web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nisin lëvizjet në Itali, Sarri largohet nga Lazio. Kalon te skuadra tjetër e Serisë A

25 Maj 2026, 19:52, Sport CNA

Nisin lëvizjet në Itali, Sarri largohet nga Lazio. Kalon te skuadra

Maurizio Sarri do të largohet nga Lazio, edhe pse kontrata e tij me klubin bardhekaltër vazhdon edhe për dy sezone të tjera.

Pas fitores 2-1 ndaj Pizës në stadiumin “Olimpico”, trajneri italian konfirmoi publikisht pakënaqësitë e tij ndaj klubit dhe deklaroi se gjatë sezonit nuk ishte dëgjuar nga drejtuesit.

Sarri pret tashmë një takim me presidentin Claudio Lotito për të gjetur marrëveshjen ekonomike që do të sjellë mbylljen e bashkëpunimit.

Tekniku italian kërkon të largohet menjëherë për të nisur aventurën e re me Atalantën, klub me të cilin pritet të firmosë një kontratë trevjeçare.

Në Bergamo, Sarri do të marrë vendin e Raffaele Palladinos, i cili largohet pas periudhës në pankinën zikaltër.

Atalanta po përgatit gjithashtu afrimin e Cristiano Giuntolit në rolin e drejtorit sportiv. Giuntoli kishte bashkëpunuar më parë me Sarrin te Napoli dhe pritet të ketë rol të rëndësishëm në projektin e ri të klubit bergamask.





Lajmet e fundit nga