.

Për shkak se objekt hetimi ishte një gjyqtar. ILKDPKI kishte bërë kallëzim penal ndaj kryetarit të Gjykatës së Lushnjes, në atë kohë, Artan Gjermeni.

ILDKPKI pretendonte se Gjermeni nuk justifikonte rreth 70 milionë lekë të vjetër. Fillimisht dosja ishte në duar të një tjetër prokurori, i cili i pushoi hetimet dhe pas ankimimit të ILDKPKI, në Prokurorinë e Përgjithshme, dosja i kaloi prokurores, Elsa Kareci.

Hetoi gjyqtarin e Tiranës për fshehjen e 70 mijë eurove/
Gjyqtari Artan Gjermeni

Kjo e fundit pas disa muajsh hetimesh, vendosi të pushojë çështjen me argumentin se fakti nuk ekziston si vepër penale.

Kjo sa i përket aspektit profesional, ku është lakuar emri i prokurores, ndërsa në aspektin financiar, e njëjta rezulton se të ardhurat i ka nga paga e saj, dhe nga bizneset e bashkëshortit.

Ajo e ka nisur karrierën si prokurore me një pasuri ku deklaron të ardhurat nga pagat e familjes dhe patundshmëri, tokë bujqësore, me sipërfaqe 18 dynym, përfituar nga ligji 7501.

Më vonë, në vitin 2004, e ka shtuar pasurinë duke blerë një truall ndërtimi me sipërfaqëe 400 m2, me vlerë, 128 000 lekë.

10 vite më pas, pasuria e saj është shtuar nëpërmjet bashkëjetuesit Eduard Shpata, i cili deklaron shtëpi banimi në Tiranë, me sipërfaqe ndërtimi 170 m2 dhe 60 m2 oborr, dhuruar nga prindërit, tokë bujqësore, ullishte me sipërfaqe 2 000 m2, me vlerë 30 000 euro, tokë bujqësore në Bajzë, Shkodër, me sipërfaqe 10 000 m2, me vlerë 50 000 dollarë amerikanë, "Benz Mercedez", kapital 100 000 lekë në shoqërinë “Shpata”, kapital 334 114 740 lekë në shoqërinë “Miami Beach”.

Gjithashtu ai deklaron një hua 200 000 euro nga Fabrika e Pasurimit të Kromit, Bulqizë./CNA.al

Lajmet e fundit nga